• Kreu
  • Rreth SCPA
    • Ekipi i Menaxhimit te Programit
    • Historiku
  • Komponentet e Programit
  • Materiale/Publikime
    • Bulletini Informativ
    • Materiale Promocionale/Artikuj Vizibiliteti
    • Raporte
  • Aktivitetet
  • Arkiva
  • Mundësi
    • Mundësi Punësimi
    • Skema e Granteve
  • Galeri
  • Kontakt
  • Shqip
  • English
  • Kreu
  • Rreth SCPA
    • Ekipi i Menaxhimit te Programit
    • Historiku
  • Komponentet e Programit
  • Materiale/Publikime
    • Bulletini Informativ
    • Materiale Promocionale/Artikuj Vizibiliteti
    • Raporte
  • Aktivitetet
  • Arkiva
  • Mundësi
    • Mundësi Punësimi
    • Skema e Granteve
  • Galeri
  • Kontakt
  • Shqip
  • English
Facebook-f X-twitter Instagram

Takim Konsultues me Ndihmës Specialistët e PK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë

Aktivitetet e Fundit

Më datë 02 Tetor 2025, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe ngritjen e cilësisë së punës së NSPK-ve në edukimin dhe angazhimin e të rinjve,  Programi SCPA, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, organizoi një takim konsultues me punonjësit e të gjitha komisariateve, si dhe me shefat e seksioneve përkatëse. Gjatë takimit u diskutuan mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së temave të ndërgjegjësimit, si dhe sfidat që lidhen me bashkëpunimin ndërinstitucional mes Policisë, Drejtorive Arsimore dhe shoqërisë civile. U theksua gjithashtu mbështetja e vazhdueshme logjistike që Programi SCPA ofron për këto iniciativa. Në vijim, u trajtuan çështje të rëndësishme si: përmirësimi dhe përshtatja e prezantimeve me kohën dhe kontekstin aktual; zgjerimi i temave të ndërgjegjësimit në nivele më të larta arsimore, si klasat e nënta dhe gjimnazet; rritja e bashkëpunimit me oficerët e sigurisë në shkolla; përfshirja e tyre në trajtimin e temave të edukimit qytetar. Nw takim u ra dakord për ngritjen e grupeve të përbashkëta për përmirësimin e kurrikulave ekzistuese, si dhe për angazhimin e ekspertëve të fushës në trajtimin e temave specifike, si siguria kibernetike dhe ajo rrugore, ndërgjegjësimi ndaj përdorimit të drogave, si dhe siguria personale. Takimi u mbyll me konkluzionin për të vijuar komunikimin dhe koordinimin e mëtejshëm mbi problematikat e mundshme dhe hapat konkretë për përmirësimin e punës me të rinjtë.  

October 6, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve –Dhuna në Familje – Fier

Aktivitetet e Fundit

Më 30 shtator 2025 , u organizua workshopi mbi vlerësimin e punës së Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunes në familje (MKR) në Bashkinë Fier. Aktiviteti u organizua nga Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (NCCS) dhe mblodhi përfaqësues nga institucionet anetare të Ekipit Teknik Ndërdisiplinar të MKR, administratorët vendor të njësive administrative, Koordinatoren Vendore kundër dhunës në familje pranë bashkisë Fier, specialisten e barazisë gjinore dhe përfaqësues nga Bashkia Fier, punonjës policie te Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit te Policisë Fier, përfaqesues te zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, psikologë të shkollave, përfaqësues të Qendrës Sociale Murialdo, përfaqësues të Drejtorisë së Shërbimit Social, përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Shërbimit Social të Qarkut Fier dhe anëtarë të tjerë të MKR. Në këtë workshop, u prezantua draft raporti dhe u diskutuan me pjesëmarrësit gjetjet dhe rekomandimet në lidhje me aktivitetin e Mekanizmit të Koordinuar të Referimit të rasteve të dhunës në familje (MKR) në Bashkinë Fier.  Raporti do ti shërbejë përmirësimit të punës së MKR për menaxhimin efektiv të rasteve të dhunës me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje si dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional mes institucioneve përgjegjëse. Ky aktivitet u organizua ne kuadër të projektit “Rritja e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit nga Policia e Shtetit, aktorët lokale dhe komuniteti për viktimat nga DHF dhe DHBGJ”, zbatuar nga Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (NCCS) dhe mundësuar nga Skema e Granteve të Programit SCPA.  

October 3, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Publike dhe Siguria në Shkolla – Kavajë

Aktivitetet e Fundit

Së bashku me stafin dhe drejtuesit e shkollës dhe punonjësit e Komisariatit të Policisë Kavajë, Qendra për Zhvillim dhe Iniciativa Sociale zhvilloi më 30 shtator 2025 një diskutim të hapur mbi sigurinë publike dhe mënyrat për përmirësimin e mekanizmave të komunikimit dhe reagimit në rastet që lidhen me sigurinë në shkolla. Në takim morën pjesë nxënës të klasave të 10-ta të cilët sollën ide, pyetje dhe sugjerime për rritjen e sigurisë në ambientet shkollore dhe në komunitet. Ata ndanë eksperiencat e tyre personale dhe morën pjesë në prezantime role-play, duke simuluar situata që mund të ndodhin në jetën e përditshme, për të reflektuar mbi mënyrat e reagimit dhe bashkëpunimit me institucionet. Gjatë takimit u bënë prezantime informuese mbi sigurinë në shkolla dhe policimin në komunitet, duke nxitur ndërgjegjësimin e të rinjve për rolin e tyre në parandalimin e ngjarjeve të ndryshme. Nxënësit shprehën interes për t’u përfshirë më aktivisht në nisma të edukimit qytetar dhe në forcimin e kulturës së bashkëpunimit me institucionet e rendit. Gjithashtu u prezantuan praktika bashkëpunimi ndërmjet shkollave dhe strukturave të rendit për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mekanizmave Vendore për Përmirësimin e Bashkëpunimit dhe Sigurisë Publike në Qarkun Durrës” që synon të kontribuojë në rritjen e sigurisë publike përmes forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Policisë së Shtetit, institucioneve vendore dhe komunitetit. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mekanizmave Vendore për Përmirësimin e Bashkëpunimit dhe Sigurisë Publike në Qarkun Durrës” që po zbatohet nga Qendra për Zhvillimin dhe Iniciativa Sociale.  

October 3, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve –Trajtimi i Rasteve të Dhunës në Familje – Shkodër

Aktivitetet e Fundit

Më 29 Shtator 2025, në Njësinë Administrative Bushat, u zhvillua takimi i Ekipit Teknik Ndërdisiplinor të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit, organizuar nga “Gruaja tek Gruaja” në kuadër të Skemës së Granteve të programit SCPA. Takimi kishte për qëllim bashkëndarjen e pikave të forta, adresimin e sfidave që lidhen me trajtimin e rasteve të dhunës dhe propozime për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve e bashkëpunimit ndërinstitucional. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve anëtare të MKR-së si Drejtoria Rajonale e Punësimit në Shkodër, Zyra e Përmbarimit Shkodër, Zyra e Punës Vau Dejës, Zyra për Strehimin dhe Banesat Sociale Vau Dejës, Institucioni i Prefektit Shkodër dhe Këshilli i Qarkut Shkodër, organizatat joqeveritare, drejtori i Shërbimeve Sociale Vau Dejës dhe koordinatorja vendore kundër dhunës në familje pranë bashkisë Vau Dejës. Gjatë diskutimeve u evidentuan si vështirësi vajzat dhe gratë që refuzojnë vendet e punësimit, grupet vulnerabël, mungesa e linjës së transportit që krijon kufizime të mëdha për komunitetin, veçanërisht për punësimin e grave dhe shkollimin e fëmijëve, etj. Në përfundim, pjesëmarrësit theksuan nevojën për buxhetimin në kohë të zërave të shërbimeve per mbështetjen e viktimave dhe nevojën për informim dhe ndërgjegjësim të komunitetit.  

October 3, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Rrugore – Durrës

Aktivitetet e Fundit

Më 25 Shtator 2025, Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes organizoi sesionin ndërgjegjësues me nxënësit e Shkollës së Mesme Jo-publike ‘Rilindja’ në Durrës, si pjesë e projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”. Pas një prezantimi të shkurtër në klasë, të rinjtë patën mundësinë të provojnë makinën e simulimit të aksidentit. Për disa prej tyre ishte tronditëse, për të tjerë një eksperiencë tepër e veçantë: “Të kuptosh nga afër rrezikun është krejt ndryshe nga ta dëgjosh me fjalë”. Me mbështetjen e ekspertëve të sigurisë dhe përfaqësuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si dhe stafin e shkollës, të rinjtë reflektuan mbi sjelljet e tyre dhe rolin që secili ka për të parandaluar rreziqet. Aktiviteti synoi t’i japë zë të rinjve në promovimin e një kulture qarkullimi më të ndërgjegjshme dhe më të përgjegjshme.  

October 3, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Menaxhimi i Rasteve të Dhunës – Durrës

Aktivitetet e Fundit

Shoqata “Gender, Paqe dhe Siguri” zhvilloi në datën 26 Shtator takimin ndërgjegjësues  të rradhës me të rinjtë e gjimnazit në Manëz. Gjatë këtij aktiviteti u diskutua mbi disa nga problematikat që shqetësojnë komunitetin, me fokus të veçantë tek dhuna si dhe roli i policisë në menaxhimin e rasteve të dhunës. Të rinjtë u informuan mbi mënyrat e identifikimit të sinjaleve të dhunës, si dhe mbi institucionet përkatëse ku mund të raportohet ajo, jo vetëm në rastet e dhunës brenda familjes dhe asaj me bazë gjinore, por edhe ndërmjet bashkëmoshatarëve. Një vëmendje e veçantë iu kushtua ndarjes së informacionit ligjor të përshtatur për moshën e të rinjve.  

October 1, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna në familje – Shkodër

Aktivitetet e Fundit

Më 24 shtator 2025, në Shkodër, u zhvillua një takim i Ekipit Teknik Ndërdisiplinor të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit, organizuar nga “Gruaja te Gruaja” në kuadër të Skemës së Granteve të programit SCPA. Takimi kishte për qëllim adresimin e sfidave që lidhen me trajtimin e rasteve të dhunës dhe mbrojtjen e grupeve vulnerabël në komunitet. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve anëtare të MKR-së si Zyra Vendore Arsimore, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Shëndetësor, Drejtoria Vendore e Policisë, Drejtoria Rajonale e Punësimit Shkodër, Shërbimi Social Shtetëror,  organizatat joqeveritare, qendra e kurseve profesionale si dhe koordinatorja vendore pranë bashkisë Shkodër. Gjatë diskutimeve u evidentuan një sërë sfidash, ku ndër më kryesoret ishin mungesa e buxhetit për shërbimet sociale, kapacitetet e kufizuara të strehimit për viktimat e dhunës, vështirësitë në zbatimin e takimeve prind–fëmijë dhe mungesa e mbështetjes për shëndetin mendor. U ngritën gjithashtu shqetësime për njëanshmëri në përpilimin e raporteve të vlerësimit të riskut si dhe për vendime gjyqësore të cilat shpesh cënojnë procesin e mbrojtjes së viktimave. Në përfundim, pjesëmarrësit theksuan nevojën për rritjen e mbështetjes financiare, standardizimin e procedurave në nivel lokal dhe kombëtar, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve. Rekomandimet e dala nga ky takim pritet të kontribuojnë në përmirësimin e funksionimit të Mekanizmit dhe ofrimin e një mbështetjeje më efektive për individët dhe familjet në nevojë.  

October 1, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Rrugore – Durrës

Aktivitetet e Fundit

Më 24 Shtator 2025, Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes organizoi sesionin ndërgjegjësues me nxënësit e Kolegjit ‘Turgut Ozal’ në Durrës, si pjesë e projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”. Nxënësit fillimisht morën informacion teorik në klasë, e më pas morën pjesë me shumë energji dhe kuriozitet në një demonstrim konkret të pasojave të aksidenteve rrugore përmes makinës stimuluese. Me mbështetjen e ekspertëve të sigurisë dhe përfaqësuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si dhe stafin e shkollës, të rinjtë reflektuan mbi sjelljet e tyre dhe rolin që secili ka për të parandaluar rreziqet. Aktiviteti synoi t’i japë zë të rinjve në promovimin e një kulture qarkullimi më të ndërgjegjshme dhe më të përgjegjshme, një përvojë që i bëri të reflektojnë thellë. Për disa ishte një emocion i fortë, për të tjerë një mësim i paharrueshëm. “Nuk e kisha menduar kurrë se si ndihesh kur je në një aksident, edhe pse ishte simulim, ishte një thirrje për kujdes.” – shprehet një nga nxënësit pjesëmarrës.    

October 1, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria në Shkolla – Durrës

Aktivitetet e Fundit

Në datën 26 Shtator 2025, në kuadër të Skemës së Granteve u organizua një takim me nxënësit në shkollën e mesme “16 Shtatori” Shijak. Së bashku me stafin dhe drejtuesit e shkollës dhe punonjësit e Komisariatit të Policisë Shijak, takimi u realizua në formatin e prezantimit dhe diskutimit të hapur mbi paketën e sigurisë dhe mënyrat për përmirësimin e mekanizmit të komunikimit dhe reagimit në rastet që lidhen me sigurinë në shkolla. Në takim morën pjesë rreth 50 nxënës, të cilët kontribuan me pyetje dhe ide mbi mënyrën se si mund të përmirësohet siguria në ambientet shkollore dhe në komunitet. Gjatë diskutimit u fol mbi çështjen e sigurisë në shkolla dhe policimin në komunitet, duke nxitur reflektim dhe ndërgjegjësim te nxënësit për rolin e tyre në parandalimin e incidenteve. Gjithashtu u prezantuan praktika bashkëpunimi ndërmjet shkollave dhe strukturave të rendit për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt dhe bashkëpunues. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mekanizmave Vendore për Përmirësimin e Bashkëpunimit dhe Sigurisë Publike në Qarkun Durrës” që po zbatohet nga Qendra për Zhvillimin dhe Iniciativa Sociale.  

October 1, 2025 / 0 Comments
read more

Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Aktivitetet e Fundit

Më 24-26 shtator 2025, grupi i dytë i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe personelit të  Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Berat morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e DVP Berat. Gjatë këtij trajnimi të trajnuarit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.  

September 29, 2025 / 0 Comments
read more

Posts pagination

Previous 1 … 6 7 8 … 17 Next
Facebook-f X-twitter Instagram

Misioni

Rritja e kapaciteteve parandaluese të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë publike nëpërmjet zbatimit të parimeve të policimit me fokus komunitetin.

Zhvillimi i mëtejshëm i partneriteteve midis organizatës së policisë dhe komuniteteve të ndryshme duke rritur besimin te policia dhe qytetarët dhe duke krijuar komunitete më të sigurta.

Të sigurohet që shoqëria civile shqiptare të ketë qasje më të madhe në një sistem policor të sigurt ligjor dhe efikas, i cili është nën kontrollin civil si edhe i nënshtrohet monitorimit civil.

Kontakt

Adresa: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Ndërtesa. 61, Hyrja.5, Kati 5, Ap. 15 (Pallati ngjitur me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme), Tiranë, Shqipëri

Email: in**@********ct.al

Tel: +355 682007997

© 2024. “Strengthening Community Policing in Albania”.  All rights reserved