Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA organizoi një vizitë studimore në bashkëpunim me Policinë e Shtetit Federal të Brandenburgut dhe Akademinë e Policisë më 20-24 tetor 2025, në kuadër të planit të punës së Programit. Vizita studimore u organizua me drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe kishte për qëllim ndarjen e praktikave më të mira të BE-së dhe shkëmbimin e informacionit mbi modelet e policimit në komunitet – angazhimi i policisë me komunitetet për të ndërtuar besim dhe për të mbledhur informacion kriminal; strukturat organizative – kuptimi i modeleve hierarkike, decentralizimi dhe roli i njësive të specializuara; qasjet e policimit parandalues - fokusi në parandalim dhe jo në reagim; përdorimi i teknologjisë – përdorimi i bazave të të dhënave, softuerëve të menaxhimit të çështjeve, platformave të policimit elektronik në aspektin e mbledhjes dhe analizës së të dhënave, trajnimit dhe standardeve profesionale. Delegacioni u prit nga Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Brandenburgut, Z. Jan Muller, dhe kolegë të tjerë nga njësitë organizative të vizituara.
Gjatë takimeve, përfaqësuesit e Policisë së Shtetit dhe Akademisë së Sigurisë u njohën me praktikat e punës së homologëve gjermanë të policisë dhe gjithashtu shkëmbyen përvojat e tyre. Përveç diskutimeve, delegacioni pati mundësinë të vëzhgonte demonstrime praktike të pajisjeve dhe teknologjisë së përdorur, veçanërisht në fushën e policisë rrugore, poligonet e stërvitjes në Akademinë e Sigurisë, menaxhimin e thirrjeve publike dhe menaxhimin e situatave emergjente nga Salla e Komandës dhe Kontrollit etj. Një prezantim i veçantë iu kushtua punës parandaluese që policia kryente me komunitetin, veçanërisht me shkollat dhe të moshuarit.

