Takim Konsultues me Ndihmës Specialistët e PK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë

Më datë 02 Tetor 2025, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe ngritjen e cilësisë së punës së NSPK-ve në edukimin dhe angazhimin e të rinjve,  Programi SCPA, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, organizoi një takim konsultues me punonjësit e të gjitha komisariateve, si dhe me shefat e seksioneve përkatëse.

Gjatë takimit u diskutuan mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së temave të ndërgjegjësimit, si dhe sfidat që lidhen me bashkëpunimin ndërinstitucional mes Policisë, Drejtorive Arsimore dhe shoqërisë civile. U theksua gjithashtu mbështetja e vazhdueshme logjistike që Programi SCPA ofron për këto iniciativa.

Në vijim, u trajtuan çështje të rëndësishme si: përmirësimi dhe përshtatja e prezantimeve me kohën dhe kontekstin aktual; zgjerimi i temave të ndërgjegjësimit në nivele më të larta arsimore, si klasat e nënta dhe gjimnazet; rritja e bashkëpunimit me oficerët e sigurisë në shkolla; përfshirja e tyre në trajtimin e temave të edukimit qytetar.

Nw takim u ra dakord për ngritjen e grupeve të përbashkëta për përmirësimin e kurrikulave ekzistuese, si dhe për angazhimin e ekspertëve të fushës në trajtimin e temave specifike, si siguria kibernetike dhe ajo rrugore, ndërgjegjësimi ndaj përdorimit të drogave, si dhe siguria personale.

Takimi u mbyll me konkluzionin për të vijuar komunikimin dhe koordinimin e mëtejshëm mbi problematikat e mundshme dhe hapat konkretë për përmirësimin e punës me të rinjtë.

 

Thirrje për projekt-propozime

Skema e granteve për mbështetjen e projekteve të shoqërisë civile në fushën e policimit në komunitet

Call for project proposals

Grants’ scheme to support civil society projects in the field of community policing