Më datë 8 tetor 2026, organizata Assist Albania, përfituese e skemës së granteve, zhvilloi disa takime ndërgjegjësuese me nxënësit e klasave të 8-ta dhe të 9-ta të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”. Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi parandalimin e kriminalitetit, parashikimet ligjore dhe përgjegjësitë që lindin për personat që kryejnë vepra penale, rëndësinë e referimit të rasteve problematike, si dhe fenomenin e bullizmit online. Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe ndikimit emocional dhe psikologjik që këto problematika mund të shkaktojnë te të rinjtë, si dhe rëndësisë së ndërgjegjësimit, raportimit dhe kërkimit të ndihmës në kohën e duhur. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Siguria Vjen e Para: Mbrojtja e Komunitetit Tonë Shkollor” me synimin për të rritur ndërgjegjësimin e nxënësve dhe për të kontribuar në krijimin e një mjedisi shkollor më të sigurt, gjithëpërfshirës dhe pa dhunë.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria në Shkolla – Tiranë
“Zgjidh konfliktin, jo dhunën” nuk është vetëm një mesazh, por një mënyrë për të ndërtuar një shkollë dhe një shoqëri më të sigurt. Më 9 tetor 2026, në kuadër të projektit “Partneritet për Shkolla të Sigurta – Zgjidh Konfliktin, jo Dhunën” dhe Skemës së Granteve, u zhvillua një takim me nxënësit e shkollës “Dhora Leka” në Tiranë, së bashku me drejtuesit, me mësuesit dhe psikologun e shkollës. Takimi u organizua dhe zhvillua nga stafi i Institutit të Migracionit, Zhvillimit dhe Integrimit. Në qendër të bisedës ishte komunikimi, zgjidhjet me pajtim midis shokëve, ndërmjetësimi, respektimi i kodit etik në shkollë, dialogu dhe rëndësia e krijimit të një ambienti shkollor pa konflikte dhe pa dhunë. U fol për fuqinë e komunikimit të sinqertë, respektit reciprok dhe mirëkuptimit si bazë për marrëdhënie më të shëndetshme mes të rinjve. Sepse një konflikt mund të bëhet mundësi për mirëkuptim, kur zgjedhim të dëgjojmë, të flasim dhe të respektojmë njëri-tjetrin.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më 07-09 tetor 2026, grupi i dytë i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe personelit nga Salla e Komandës dhe Kontrollit të DVP Elbasan morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH-së. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH-së arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna në Familje – Shkodër
Në kuadër të Skemës së Granteve, më 30 Shtator 2026, u zhvillua takimi i Grupit Teknik Ndërdisiplinor në Bashkinë Malësi e Madhe për vijimin e menaxhimit të rasteve të DHF. Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të ndryshme, me qëllim koordinimin e mbështetjes dhe garantimin e mbrojtjes dhe mirëqenies së viktimave. Gjatë takimit u diskutua situata aktuale të rasteve, me fokus të veçantë te siguria, vijimi i arsimimit dhe krijimi i një mjedisi të përshtatshëm dhe mbështetës. Gjithashtu, u shqyrtuan alternativat e mundshme për vijimin e shkollimit dhe mundësitë për mbështetje dhe akomodim të përshtatshëm të fëmijëve, nëse do të vlerësohet e nevojshme. Në përfundim, u dakordësua vijimi i koordinimit ndërmjet aktorëve të përfshirë, monitorimi i situatës dhe rivlerësimi periodik i nevojave, me fokus mbrojtjen, mirëqenien dhe interesin më të lartë të viktimave.
Peqin Municipality holds the first meeting of its Local Council for Public Safety
Strengthening inter-institutional cooperation, addressing community concerns, and implementing measures for a safer environment for children were the focus of the first meeting of the Local Council for Public Safety (LCPS), held on 25September 2026, in Peqin, the meeting was attended by the Deputy Minister of the Interior and Head of the National Public Safety Council, Ms. Anisa Ruseti, the SCPA Program Management Team Leader Mr Ansi Shundi, and representatives from local institutions and other stakeholders involved in public safety. During the meeting, Ms. Ruseti emphasized the importance of timely identification of issues and taking concrete actions to prevent incidents that could pose a risk to the community. She also announced that the Ministry of the Interior is currently drafting the new Public Safety Strategy, which will outline future directions and priorities in this field. In this context, participants underscored the need for continuous follow-up on issues identified at the local level through more regular and formalized inter-institutional cooperation. A significant part of the discussions focused on the School Safety Package for the 2026–2027 academic year, emphasizing the strengthening of preventive measures and institutional coordination to identify and timely address issues related to child safety and protection. Participants also discussed the need for a more coordinated approach to local safety priorities, ensuring that citizens’ concerns are identified, addressed, and followed up on through clearly defined institutional responsibilities. The meeting in Peqin marked a step toward more structured cooperation among local stakeholders, aiming to bring public safety mechanisms closer to the community and enable a more coordinated response to identified issues.
Programi SCPA mbështet hartimin e Paketës së Sigurisë në Shkolla
Katër ministri bashkojnë përpjekjet për të garantuar një mjedis shkollor më të sigurt për fëmijët, në shkollë, në rrugën drejt saj dhe në hapësirën digjitale. Në kuadër të prezantimit të Paketës së Sigurisë në Shkolla, u zhvillua një takim i përbashkët në shkollën e mesme ‘Ibrahim Rugova’ në Kamëz, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për sigurinë, arsimin, shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve. Paketa e Sigurisë në Shkolla është një nismë ndërinstitucionale që bashkon përgjegjësitë dhe përpjekjet e katër ministrive: Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Arsimit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Ajo synon të forcojë mekanizmat e parandalimit, identifikimit të hershëm, referimit dhe trajtimit të rasteve që cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e fëmijëve. Një vëmendje e veçantë i kushtohet garantimit të sigurisë së nxënësve jo vetëm brenda mjediseve shkollore, por edhe në hapësirat përreth shkollës, gjatë rrugës drejt saj dhe në mjedisin digjital. Programi SCPA, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe institucionet përkatëse, ka dhënë një kontribut të rëndësishëm përmes ekspertizës së tij në procesin e hartimit të Paketës së Sigurisë në Shkolla. Ky angazhim është pjesë e mbështetjes së vazhdueshme të Programit për forcimin e policimit në komunitet, bashkëpunimin ndërinstitucional dhe rritjen e sigurisë së fëmijëve dhe të rinjve. Përmes kësaj nisme, synohet të forcohet bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, shkollave, prindërve dhe komunitetit, duke krijuar një qasje të koordinuar dhe gjithëpërfshirëse për parandalimin dhe adresimin e problematikave që lidhen me sigurinë në shkolla.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më 28-30 shtator 2026, Oficerë të Patrullës së Përgjithshme dhe personel nga Salla e Komandës dhe Kontrollit të DVP Elbasan morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna në Familje – Tiranë
Në vijim të zbatimit të projektit “Forcimi i reagimit policor në trajtimin e DHF”, në kuadër të Skemës së Granteve dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Përfshirjes Sociale, Bashkia Tiranë, Instituti për Zhvillim Strategjik (IZHS) zhvilloi më 18 shtator 2026, në Qendrën Komunitare “Gonxhe Bojaxhi” në Tiranë, një sesion informues dhe ndërgjegjësues me anëtarë të komunitetit. Aktiviteti u fokusua në informimin e pjesëmarrësve mbi risitë e Ligjit nr. 11/2026, të drejtat e grave dhe vajzave që përballen me dhunë në familje apo dhunë me bazë gjinore, si dhe mekanizmat dhe shërbimet që mund të aktivizohen për mbrojtjen dhe mbështetjen e tyre. Gjatë bashkëbisedimit u trajtuan në më nyrë praktike format e mbrojtjes dhe rrugët e referimit në rastet e dhunës, duke përfshirë aksesin në ndihmë ligjore, mbështetje psikologjike dhe sociale, shërbime shëndetësore, strehim emergjent dhe forma të tjera mbështetjeje. Një vëmendje e veçantë iu kushtua rëndësisë së raportimit në kohë, njohjes së institucioneve përgjegjëse dhe rolit që komuniteti mund të luajë në identifikimin dhe referimin e rasteve të dhunës. Sesioni synoi të kontribuojë në rritjen e informimit të komunitetit mbi të drejtat, shërbimet dhe mekanizmat ekzistues të mbrojtjes, duke nxitur një qasje më të informuar dhe të përgjegjshme ndaj parandalimit dhe adresimit të dhunës në familje dhe me bazë gjinore.
Mbledhja e katërt e Këshillit Drejtues të Programit SCPA
Më 23 shtator 2026 u zhvillua mbledhja e katërt e Këshillit Drejtues të Programit SCPA, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Policisë së Shtetit, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve partnere. Takimi u bashkëkryesua nga Zëvendësministrja e Brendshme, znj. Anisa Ruseti, Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, z. Dhimitraq Ziu, dhe Menaxherja e Programit pranë Ambasadës Suedeze në Shqipëri, znj. Linda Gjermani. Gjatë takimit u prezantua progresi i Programit SCPA gjatë periudhës së raportimit dhe u diskutuan arritjet kryesore në forcimin e policimit në komunitet, përfshirë zhvillimin e trajnimeve, reformimin e raportimit statistikor, fuqizimin e Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike, zbatimin e Sistemit të Matjes së Sigurisë në Komunitet dhe miratimin e Paketës së Sigurisë në Shkolla. U theksua gjithashtu rëndësia e vijimit të bashkëpunimit për hartimin e Strategjisë së re për Sigurinë në Komunitet 2027–2030 dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Duke vlerësuar bashkëpunimin shumëvjeçar u theksua rëndësia që rezultatet, njohuritë dhe praktikat e zhvilluara me mbështetjen e Qeverisë Suedeze të përthithen dhe të institucionalizohen nga Policia e Shtetit, duke siguruar që arritjet e Programit SCPA të jenë të qëndrueshme dhe të vijojnë edhe pas përfundimit të asistencës. Takimi u përmbyll me diskutimin mbi aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme dhe angazhimin e palëve për vijimin e bashkëpunimit në funksion të një policimi më të afërt me komunitetin dhe forcimit të sigurisë publike.
Bashkia Kavajë zhvillon mbledhjen e parë të Këshillit Vendor për Sigurinë Publike
Më 15 shtator 2026, Bashkia Kavajë zhvilloi mbledhjen e parë të Këshillit Vendor për Sigurinë Publike (KVSP). Në takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, Zyrës së Prefektit të Qarkut Tiranë, Policisë së Shtetit, Policisë Bashkiake, institucioneve rajonale anëtare të Këshillit dhe Programit Suedez të Mbështetjes së Policimit në Komunitet (SCPA). Diskutimi u përqendrua te shqetësimet e ngritura nga komuniteti, përfshirë sigurinë pranë shkollave, rendin publik, sigurinë rrugore, zhurmat dhe ndotjen. U trajtuan gjithashtu problematika të infrastrukturës dhe erozionit bregdetar. Pjesëmarrësit theksuan nevojën për bashkëpunim të rregullt dhe të formalizuar ndërmjet institucioneve, në mënyrë që çështjet e identifikuara të ndiqen në vijimësi nga KVSP-ja. Si hap vijues, u propozua që Bashkia Kavajë, Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit të hartojnë një plan të përbashkët për monitorimin e shkollave në bashki, zonës së plazhit dhe pikave ku problematikat përsëriten. Një plan i tillë do të ndihmonte edhe koordinimin e masave për sigurinë rrugore dhe rendin publik, veçanërisht gjatë periudhave me fluks të lartë. Mbledhja shënoi nisjen e një bashkëpunimi më të strukturuar për trajtimin e prioriteteve vendore të sigurisë. Ndjekja e shqetësimeve të qytetarëve me veprime konkrete mbetet në qendër të punës së KVSP-së.