Forumi i Gruas Elbasan, me datën 25 Nëntor 2025 startoi fushatën e 16 ditëve kundra dhunës me bazë gjinore në sheshin “Gensher” së bashku me Komisariatin e Policinë, Bashkinë, Shëndetësin, Arsimin dhe institucionet e tjera vendore antare të MKR-së të Bashkisë Elbasan. Gjatë aktivitetit qytetarëve u shpërndan fletë palosje dhe materiale të tjera ndërgjegjësimi për dhunën me bazë gjinore dhe u informuan qytetarët sidomos dhunën dixhitale. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Partneritteti mes Policisë së Shtetit, aktorëve lokal dhe komunitetit në lidhje me Dhunën në Familje dhe Dhunën me Bazë Gjinore, në Qarkun Elbasan”, mbështetur nga programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA).
Krimi dhe Dhuna Kibernetike
Programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA), në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit të Krimeve Kibernetike të Policisë së Shtetit, zhvilloi më 25 dhe 27 nëntor 2025 trajnimin me temë “Krimi dhe dhuna kibernetike”, me dy grupe të veçanta të Ndihmës Specialistëve për Edukimin në Shkolla dhe Punën me të Rinjtë. Trajnimi u zhvillua në formë ndërvepruese dhe bashkëbisedimi, ku drejtuesja dhe ekspertë të strukturës së Krimeve Kibernetike ndanë njohuri dhe përvoja profesionale mbi sigurinë online. Pjesëmarrësit patën mundësi të njihen dhe të diskutojnë hapur mbi raste konkrete të krimit dhe dhunës kibernetike, si dhe mënyrat efektive të reagimit dhe raportimit pranë strukturave ligjzbatuese. Qëllimi i trajnimit ishte rritja e kapaciteteve të Ndihmës Specialistëve për Edukimin në Shkolla dhe Punën me të Rinjtë, duke i pajisur ata me njohuritë e nevojshme për të vepruar si trajnerë dhe faktorë kyç në informimin dhe ndërgjegjësimin e të rinjve në shkolla dhe komunitete mbi rreziqet e hapësirës digjitale. Kjo nismë synon forcimin e sigurisë online dhe rritjen e mbrojtjes së të rinjve ndaj kërcënimeve kibernetike.
Aktivitet Ndërgjegjësues mbi ‘16 ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe Dhunës Dixhitale – Fier
Më datë 27 nëntor 2025, në ambientet e Shkollës 9-vjeçare “Naum Kaçaku” në Njësinë Administrative Portëz, Fier, u zhvillua Panairi i Sigurisë Digjitale, një aktivitet edukues dhe sensibilizues i organizuar në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave. Gjatë aktivitetit, nxënësit morën pjesë në një seri aktivitetesh informuese dhe praktike, ku mësuan rreth sigurisë në internet, mbrojtjes së të dhënave personale, identifikimit të rreziqeve online si mashtrimet, bullizmi digjital dhe kontaktet e rrezikshme, si dhe mënyrave të duhura për të reaguar në situata të dyshimta. Aktivitetet ishin konceptuar që fëmijët të mësojnë përmes lojërave, demonstrimeve dhe ushtrimeve praktike, duke e bërë procesin edukativ më të thjeshtë, të qartë dhe tërheqës. Në kuadër të panairit, nxënësit realizuan edhe vizatime me temën “Pema e Sigurisë Digjitale”, ku vendosën mesazhe sensibilizuese dhe këshilla praktike për një përdorim të sigurt të internetit. Ky panair synoi të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për krijimin e një mjedisi më të sigurt, jo vetëm në hapësirat digjitale, por edhe në komunitetin e tyre. Përfshirja aktive e nxënësve përbën një hap të rëndësishëm drejt promovimit të sjelljeve të sigurta, parandalimit të dhunës dhe forcimit të bashkëpunimit midis shkollës, komunitetit dhe institucioneve lokale.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më 19-21 nëntor 2025, grupi i dytë i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe personeli i Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Vlorë morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e DVP Vlorë. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më 11-13 nëntor 2025, Oficerët e Patrullës së Përgjithshme dhe personeli i Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Vlorë morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Aktivitet nga Skema e Granteve – KVSP dhe Siguria Publike – Fier
Më 11 Nëntor 2025, Epoka e Re, në kuadrin e skemës së granteve të Programit SCPA, zhvilloi workshopin e rradhës në Bashkinë Mallakastër me pjesëmarrjen e drejtuesve të drejtorive të Arsimit, Shërbimit Social, Emergjencave Civile, Policisë Bashkiake dhe Infrastrukturës, si dhe me praninë e Nënkryetares së Bashkisë znj. Etilda Disha dhe përfaqësuesve të Komisariatit të Policisë Mallakastër. Në këtë takim u prezantuan gjetjet e studimit mbi sigurinë publike dhe u diskutua mbi problematikat konkrete që bashkia ka hasur gjatë kësaj periudhe. Workshopi shërben si fazë përgatitore për mbledhjen e radhës të Këshillit Vendor për Siguri Publike (KVSP), duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve për një komunitet më të sigurt.
Aktivitet nga Skema e Granteve –Dhuna në Familje – Fier
Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (NCCS), grantmarrëse në raundin e parë të skemës së granteve, zhvilloi më 7–8 Nëntor 2025 në Portëz, Fier, trajnimin e parë dyditor në kuadër të projektit “Rritja e eficencës dhe cilësisë së shërbimit për viktimat e DHF dhe DHBGJ.” Ky trajnim u dedikua grave dhe vajzave, duke u ofruar njohuri dhe aftësi praktike për punësim, zhvillim profesional dhe pavarësi ekonomike, një hap konkret drejt fuqizimit të grave dhe përfshirjes së tyre aktive në komunitet. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Rritja e cilesise se sherbimit për viktimat e DHBGJ” që po zbatohet nga Shoqata QKSHK, grantmarrëse e raundit të parë të Skemës së Granteve.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria në Shkolla dhe Policimi në Komunitet – Durrës
Në datën 4 Nëntor 2025, në kuadër të Skemës së Granteve u organizua takimi i radhës me nxënësit e shkollave të Qarkut Durrës, në ambjentet e Shkollës së Mesme të Përgjithshme “Dhosi Liperi”. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, mësues, psikologu dhe oficeri i sigurisë së shkollës, përfaqësues të ekipit të projektit si dhe të njësisë lëvizëse të organizatës Vatra për qarkun e Durrësit. Diskutimet me nxënësit u përqendruan në temat që lidhen me sigurinë e tyre në shkollë dhe në komunitet, duke përfshirë sigurinë në internet, rrezikun nga përdorimi i substancave narkotike, bullizmin, trafikimin, si dhe rëndësinë e bashkëpunimit me policinë komunitare për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt brenda dhe jashtë shkollës. Ky takim synon të rrisë ndërgjegjësimin e të rinjve për sigurinë dhe të forcojë bashkëpunimin midis shkollës, komunitetit dhe strukturave të rendit publik. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mekanizmave Vendore për Përmirësimin e Bashkëpunimit dhe Sigurisë Publike në Qarkun Durrës” që po zbatohet nga Qendra për Zhvillimin dhe Iniciativa Sociale.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Më 05-07 nëntor2025, grupi i tretë i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe personelit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Gjirokastër morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e DVP Gjirokastër. Gjatë këtij trajnimi të trajnuarit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Aktivitet nga Skema e Granteve –Dhuna në Familje – Fier
Më 6 nëntor 2025, në shkollën 9-vjeçare “Naun Kacaku” në Portëz, Fier, Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (QKShK) zhvilloi një workshop ndërgjegjësues me stafin psiko-social dhe nxënësit e shkollës. Aktiviteti kishte në fokus parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe forcimin e ndjenjës së sigurisë në ambientet shkollore. Gjatë aktivitetit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve lokale – Zyrës Vendore Arsimore Fier, policisë së zonës, shërbimit social dhe punonjësve psiko-socialë, për të ndërtuar një mjedis shkollor mbështetës, të sigurt dhe gjithëpërfshirës për fëmijët dhe të rinjtë. Nxënësit patën mundësinë të diskutojnë hapur për mënyrat se si mund të reagojnë ndaj situatave të dhunës dhe si të mbështesin njëri-tjetrin në raste vështirësie. Një moment frymëzues i ditës ishte krijimi i “Klubit të Sigurisë”, që do të shërbejë si hapësirë për ide dhe veprime konkrete drejt një shkolle pa dhunë. Ky aktivitet është pjesë e projektit “Rritja e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit nga Policia e Shtetit, aktorët lokalë dhe komuniteti për viktimat nga DHF dhe DHBGJ”, që zbatohet nga NCCS në kuadër të skemës së granteve të programit SCPA.