Trajinimi i NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë – DVP Tiranë

Në kuadër të aktiviteteve të planit të punës së Programit SCPA, më 3-4 shtator 2025, EMP organizoi trajnimin dy-ditor drejtuar grupit të dytë të NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë të sapoemëruar në DVP Tiranë. Trajnimi u përqendrua në objektivat dhe aktivitetet sipas roleve të tyre dhe shkëmbimin e përvojave dhe njohurive të fituara gjatë ushtrimit të detyrës. Theksi iu vu gjithashtu forumit online në Facebook si një mjet komunikimi për të rritur ndërgjegjësimin mbi edukimin e të rinjve.

Dita e parë e trajnimit u përqendrua në analizën e punës së kryer nga NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë në lidhje me policimin në komunitet dhe kontaktet e tyre me të rinjtë në shkolla, ndërsa organizojnë fushata të ndryshme ndërgjegjësimi me fokus sigurinë e të rinjve.

Dita e dytë e trajnimit u përqendrua në masat proaktive që duhen ndërmarrë përmes fushatave ndërgjegjësuese dhe policimit nw komunitet për të parandaluar dhe luftuar përdorimin e drogave pararendëse nga të rinjtë dhe për të inkurajuar respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe rritjen e sigurisë rrugore. Përveç kësaj, trajnimi përfshinte një modul komunikimi për të pajisur NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë me aftësi themelore komunikimi dhe prezantimi për të siguruar qëndrueshmëri dhe cilësi në aktivitetet ndërgjegjësuese të organizuara në shkolla.

Trajnimi u organizua përmes ushtrime praktike dhe ushtrimeve me role, të cilat synonin të forconin aftësinë e NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë për të hartuar dhe organizuar  fushata ndërgjegjësimi me ndikim, të përshtatura për audiencën rinore, si dhe për të pasur një qasje miqësore ndaj të rinjve për të siguruar sigurinë e tyre.

 

Thirrje për projekt-propozime

Skema e granteve për mbështetjen e projekteve të shoqërisë civile në fushën e policimit në komunitet

Call for project proposals

Grants’ scheme to support civil society projects in the field of community policing