Krimi dhe Dhuna Kibernetike

Programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA), në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit të Krimeve Kibernetike të Policisë së Shtetit, zhvilloi më 25 dhe 27 nëntor 2025 trajnimin me temë “Krimi dhe dhuna kibernetike”, me dy grupe të veçanta të Ndihmës Specialistëve për Edukimin në Shkolla dhe Punën me të Rinjtë.

Trajnimi u zhvillua në formë ndërvepruese dhe bashkëbisedimi, ku drejtuesja dhe ekspertë të strukturës së Krimeve Kibernetike ndanë njohuri dhe përvoja profesionale mbi sigurinë online. Pjesëmarrësit patën mundësi të njihen dhe të diskutojnë hapur mbi raste konkrete të krimit dhe dhunës kibernetike, si dhe mënyrat efektive të reagimit dhe raportimit pranë strukturave ligjzbatuese.

Qëllimi i trajnimit ishte rritja e kapaciteteve të Ndihmës Specialistëve për Edukimin në Shkolla dhe Punën me të Rinjtë, duke i pajisur ata me njohuritë e nevojshme për të vepruar si trajnerë dhe faktorë kyç në informimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve në shkolla dhe komunitete mbi rreziqet e hapësirës digjitale. Kjo nismë synon forcimin e sigurisë online dhe rritjen e mbrojtjes së të rinjve ndaj kërcënimeve kibernetike.

 

Thirrje për projekt-propozime

Skema e granteve për mbështetjen e projekteve të shoqërisë civile në fushën e policimit në komunitet

Call for project proposals

Grants’ scheme to support civil society projects in the field of community policing