Në datat 5-7 Mars 2025, Oficerët e Patrullës së Përgjithshme dhe personeli i Sallës së Komandës dhe Kontrollit të Komisariateve të Policisë së Lushnjës dhe Divjakës morën pjesë në trajnimin për Policimin në Komunitet të zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë. Të trajnuarit gjatë trajnimit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunon me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofrojnë leksione ndërvepruese mbi luftën kundër esktremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.