Më 28 Maj 2025, në sheshin “Taulantia” në Durrës, u zhvillua aktiviteti ndërgjegjësues “Dita e Sigurisë Rrugore” me pjesëmarrjen e dhjetëra nxënësve nga shkollat e qytetit. Aktiviteti u organizua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”, pjesë e raundit të pare të Skemës së Granteve.
Nxënësit morën pjesë në një sërë aktivitetesh edukative dhe ndërvepruese, si simulime të situatave në trafik, gara me scooter, kënde informuese dhe makina e simulimit. Përmes eksperiencës praktike dhe diskutimeve me ekspertë të sigurisë rrugore dhe përfaqësues të Policisë së Durrësit, të rinjtë reflektuan mbi rëndësinë e sjelljeve të sigurta dhe të përgjegjshme në rrugë.
Ky aktivitet shërbeu si një thirrje për më shumë kujdes dhe respekt ndaj rregullave të qarkullimit, për një komunitet më të sigurt për të gjithë.