Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna në Familje – Tiranë

Në vijim të zbatimit të projektit “Forcimi i reagimit policor në trajtimin e DHF”, në kuadër të Skemës së Granteve dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, Bashkia Tiranë, Instituti për Zhvillim Strategjik (IZHS) zhvilloi më 18 shtator 2026, në Qendrën Komunitare “Gonxhe Bojaxhi” në Tiranë, një sesion informues dhe ndërgjegjësues me anëtarë të komunitetit.

Aktiviteti u fokusua në informimin e pjesëmarrësve mbi risitë e Ligjit nr. 11/2026, të drejtat e grave dhe vajzave që përballen me dhunë në familje apo dhunë me bazë gjinore, si dhe mekanizmat dhe shërbimet që mund të aktivizohen për mbrojtjen dhe mbështetjen e tyre.

Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan në më nyrë praktike format e mbrojtjes dhe rrugët e referimit në rastet e dhunës, duke përfshirë aksesin në ndihmë ligjore, mbështetje psikologjike dhe sociale, shërbime shëndetësore, strehim emergjent dhe forma të tjera mbështetjeje.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së raportimit në kohë, njohjes së institucioneve përgjegjëse dhe rolit që komuniteti mund të luajë në identifikimin dhe referimin e rasteve të dhunës.

Sesioni synoi të kontribuojë në rritjen e informimit të komunitetit mbi të drejtat, shërbimet dhe mekanizmat ekzistues të mbrojtjes, duke nxitur një qasje më të informuar dhe të përgjegjshme ndaj parandalimit dhe adresimit të dhunës në familje dhe me bazë gjinore.