Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna në Familje dhe të Drejtat e Njeriut

Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” organizoi, më 22 Maj 2025, takimin ndërgjegjësues me komunitetin e zonës së Spitallës dhe Porto – Romanos, Durrës.

Problematikat e dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore, sigurisë, ruajtjes së rendit, të drejtat e njeriut dhe përfshirja e qytetarëve, ishin disa nga çështjet e sjella në vëmendje gjatë takimit.

Pjesë e këtij takimi u bënë specialisti i policimit në komunitet në zonë, psikologu i qendrës shëndetësore, si dhe përfaqësues të qendrës komunitare që ofron shërbime për komunitetin. Takimi shërbeu për njohjen me strukturat shërbim ofruese në zonë, si dhe rritjen e besimit e bashkëpunimit të komunitetit me këto institucione në adresimin e rasteve dhe nevojave të viktimave të dhunës. Ky takim u realizua në kuadër të projektit “Forcimi i Bashkëpunimit dhe Ndërhyrjeve për Parandalimin dhe Adresimin e Dhunës në Familje”, realizimi i te cilit mbeshtetet nga Skema e Granteve të Programit SCPA.