Takim informues i Ekipit të Menaxhimit të Programit SCPA me përfaqësues nga Ambasada Suedeze

Më 16 qershor 2025, EKipi i Menaxhimit tëProgramit SCPA organizoi një takim informues me përfaqësues nga Ambasada e Suedisë në Shqipëri, përkatësisht Zëvendës Shefin e Misionit dhe Shefin e Zhvillimit Ndërkombëtar për Bashkëpunim, Z. Erik Illes, dhe Menaxheren e Programit, Znj. Linda Gjermani. Takimi u zhvillua në ambientet e Programit SCPA dhe shërbeu si një përditësim i ofruar nga EMP mbi aktivitetet e projektit të ndërmarra dhe të zbatuara gjatë periudhës janar-qershor 2025 në fushën e policimit në komunitet. Gjatë takimit, përfaqësuesit e EMP-së dhe të Ambasadës Suedeze shkëmbyen informacion mbi mbështetjen e ofruar nga Programi SCPA për PSH-në, bazuar në aktivitetet e planit të punës të miratuar dhe gjetjet dhe rekomandimet përkatëse sipas secilit komponent. Drejtuesi i Ekipit të Programit SCPA, Z. Ansi Shundi, informoi se një informacion më i detajuar mbi aktivitetet e planit të punës të zbatuara do të ofrohet gjatë Mbledhjes së ardhshme të Bordit Drejtues të Palëve të Interesit të Programit SCPA, që do të zhvillohet  në korrik 2025.