Mbështetja Suedeze për Reformën në Policinë së Shtetit – Takim ndërmjet dy Programeve Suedeze të financuara nga SIDA dhe të cilat ofrojnë mbështetje për Policinë e Shtetit

Ekipi i Menaxhimit të Projektit SCPA zhvilloi një takim me ekipin e Programit Suedez për Mbështetjen për Policinë e Shtetit ‘Hetimi i vendngjarjes dhe dhuna seksuale dhe me bazë gjinore’. Takimi u zhvillua në ambientet e Programit SCPA më 17 mars 2025.

Ansi Shundi, Drejtues i Ekipit të Programit SCPA dhe Z. Johan Hasselmark, Drejtues i Ekipit të Programit “HVNGJ dhe DHSBGJ’ dhe anëtarë të tjerë të ekipit të pranishëm në takim nga të dy Programet Suedeze ndanë dhe shkëmbyen informacione në lidhje me zhvillimin e aktiviteteve përkatëse të planit të punës të secilit program në mbështetje të përfituesit kryesor, Policisë së Shtetit Shqiptar.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi dhe koordinimi i aktiviteteve të secilit program në mënyrë që të shmangej mbivendosja e aktiviteteve ndërmjet dy Programeve Suedeze. Në fund të takimit të dyja palët ranë dakord që të vazhdojnë bashkëpunimin duke e informuar njëra-tjetrën për zhvillimin dhe zbatimin e mëtejshëm të programeve.