Shoqata “Gender, Paqe Siguri”, zhvilloi më 11 qershor 2025 takimin ndërgjegjësues në Njësinë Administrative Katund i Ri, Durrës.
Në këtë takim morën pjesë Specialistët e Policimit në Zonë (SPZ), punonjësia sociale pjesë e Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rasteve, administratorja sociale, përfaqësues të shëndetësisë dhe arsimit, si dhe anëtarë të komunitetit të kësaj njësie.
Ky takim shërbeu për të diskutuar disa çështje që lidhen me dhunën në familje dhe me bazë gjinore – një realitet ende i pranishëm, i lidhur ngushtë me mentalitetin patriarkal, rolin aktiv të policisë në parandalim dhe menaxhim të rasteve, sigurinë publike si themel për një jetë të qetë dhe komunitet të shëndetshëm si dhe ndikimin e dhunës në fëmijët – nga trauma te vështirësitë në shkollë.
Një fokus i rëndësishëm i të takimit u bë bashkëpunimi ndër-institucional dhe nxitja e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve që i mbrojnë ata.
Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Forcimi i Bashkëpunimit dhe Ndërhyrjeve për Parandalimin dhe Adresimin e Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore përmes funksionimit të Mekanizmave Lokale dhe Policimit në Komunitet”, pjesë e Skemës së Granteve të Programit SCPA.