Më 05-07 Maj 2026, grupi i parë i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe personelit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Shkodër morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Aktivitet nga Skema e Granteve –Parandalimi i Krimit te të Rinjtë – Fier
Më 30 Prill 2026, në shkollën ‘Numani’ në Fier u zhvillua një takim informues dhe ndërgjegjësues mbi parandalimin e krimit tek të rinjtë. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Skuadra e Sigurisë Publike 2 – Partner për një komunitet të sigurt”, pjesë e Skemës së Granteve të Programit SCPA, e zbatuar nga organizatat “Epoka e Re” në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Qëllimi i aktivitetit ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i të rinjve mbi pasojat e shkeljes së ligjit, si dhe roli i tyre dhe i komunitetit në parandalimin e krimit. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Fier. Gjatë aktivitetit u diskutuan format më të shpeshta të krimit tek të rinjtë, mënyrat e parandalimit dhe masat ndëshkimore. Gjithashtu u sollën shembuj konkretë dhe u prezantuan alternativa pozitive, si shkollimi, kurset profesionale, sporti dhe aktivitete të tjera, duke i orientuar të rinjtë se si të gjejnë mundësi reale në komunitetin e tyre.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Më 28-30 April 2026, grupi i tretë i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe personelit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Korçë morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Aktivitet nga Skema e Granteve –Parandalimi i Krimit te të Rinjtë – Fier
Më 17 Prill 2026, në Shkollën e Bashkuar “Jovan Ndreko” në Libofshë u zhvillua një takim informues dhe ndërgjegjësues mbi parandalimin e krimit tek të rinjtë. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Skuadra e Sigurisë Publike 2 – Partner për një komunitet të sigurt”, pjesë e Skemës së Granteve të Programit SCPA, që zbatohet nga organizata Epoka e Re në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Qëllimi i aktivitetit ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i të rinjve mbi pasojat e shkeljes së ligjit, si dhe roli i tyre dhe i komunitetit në parandalimin e krimit. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, Shërbimi i Ndihmës Ligjore Falas, Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, SPZ i zonës së Libofshës, shërbimi psikosocial i shkollës, si dhe mësues dhe nxënës të komunitetit. Gjatë aktivitetit u diskutuan format më të shpeshta të krimit tek të rinjtë, mënyrat e parandalimit, si dhe masat ndëshkimore. Gjithashtu, u prezantuan shërbimet e ndihmës ligjore falas dhe roli i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Diskutimi trajtoi edhe mënyrat e identifikimit të rasteve në rrezik, rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet shkollës dhe komunitetit, si dhe procedurat për raportimin e rasteve të dyshuara.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Rrugore dhe të Rinjtë – Tiranë
Organizata, ‘Kuratoriumi për Sigurinë Rrugore (KRS) në kuadër të Skemës së Granteve të Programit Suedez për Policimin në Komunitet (SCPA), në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, zhvilloi aktivitetin e radhës informues dhe ndërgjegjësues me maturantët e shkollës “Sami Frashëri” në Tiranë, më 23 prill 2026. Ky aktivitet u zhvillua në vijim të angazhimit për forcimin e kulturës së sigurisë rrugore dhe edukimin e brezave të rinj. Aktiviteti synon rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve mbi sigurinë rrugore dhe respektimin e rregullave të qarkullimit, duke vendosur theks të veçantë te maturantët si një gjeneratë nga e cila pritet rritja e cilësisë së normave të sjelljes në rrugë. Gjatë takimit, nxënësit u informuan mbi kufizimet ligjore për mbajtësit e lejeve të drejtimit të kategorisë B gjatë dy viteve të para nga lëshimi i saj. Sipas legjislacionit në fuqi, atyre nuk u lejohet të drejtojnë mjete motorike me fuqi specifike, në raport me masën bosh të mjetit, më të madhe se 55 kW/ton. Për automjetet hibride elektrike ose plug-in, kufiri i lejuar i fuqisë specifike është 65 kW/ton, duke përfshirë edhe peshën e baterisë. Po ashtu, maturantët u njohën me pasojat e përdorimit të automjetit pa qenë të pajisur me leje drejtimi, duke u ndërgjegjësuar mbi sanksionet administrative dhe penale që parashikon ligji. Një pjesë mjaft praktike dhe ndërvepruese e aktivitetit ishte demonstrimi me automjetin simulator të KRS-së, përmes të cilit të rinjtë patën mundësinë të provojnë nga afër rëndësinë jetike të përdorimit të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të automjetit.
Aktivitet nga Skema e Granteve – KVSP dhe SMSK – Shkodër
Më 17 Prill 2026 në Bashkinë Shkodër u zhvillua takimi i Këshillit Vendor të Sigurisë Publike , ku ndër të tjera u bë prezantimi i rezultateve të Sistemit të Matjes së Sigurisë në Komunitet (SMSK) dhe nxitjen e diskutimit ndërinstitucional mbi sigurinë publike. Në takim morën pjesë përfaqësues nga institucione të ndryshme vendore, përfshirë policinë, shërbimet sociale dhe organizata të shoqërisë civile. Gjatë prezantimit u evidentuan perceptimet e qytetarëve mbi sigurinë dhe problematikat kryesore në komunitet. Përfaqësuesit e Policisë theksuan se disa fenomene, si vjedhjet dhe aktiviteti kriminal, janë në rënie sipas të dhënave zyrtare, ndërsa diskutimet nxorën në pah rëndësinë e marrjes në konsideratë edhe të perceptimeve të qytetarëve. Në përfundim, u theksua nevoja për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe funksionimin e rregullt të Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, si dhe vijimin e analizës së gjetjeve për të përmirësuar sigurinë në komunitet. Zhvillimi i sondazhit të Sistemit të Matjes së Sigurisë në Komunitet (SMSK) është kryer në kuadër të Skemës së Granteve të Programit SCPA dhe për qarkun Shkodër është zbatuar nga organizata Gruaja tek Gruaja.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Më 21-23 prill 2026, grupi i dytë i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe personelit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Korçë morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Bullizmi dhe të Rinjtë – Gjirokastër
Qendra Kulturore Multimediatike Antigonea zhvilloi në datë 21 prill në Gjirokastër Takimin Hapës, në kuadër të projektit “Nga ndërgjegjësimi te veprimi: Parandalimi i kulturës së bullizmit në shkolla dhe në komunitet”. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve (NJMF), Bashkia, shërbimet sociale, Policia e Shtetit, punonjës socialë, oficerë sigurie dhe psikologë nga shkollat, duke reflektuar një angazhim të përbashkët për adresimin e fenomenit të bullizmit. Gjatë aktivitetit u prezantuan objektivat dhe aktivitetet e projektit, si dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për krijimin e një mjedisi të sigurt dhe mbështetës për fëmijët dhe të rinjtë.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Më 14-16 prill 2026, grupi i parë i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe personelit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Korçë morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Rrugore dhe të Rinjtë – Tiranë
Organizata, ‘Kuratoriumi për Sigurinë Rrugore, pjesë e Skemës së Granteve të Programit SCPA, në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore Tiranë dhe Policinë e Shtetit, organizoi më 15 prill 2026 aktivitetin e parë ndërgjegjësues me nxënësit e klasave të 12-ta të Gjimnazit “Ismail Qemali”, me sloganin “Unë i respektoj rregullat e qarkullimit rrugor. Bëje dhe ti!” Ky aktivitet shënon nisjen e një cikli iniciativash që forcojnë partneritetin mes të rinjve dhe sigurisë rrugore. Temat kryesore të trajtuara ishin: përdorimi i rrugës si këmbësor, çiklist, motoçiklist dhe drejtues mjeti, parimet bazë të qarkullimit rrugor, shkaqet e aksidenteve dhe parandalimi i tyre, edukimi dhe normat e sjelljes në rrugë, rëndësia e rripit të sigurimit dhe kaskës mbrojtëse. Nxënësit patën mundësinë gjithashtu të përjetojnë një simulim aksidenti, duke kuptuar në mënyrë praktike rëndësinë jetike të rripit të sigurimit.