Seminar mbi “Metodat dhe Praktikat Efektive për Zhvillimin e Temave për Rritjen e Ndërgjegjësimit me Nxënësit”

Më 23 janar 2026, Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA, në bashkëpunim me përfaqësues nga Policia e Shtetit, organizoi një seminar të fokusuar në diskutimin e draft manualit “Metodat dhe Praktikat Efektive për Zhvillimin e Temave për Rritjen e Ndërgjegjësimit me Nxënësit”.

Seminari mblodhi së bashku Shefin e Sektorit të Policimit në Komunitet të Drejtorisë së Rendit Publik  dhe 10 Specialistë për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë. Pjesëmarrësit punuan së bashku për të shqyrtuar draft manualin dhe për të rënë dakord për versionin e tij përfundimtar të përditësuar.

Përveç kësaj, Koordinatori i Programit dhe Specialistët për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë shqyrtuan dhe përditësuan së bashku modulet e trajnimit në PowerPoint që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit me nxënësit mbi parandalimin e përdorimit të drogës, konsumimit të alkoolit dhe pirjes së duhanit, sigurinë rrugore, bullizmin dhe krimin kibernetik.

Seminari përfundoi me një dakortësi mbi mjetet dhe qasjet e përmirësuara dhe një angazhim të përbashkët për parandalim dhe ndërgjegjësim efektiv, të fokusuar te nxënësit.