Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA organizoi sesionin e parë të seminarit mbi ‘Kuadrin e Statistikave të Rendit Publik dhe të Policimit në Komunitet’ më 25 korrik 2025 me përfaqësues nga strukturat e policisë së rendit dhe sigurisë publike të PSH. Seminari është organizuar në zbatim të aktivitetit përkatës të planit të punës për të përpunuar dhe shqyrtuar kuadrin e statistikave të rendit publik dhe të Policimit në Komunitet. Pas takimeve të mbajtura në nivel Komisariati Policie, dhe DVP në disa qarqe tw ndryshme, EMP pati mundësinë të diskutonte mbi kuadrin e statistikave të rendit publik dhe gjithashtu të mblidhte informacione dhe dokumente që lidhen me këtë fushë për shqyrtim të mëtejshëm. Janë mbajtur gjithashtu takime me strukturat përkatëse të rendit publik në DPPSH dhe është arritur një marrëveshje për të organizuar dy sesione seminaresh mbi ‘Kuadrin e Statistikave të Rendit Publik dhe të Policimit në Komunitet’ në bashkëpunim dhe koordinim me strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit. Gjatë sesionit të parë të seminarit, EMP u përqendrua në vlerësimin dhe konstatimet e tij mbi kuadrin e statistikave. Përfaqësuesit e PSH ndanë komentet dhe mendimet e tyre mbi vlerësimin dhe konstatimet e EMP dhe ranë dakord të vazhdojnë me sesionin e dytë të seminarit që do të mbahet në fillim të shtatorit 2025. Qëllimi i organizimit të seminareve është përmirësimi i kuadrit të statistikave të rendit publik në mënyrë që të mbështesë më shumë vendimmarrjen në nivel strategjik brenda organizatës policore.

