Më datë 8 korrik 2025, “Gruaja tek Gruaja” zhvilloi një workshop me anëtarët e ekipit teknik të Mekanizmit të Referimit në Malësinë e Madhe, Shkodër. Gjatë takimit, përmes një ushtrimeve interaktive, u diskutuan sfidat dhe arritjet e gjashtëmujorit të parë të vitit 2025. Pjesëmarrësit trajtuan raste konkrete, duke theksuar bashkëpunimin efektiv me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, si dhe vështirësitë që lidhen me ndërrimin e shpeshtë të stafit dhe kërcënimet ndaj punonjësve nga palët e paditura në çështje gjyqësore mbi dhunën në familje. U vlerësua roli i rëndësishëm i strehëzës së emergjencës “Gruaja tek Gruaja” në Shkodër si një pikë e fortë e mbështetjes për viktimat e dhunës. Punonjësit shprehën se ka një rritje të dukshme të ndërgjegjësimit në komunitet dhe se gratë po raportojnë dhunën më shumë se më parë. Në fund të takimit, edhe si një rekomandim për punën në të ardhmen, u theksua se përmbushja e detyrave nga çdo aktor kontribuon në zgjidhjen e rasteve dhe në ofrimin e mbështetjes konkrete për viktimat e dhunës.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna në Familje– Fushë-Arrëz
Më datë 09 korrik 2025, QSNNN organizoi një trajnim për stafin e bashkisë e Fushë-Arrëz në kuadër të Projektit “BESO: së Bashku Veprojmë për Sigurinë e komunitetit tonë!”. Ky aktivitet u zhvillua me pjesëmarrjen e stafit te Drejtorisë së Shërbimit Social të Bashkisë Fushe-Arrëz, Drejtorisë së Financës, Qendrës Komunitare Multifunksonale dhe Njësive Administrative. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte trainimi i stafit të bashkisë në mënyrë që të jenë të përgatitur për të identifikuar, raportuar dhe trajtuar rastet potenciale të dhunës në familje, duke përmirësuar kështu përgjigjen lokale ndaj çështjeve të sigurisë dhe mirëqenies së komunitetit.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna me bazë Gjinore – në Fushë-Arrëz
Më datë 8 korrik 2025, QSNNN organizoi takimin e dytë me përfaqësues të komunitetit (gra dhe vajza) në Fushë-Arrëz në kuadër të Projektit Projekti “BESO: së Bashku Veprojmë për Sigurinë e komunitetit tonë!”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja e grave dhe vajzave me shërbimet policore dhe institucioneve të tjera vendore në lidhje me viktimat e dhunës me bazë gjinore si dhe masat parandaluese ndaj dhunës në familje. Aktiviteti synoi forcimin e marrëdhënieve mes komunitetit dhe policisë së shtetit duke inkurajuar dialogun, bashkëpunimin për sigurinë dhe ndjenjën e mbështetjes së ndërsjelltë.
Aktivitet nga Skema e Granteve –Dhuna në Familje dhe Policimi në Komunitet – Fier
Më 4 Korrik 2025, në Njësinë Administrative Portëz, Fier, u zhvillua takimi informues dhe ndërgjegjësues me komunitetin në kuadër të projektit “Rritja e efiçencës dhe cilësisë së sherbimit nga Policia e Shtetit, aktorët lokal dhe komunitetit për viktimat e DHF dhe DHBGJ”, të zbatuar nga organizata Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (NCCS ). Në takim morën pjesë përfaqësues të Policisë së Shtetit, njësisë vendore, organizatave të shoqërisë civile dhe banorë të zonës. Diskutimet u përqendruan në dhunën në familje dhe atë me bazë gjinore, duke theksuar ndërhyrjen e hershme dhe rolin e Policisë në mbështetjen e viktimave. Pjesëmarrësit u informuan mbi mënyrat e raportimit, kuadrin ligjor dhe mekanizmat për trajtimin e rasteve të dhunës. U nënvizua nevoja për bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional, rritjen e besimit te qytetarët dhe sigurimin e shërbimeve mbështetëse si strehimi emergjent, ndihma juridike dhe mbështetja psikologjike. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Rritja e cilesise se sherbimit për viktimat e DHBGJ” që po zbatohet nga Shoqata QKSHK, grantmarrëse e raundit të parë të Skemës së Granteve.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna në Familje– Fushë-Arrëz
Më datë 3 korrik, QSNNN organizoi takim me përfaqësues të komunitetit (gra dhe vajza) në Fushë-Arrëz në kuadër të Projektit Projekti “BESO: së Bashku Veprojmë për Sigurinë e Komunitetit tonë!”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja e grave dhe vajzave me shërbimet policore dhe institucioneve të tjera vendore në lidhje me viktimat e dhunës me bazë gjinore si dhe masat parandaluese ndaj dhunës në familje. Aktiviteti synoi forcimin e marrëdhënieve mes komunitetit dhe policisë së shtetit duke inkurajuar dialogun, bashkëpunimin për sigurinë dhe ndjenjën e mbështetjes së ndërsjellë.
Aktivitet nga Skema e Granteve –Dhuna në Familje dhe Policimi në Komunitet – Fier
Një takim ndërgjegjësues u zhvillua në qershor me komunitetin në Njësinë Administrative Mbrostar, Fier nga stafi i organizatës QKSHK/NCCS (Qendra Kombëtare për Shërbimet Komunitare). Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Policisë së Shtetit, punonjës të Njësisë Administrative, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe anëtarë të komunitetit. Takimi kishte në fokus diskutimin e problematikave që lidhen me dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore, si dhe rolin e policisë në komunitet për identifikimin, parandalimin dhe mbrojtjen në rastet e dhunës. Të pranishmit u informuan mbi procedurat e raportimit dhe rolin e mekanizmave të referimit për viktimat, me theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional. Gjatë diskutimit u ndanë raste konkrete dhe shqetësime që lidhen me mungesën e raportimit për shkak të pasigurisë apo mungesës së informacionit, si dhe u theksua rëndësia e ndërhyrjes së hershme parandaluese nga ana e policisë dhe institucioneve të tjera vendore. Takimi evidentoi domosdoshmërinë për zgjerimin e shërbimeve mbështetëse për viktimat, përfshirë strehimin emergjent, ndihmën ligjore falas dhe mbështetjen psikologjike. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Rritja e cilesise se sherbimit për viktimat e DHBGJ” që po zbatohet nga Shoqata QKSHK, grantmarrëse e raundit të parë të Skemës së Granteve.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Publike – Pukë
Më datë 26 Qershor 2025, QSNNN organizoi takim me Këshillin Vendor të Sigurisë (KVS) për Strategjinë e Policimit në Komunitet” si pjesë e aktivitetit “Tryezë e rrumbullakët, konsultim dhe koordinim me Këshillin Vendor të Sigurisë (KVS)” në kuadër të Projektit “BESO: së Bashku Veprojmë për Sigurinë e komunitetit tonë!”. Ky aktivitet u zhvillua me pjesëmarrjen z. Limani – Shef i Komisariatit te Policise Pukë, z. Curri – Kryetar i Bashkisë Fushë-Arrëz, z. Bardhoku dhe përfaqësueve të insitucioneve publike Fushë-Arrëzit, shoqërisë civile, biznesit, pjesë e KVS dhe më gjerë. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të forcojë bashkëpunimin mes autoriteteve, shoqërisë civile dhe biznesit në Fushë-Arrëz si pjesë e KVS për përmirësimin e zbatimit të “Strategjisë së Policimit në Komunitet” ne Fushë-Arrëz, duke synuar rritjen e sigurisë publike dhe vendim-marrjes së përbashkët.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna në familje dhe Dhuna me Bazë Gjinore– Durrës
Shoqata “Gender, Paqe e Siguri”, zhvilloi më date 26 Qershor 2025, takimin me grupet e punës të ngritura në kuadër të projektit “Forcimi i Bashkëpunimit dhe Ndërhyrjeve për Parandalimin dhe Adresimin e Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore përmes funksionimit të Mekanizmave Lokale dhe Policimit në Komunitet”. Pjesë e këtij takimi u bënë ofruesit e shërbimeve sociale të njësive administrative Sukth, Manëz dhe Ishëm, Specialistët e Policimit në Zonë (SPZ) dhe administratorët social në Sukth dhe Manëz, punonjësia e Mbrojtjes së Fëmijëve, përfaqësuese e qendrës shëndetësore, si dhe punonjësja pranë Qendrës Komunitare per Shërbime Sociale të Integruara per Familjen në Sukth. Ky takim krijoi mundësinë e diskutimit të rasteve konkrete, por edhe ndarjes së nevojave dhe problematikave që ndeshin ofruesit e shërbimeve gjatë punës së tyre, të lidhura kryesisht me mbivendosjen e detyrave, mungesën e burimeve njerëzore dhe pamjaftueshmërinë e shërbimeve.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Publike dhe Policimi në Komunitet – Durrës
Në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mekanizmave Vendore për Përmirësimin e Bashkëpunimit dhe Sigurisë Publike në Qarkun Durrës”, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, më 26 qershor 2025, u organizua një workshop me oficerët e sigurisë nga shkollat e Durrësit, Shijakut dhe Kavajës dhe përfaqësues nga Drejtoria e Policisë Durrës. Takimi kishte për qëllim diskutimin e praktikave dhe protokolleve aktuale dhe identifikimin e mënyrave për përmirësimin e mekanizmave të komunikimit dhe reagimit në situata që lidhen me sigurinë e nxënësve. U theksua rëndësia e forcimit të rolit të oficerit të sigurisë si një urë bashkëpunimi midis shkollës, Policisë së Shtetit dhe komunitetit si dhe u propozua hartimi e një plani veprimi që do të mbështesë oficerët me trajnime praktike, simulime, shkëmbim përvojash dhe hartim protokollesh për menaxhimin e rasteve të bullizmit, krizave, dhe sjelljeve problematike. Një aspekt i veçantë i këtij angazhimi është ndërtimi i një marrëdhënieje pozitive midis oficerëve të sigurisë dhe nxënësve, përmes takimeve të hapura dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Policimi në Komunitet dhe KVSP- Shkodër
Organizata “Gruaja tek Gruaja” zhvilloi në qershor 2025 një takim me punonjës socialë dhe oficerët e sigurisë së shkollave të qytetit të shkodrës. Ky takim u organizua në kuadër të projektit “Forcimi i policimit në komunitet përmes mbështetjes së Këshillave Vendore të Sigurisë Publike, Mekanizmave të Referimit dhe përfshirjes së komunitetit.” Aktiviteti kishte si temë diskutimin mbi rolin e oficerëve të sigurisë dhe punonjësve social në sigurimin e fëmijëve në shkolla, praktikat e mira, sfidat dhe nevojën për trajnime të specializuara. U theksua mungesa e një protokolli të qartë reagimi në rast emergjence, si dhe u përmendën si praktika të mira këndet e besimit dhe grupet vullnetare të nxënësve që veprojnë si “patrullë e sigurisë”.