Mbledhja e dytë e Këshillit Drejtues së Programit SCPA me palët e interesuara të Programit

Më 30 korrik 2025, Programi SCPA organizoi takimin e dytë të Këshillit Drejtues (KD) me pjesëmarrjen e palëve të ndryshme të interesuara. Mledhja e KD u bashkëkryesua nga Z. Rebani Jaupi, Drejtor i Departamentit për Rendin dhe Sigurisë Publike në PSH dhe Znj. Linda Gjermani, Menaxhere e Programit në Ambasadën e Suedisë. Në takim morën pjesë palë të interesuara si drejtuesit e PSH në fushën e sigurisë publike dhe trajnimit të policisë, përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Agjencia e Mbështetjes së Shoqërisë Civile dhe Shoqata për Autonomi Vendore.

Drejtori i PSH, Z. Rebani Jaupi, përmendi se PSH, si përfituesi kryesor i Programit SCPA, mbetet e përkushtuar për të zbatuar filozofinë e policimit në komunitet dhe për të siguruar bashkëpunimin me komunitetin për të rritur sigurinë. PSH është angazhuar në mënyrë aktive në aktivitetet e programit dhe ka diskutuar zbatimin e tyre hap pas hapi. PSH është e kënaqur të shohë që aktorë të tjerë nga institucionet shtetërore, qeverisja vendore dhe shoqëria civile janë përfshirë gjithashtu në zbatimin e aktiviteteve, pasi qëllimi i policimit në komunitet është që këta aktorë të bashkëpunojnë, në mënyrë që të kontribuojnë së bashku në rritjen e sigurisë në komunitetet tona.

Znj. Linda Gjermani, përmendi se Qeveria e Suedisë mbetet e përkushtuar për të mbështetur PSH në zhvillimin e fushave të sigurisë publike dhe policimit në komunitet. Ajo shtoi se Raporti i Progresit është një pasqyrim i rezultateve të arritura nga programi SCPA në të gjithë komponentët e tij gjatë fazës së tretë. Programi SCPA ka adresuar nevojat e përfituesve dhe ka përditësuar qasjet përkatëse. Zbatimi i Programit SCPA funksionon mirë si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer të përfituesit të tij kryesor, Policisë së Shtetit.

Andi Shundi, Drejtuesi i Ekipit të Menaxhimit të Programit SCPA, shpjegoi progresin e bërë deri më tani në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të planit të punës gjatë semestrit të dytë dhe gjithashtu u përqendrua në aktivitetet e parashikuara që do të zbatohen në semestrin e ardhshëm.

Palët e interesuara të programit patën diskutime në lidhje me zbatimin e aktiviteteve të programit në funksion të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional. Takimi përfundoi me miratimin unanim të Raportit të Parë të Progresit të SCPA-së. Të gjithë palët e interesuara shprehën vlerësimin e tyre për bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm me Programin dhe shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe angazhim të mëtejshëm.