Në bashkëpunim me Drejtorinë e Mbrojtjes Sociale dhe Politikave të Barazisë Gjinore pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe me mbështetjen e Programit SCPA, më 21 maj 2026 u organizua në Shkodër “Takimi i rrjetit të anëtarëve të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit” për bashkitë Shkodër, Vau i Dejës, Pukë, Malësi e Madhe dhe Fushë Arrëz. Aktiviteti bëri bashkë anëtarët e MKR-ve nga këto bashki, duke krijuar një hapësirë për informim mbi Ligjin Nr. 11/2026 “Për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje”, si dhe për ndarjen e përvojave dhe praktikave më të mira. Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e policimit në komunitet, rolin e institucioneve në mekanizmat e referimit dhe sfidat që hasen në mbështetjen dhe trajtimin e të mbijetuarve të dhunës. Në këtë aktivitet ishte e pranishme edhe nënkryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Teuta Qyteza.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më 20-22 Maj 2026, grupi i tretë i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe personelit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Shkodër morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria e të Rinjve – Tropojë
Në kuadër të Skemës së Granteve, shoqata Alpin, organizoi në maj 2026 një workshop me përfaqësues të Policisë së Komisariatit të Tropojës dhe Policisë së Njësive Administrative. Aktiviteti u fokusua në forcimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional për menaxhimin efikas të sigurisë së të rinjve në shkolla dhe jashtë saj, duke trajtuar tema mbi bullizmin në mjediset shkollore, bullizmin kibernetik dhe sigurinë online, sigurinë rrugore të fëmijëve dhe të rinjve. Gjatë workshop-it, pjesëmarrësit diskutuan mbi sfidat aktuale, mekanizmat e parandalimit dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet policisë, institucioneve arsimore, familjeve dhe komunitetit për krijimin e një mjedisi më të sigurt për të rinjtë. Ky aktivitet shërbeu si një platformë për shkëmbimin e përvojave dhe identifikimin e veprimeve konkrete që mund të kontribuojnë në rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së të rinjve në komunitet.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Rrugore dhe të Rinjtë – Tiranë
Kuratoriumi për Sigurinë Rrugore (KRS), në kuadër të aktiviteteve ndërgjegjësuese për sigurinë rrugore, nga data 11,12 dhe 13 Maj 2026 zhvilloi katër seanca informuese në gjimnazin “Myslym Keta”. Aktivitetet u fokusuan në rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve mbi rreziqet në rrugë, normat e sjelljes dhe rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Një ndër temat kryesore të diskutimit ishte rritja e vetëdijes qytetare dhe mospranimi i paligjshmërisë në rrugë. Faktohet se një pjesë e nxënësve të maturave përdorin automjete pa qenë të pajisur me leje drejtimi, çka përbën një shqetësim serioz për sigurinë rrugore dhe një përgjegjësi të përbashkët për komunitetin, familjen dhe institucionet. Gjatë bashkëbisedimeve me maturantët u theksua se mosreagimi ndaj shkeljeve të ligjit dhe mosngritja e shqetësimeve nga vetë komuniteti i nxënësve apo prindërve krijon tolerancë ndaj sjelljeve të rrezikshme në rrugë. U diskutua gjerësisht mbi rëndësinë e forcimit të policimit në komunitet dhe nevojën që çdo qytetar të kërkojë llogari për paligjshmërinë që has në rrugë. Aktivitetet e zhvilluara nga KRS vijuan nga ambientet e klasës në oborrin e shkollës, ku u realizua simulimi praktik i përdorimit të rripit të sigurimit. Më pas aktiviteti vijoi në terren, ku vetë nxënësit, në rolin e vullnetarëve të sigurisë rrugore, patën mundësinë të evidentonin kundërvajtje të ndryshme dhe të ndërgjegjësonin qytetarët përmes “gjobave simbolike” të përgatitura nga vullnetarët e sigurisë rrugore. Ky ndërveprim praktik krijoi një përfshirje aktive të të rinjve në çështjet e sigurisë rrugore dhe përcolli mesazhin se respektimi i rregullave nuk është vetëm përgjegjësi e institucioneve, por edhe e vetë komunitetit.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Platforma “Raporto Tani” – Elbasan
Në kuadër të fushatës informuese dhe ndërgjegjësuese për promovimin e platformës “Raporto Tani”, organizata “Tjeter Vizion” zhvilloi më 14 maj 2026 takimin informues në shkollën e mesme të përgjithshme “Vasil Kamami” Elbasan. Në këto aktivitete morën pjesë nxënës të viti të parë, të cilët shprehën interes të lartë për njohjen dhe përdorimin e aplikacionit si një mekanizëm i sigurt dhe i aksesueshëm për raportimin e rasteve të dhunës, bullizmit, diskriminimit apo formave të tjera të abuzimit.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna në Familje dhe DHBGJ– Tiranë
Më 14 maj 2026, një sesion informues dhe ndërgjegjësues mbi parandalimin e dhunës dhe promovimin e marrëdhënieve të shëndetshme u zhvillua me nxënësit e gjimnazit me orientim gjuhësor “Asim Vokshi” në Tiranë, nga Qendra Instituti për Zhvillim Strategjik (IZHS). Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Vendimmarrja që Mbron – Forcimi i reagimit policor dhe standardit profesional në trajtimin e dhunës në familje dhe me bazë gjinore”, pjesë e Skemës së Granteve të Programit SCPA. Qëllimi i aktivitetit ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i të rinjve mbi format e ndryshme të dhunës dhe abuzimit, si dhe mbi rëndësinë e identifikimit të hershëm të sjelljeve problematike dhe përdorimit të mekanizmave ekzistues të mbrojtjes dhe raportimit. Gjatë sesionit u diskutuan tema si dhuna në familje, dhuna digjitale, bullizmi, marrëdhëniet e shëndetshme, siguria online dhe mënyrat për të kërkuar ndihmë, duke nxitur reflektim dhe ndërgjegjësim mbi rëndësinë e parandalimit dhe reagimit në kohë.
Seminar mbi Platformën HELP4U për Forcimin e Mbrojtjes së Fëmijëve
Më 14-15 maj 2026, Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik, në Policinë e Shtetit, e mbështetur nga Programi SCPA dhe në bashkëpunim me Europolin, organizoi seminarin mbi Platformën HELP4U në DPPSH, në kuadër të iniciativës EMPACT OAP 2026-27 për luftën kundër krimeve me rritjen më të shpejtë në hapësirën digjitale. Ky seminar mblodhi së bashku përfaqësues nga autoritetet e zbatimit të ligjit, linjat telefonike, linjat e ndihmës, organizatat e mbrojtjes së fëmijëve, ekspertë, partnerë të projektit nga Shqipëria, oficerë të sigurisë në shkollë, punonjës socialë, psikologë dhe oficerë të policimit në komunitet që punojnë me të rinjtë në shkolla si edhe ekspertë të EUROPOL dhe CENTRIC. Gjatë aktivitetit dy-ditor, pjesëmarrësit diskutuan zhvillimin dhe zbatimin e ardhshëm të platformës HELP4U, që synon ofrimin e mbështetjes dhe informacionit të personalizuar për viktimat e dëmit shkaktuar online. Agjenda përfshinte prezantime mbi vizionin e projektit, demonstrimin e platformës, diskutime mbi rrjedhat e punës së projektit dhe ndërveprim të fokusuar në forcimin e bashkëpunimit dhe përmirësimin e mekanizmave të mbrojtjes së fëmijëve në mjedisin digjital. Seminari shërbeu gjithashtu si një mundësi për krijimin e rrjeteve, shkëmbimin e ekspertizës dhe forcimin e partneriteteve midis institucioneve dhe organizatave që punojnë për të mbrojtur fëmijët nga rreziqet dhe shfrytëzimi në internet.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më 13-15 Maj 2026, grupi i dytë i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe personelit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Shkodër morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Mekanizmi i Koordinuar i Referimit – Fier
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Mbrojtjes Sociale dhe Politikave të Barazisë Gjinore pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe në kuadër dhe me mbështetje të Programit SCPA, u zhvillua më 13 maj 2026 në Fier “Takimi i rrjetit të anëtarëve të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit në bashkitë: Fier, Lushnjë, Divjakë, Patos, Roskovec, Mallakastër”. Ky aktivitet mblodhi së bashku anëtarët e MKR-ve nga bashkitë përkatëse, duke ofruar një mundësi për t’u njohur dhe informuar rreth Ligjit Nr. 11/2026, “Për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje”, si edhe për shkëmbimin e praktikave më të mira, diskutimin mbi rolin dhe rëndësinë e policimit në komunitet, si dhe sfidat e hasura në trajtimin e të mbijetuarave dhe të mbijetuarve të dhunës.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Kibernetike – Korçë
Më 12.05.2026, Shoqata “Unë, Gruaja” zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues në gjimnazin “Skënderbeu” Maliq, mbi sigurinë kibernetike dhe dhunën digjitale tek të rinjtë në kuadër të projektit “Parandalojmë dhunën në familje përmes koordinimit institucional”. Në aktivitet morën pjesë nxënës, përfaqësues të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, stafi pedagogjik dhe përfaqësues të policisë vendore SPZ dhe OPGJ, diskutuan mbi bullizmin online, sigurinë në rrjetet sociale, mbrojtjen e të dhënave personale dhe rëndësinë e raportimit të rasteve të dhunës. Gjatë diskutimeve u evidentua nevoja për më shumë informim dhe ndërgjegjësim mbi rreziqet e hapësirës online, si dhe rëndësia e bashkëpunimit mes shkollës, familjes dhe institucioneve për mbrojtjen e të rinjve.