Më 10-12 dhjetor 2025, grupi i katërt i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe personeli i Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Vlorë morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e DVP Vlorë. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Aktivitet Ndërgjegjësues mbi ‘16 ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore’ – Shkodër
Më 9 Dhjetor 2025, në shkollën e mesme “Dodë Kaçaj” në Bajzë, Malësi e Madhe, u zhvillua takimi ndërgjegjësues me nxënësit e klasës së 10-të, organizuar nga “Gruaja tek Gruaja” në kuadër të Skemës së Granteve të Programit SCPA dhe Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore. Aktiviteti synonte forcimin e njohurive të nxënësve mbi policimin në komunitet dhe rolin aktiv të të rinjve në rritjen e sigurisë. Në fillim, nxënësit u njohën me parimet e këtij modeli të bashkëpunimit midis policisë dhe qytetarëve, ndërsa më pas u organizuan në katër grupe pune që analizuan situata reale që lidhen me konfliktet mes të rinjve, sjelljen në rrjetet sociale, sigurinë pranë shkollës dhe perceptimin ndaj policisë në komunitet. Gjatë bashkëbisedimit, nxënësit vunë në dukje se ndërgjegjësimi për sjelljet e përditshme dhe reagimi i shpejtë ndaj situatave të pasigurta mund të bëjë ndryshim real në komunitet. U shpreh edhe nevoja për më shumë qartësi dhe mbështetje kur të rinjtë përballen me vështirësi, si dhe rëndësia që ka mënyra e komunikimit në rrjetet sociale. Gjatë diskutimeve, ata identifikuan edhe aktorët kryesorë në menaxhimin e rasteve problematike dhe propozuan mënyra konkrete bashkëpunimi mes shkollës, familjes, policisë dhe bashkisë.
Aktivitet Ndërgjegjësues mbi ‘16 ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore – Elbasan
Forumi i Gruas Elbasan, gjatë muajit dhjetor vazhdoi me fushatën e 16 ditëve kundra dhunës me bazë gjinore me nxënësit e Gjimnazit “Vasil Kamami”, Elbasan, shkollën 9-vjeçare “Asllan Shahini”, Gramsh dhe Komisariatet e Policisë Elbasan dhe Gramsh. Gjatë aktivitetit të zhvilluara gjatë pushimit të gjatë nxënësve u shpërndanë fletëpalosje dhe materiale të tjera ndërgjegjësimi për dhunën me bazë gjinore dhe u informuan sidomos për dhunën dixhitale. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Partneriteti mes Policisë së Shtetit, aktorëve lokal dhe komunitetit në lidhje me Dhunën në Familje dhe Dhunën me Bazë Gjinore, në Qarkun Elbasan”, mbështetur nga programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA).
Aktivitet Ndërgjegjësues mbi ‘16 ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore – Elbasan
“Dhuna dixhitale vret njëlloj si dhuna fizike, njera vretë trupin dhe tjetra shpirtin” – u shpreh Aldo gjatë takimit të ndërgjegjësimit të realizuar nga Forumi i Gruas Elbasan në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cerrik dhe me nxënësit e gjimnazit “Sinan Tomorri, Cerrik më 5 dhjetor 2025. Qëllimi i takimit të ndërgjegjësimit ishte rritja e informacionit dhe sensibilizimi i të rinjëve mbi fenomenet e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, dhuna dixhitale, siguria qytetare, partneriteti polici – qytetar. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Partneritteti mes Policisë së Shtetit, aktorëve lokal dhe komunitetit në lidhje me Dhunën në Familje dhe Dhunën me Bazë Gjinore, në Qarkun Elbasan”, mbështetur nga programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA)
Aktivitet Ndërgjegjësues mbi ‘16 ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore – Elbasan
“Policimin në komunitet në fillim nuk e kuptoja, por pas këtij takimi kuptova rolin tim si qytetar që nuk është të bëj sehir, por të jem një qytetar aktiv për sigurinë e përbashkët” – u shpreh Enea gjatë takimit të ndërgjegjësimit të realizuar nga Forumi i Gruas Elbasan në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gramsh dhe me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini”, Gramsh. Qëllimi i takimit të ndërgjegjësimit ishte rritja e informacionit dhe sensibilizimi i të nxënësve mbi fenomenet e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, dhuna dixhitale, siguria qytetare, partneriteti polici – qytetar. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Partneritteti mes Policisë së Shtetit, aktorëve lokal dhe komunitetit në lidhje me Dhunën në Familje dhe Dhunën me Bazë Gjinore, në Qarkun Elbasan”, mbështetur nga programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA).
Aktivitet Ndërgjegjësues mbi ‘16 ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore – Tiranë
Të premten, më 5 dhjetor 2025, Qendra Kombëtare për Shërbime Sociale organizoi një takim ndërgjegjësues me gratë dhe vajzat e Njësisë Administrative nr. 1, i cili u zhvillua në Qendrën Komunitare Shkozë, në kuadër të fushatës “16 Ditë Aktivizmi kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. Gjatë këtij aktiviteti u theksua rëndësia njohjes së formave të ndryshme të dhunës me bazë gjinore, u diskutua gjerësisht mbi mënyrat e raportimit të rasteve të dhunës dhe u ndanë informacionet mbi të drejtat themelore që çdo grua dhe vajzë gëzon për të jetuar në siguri, dinjitet dhe liri, e mbrojtur nga çdo formë abuzimi dhe diskriminimi. Takimi shërbeu si një hap domethënës drejt fuqizimit të grave dhe vajzave, forcimit të solidaritetit brenda komunitetit dhe ndërgjegjësimit kolektiv për ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, më të barabartë dhe të lirë nga dhuna.
Aktivitet Ndërgjegjësues mbi ‘16 ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe Dhunës Dixhitale’ – Durrës
Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” organizoi në dt 5 dhjetor 2025 një takim ndërgjegjësues në Shkollën e Mesme Profesionale “Beqir Çela”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesit të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, stafit psiko-social të shkollës, Njësisë së Vlerësimit dhe Referimit të Nevojave (NjVNR) e njësisë nr. 6 si dhe përfaqësues nga Qendra për Shërbime Mbrojtëse dhe Fuqizuese për Fëmijët dhe Familjen. Diskutimi u fokusua tek parandalimi dhe mbrojtja nga dhuna digjitale, me theks tek njohja e shenjave të dhunës në rrjetet sociale dhe sigurimi i mbrojtjes personale online. Raste konkrete të pasojave të dhunës digjitale tek të rinjtë u ndanë me nxënësit nga përfaqësuesi i Policisë dhe stafi i Shoqatës, për të dhënë mesazhin dhe për të theksuar se dhuna digjitale është dhunë e jetës reale. Edukimi dhe ndërgjegjësimi janë hapa të rëndësishëm drejt një komuniteti më të sigurt dhe të informuar!
Aktivitet Ndërgjegjësues mbi ‘16 ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore’ – Shkodër
Një takim ndërgjegjësues me të rinjtë u zhvillua më 3 dhjetor 2025 në shkollën e mesme “Sherif Hoxha” në Koplik, Malësi e Madhe, nga “Gruaja tek Gruaja” në kuadër të Skemës së Granteve të Programit SCPA dhe u realizua si pjesë e Fushatës së 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore. Aktiviteti synoi t’u ofronte nxënësve një kuptim më të gjerë të policimit në komunitet dhe rolit të tyre në rritjen e sigurisë. Gjatë takimit, nxënës të vitit të parë u njohën me parimet e policimit komunitar dhe më pas punuan në grupe për të analizuar situata që lidhen me konfliktet mes të rinjve, sigurinë pranë shkollës, gjuhën e urrejtjes online dhe perceptimet ndaj policisë. Ata përcaktuan aktorët kyç për menaxhimin e këtyre situatave dhe propozuan forma konkrete bashkëpunimi mes shkollës, prindërve, policisë dhe vetë të rinjve. Reflektimet e nxënësve treguan angazhim dhe ndërgjegjësim të lartë: disa theksuan se veprimet e vogla mund të sjellin ndryshim real në komunitet, të tjerë u shprehën se komunikimi i hapur e bën më të lehtë gjetjen e zgjidhjeve, ndërsa disa ngritën shqetësimin se komentet e pamenduara në internet shpesh e rëndojnë situatën, duke nënvizuar nevojën për edukim mbi sjelljen online. Nxënësit shprehën gjithashtu interes për trajnime praktike me policinë dhe hapësira të rregullta dialogu brenda shkollës.
Aktivitet Ndërgjegjësues mbi ‘16 ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore dhe Dhunës Dixhitale’
Me iniciativën e Ministrisë së Brendshme dhe me mbështetjen e Programit Suedez: ‘Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri’ (SCPA), një aktivitet i veçantë ndërgjegjësimi u organizua më 5 dhjetor 2025 në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore. Aktiviteti mblodhi së bashku përfaqësues nga agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë, si Ministria e Brendshme (Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit për Migracionin dhe Azilin), Policia e Shtetit Shqiptar (Departamenti për Sigurinë Publike dhe Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike), Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizit të Dhunshëm (CVE), Bashkia e Tiranës dhe institucione të tjera publike, organizata të shoqërisë civile (organizata ‘Gruaja te Gruaja’ si përfituese granti në Programin SCPA), dhe organizata ndërkombëtare (UN Women, UNDP, UNCHR, OSBE, IOM dhe Delegacioni i BE-së në Shqipëri) të bashkuara në angazhimin e tyre për të parandaluar dhe eliminuar dhunën dixhitale ndaj të gjitha grave dhe vajzave. Diskutimet kryesore u përqendruan në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për të identifikuar, parandaluar dhe reaguar ndaj dhunës online; Adresimin e abuzimit online, përndjekjes kibernetike dhe kërcënimeve të tjera dixhitale që kanë si shenjestër gratë dhe vajzat; Përmirësimin e mbrojtjes ligjore dhe përmirësimin e Kodit të ri Penal për të adresuar më mirë ngacmimin online, përndjekjen dhe dhunën psikologjike; Përgjegjësinë e kompanive të teknologjisë për të krijuar mjedise online më të sigurta. Ministrja e Brendshme theksoi faktin se një betejë e tillë e përbashkët mund të fitohet nëpërmjet ndërgjegjësimit, edukimit, respektit dhe gjuhës që zgjedhim të përdorim në hapësirën dixhitale.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më 03-04 dhjetor 2025, grupi i tretë i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe personeli i Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Vlorë morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e DVP Vlorë. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.