Më 18-20 qershor 2025, Oficerët e Patrullës së Përgjithshme dhe personeli i Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Dibër (Komisariati Policisë Mat dhe Stacioni Policisë Klos) morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e DVP Dibër. Gjatë këtij trajnimi të trajnuarit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Takim informues i Ekipit të Menaxhimit të Programit SCPA me përfaqësues nga Ambasada Suedeze
Më 16 qershor 2025, EKipi i Menaxhimit tëProgramit SCPA organizoi një takim informues me përfaqësues nga Ambasada e Suedisë në Shqipëri, përkatësisht Zëvendës Shefin e Misionit dhe Shefin e Zhvillimit Ndërkombëtar për Bashkëpunim, Z. Erik Illes, dhe Menaxheren e Programit, Znj. Linda Gjermani. Takimi u zhvillua në ambientet e Programit SCPA dhe shërbeu si një përditësim i ofruar nga EMP mbi aktivitetet e projektit të ndërmarra dhe të zbatuara gjatë periudhës janar-qershor 2025 në fushën e policimit në komunitet. Gjatë takimit, përfaqësuesit e EMP-së dhe të Ambasadës Suedeze shkëmbyen informacion mbi mbështetjen e ofruar nga Programi SCPA për PSH-në, bazuar në aktivitetet e planit të punës të miratuar dhe gjetjet dhe rekomandimet përkatëse sipas secilit komponent. Drejtuesi i Ekipit të Programit SCPA, Z. Ansi Shundi, informoi se një informacion më i detajuar mbi aktivitetet e planit të punës të zbatuara do të ofrohet gjatë Mbledhjes së ardhshme të Bordit Drejtues të Palëve të Interesit të Programit SCPA, që do të zhvillohet në korrik 2025.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Më 11-13 qershor 2025, Oficerët e Patrullës së Përgjithshme dhe personeli i Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Dibër morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e DVP Dibër. Gjatë këtij trajnimi të trajnuarit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër esktremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Rrugore – Pukë
“Edukimi dhe promovimi i sigurisë rrugore në vegjëli, rrit qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes” ishte tema e ekposozitës organizuar më 9 Qershor nga “Gruaja Verilindore Pukë” në kuadër të projektit “Siguria rrugore dhe policimi në komunitet, në Bashkinë Pukë”. Në këtë ekspozitë, u paraqitën punimet më të mira në grafikë dhe punime dore të nxënësve të shkollës 9 vjeçare “Migjeni”, në të cilat u shprehën ndjesitë dhe perceptimet e tyre në lidhje me iniciativën në fushën e sigurisë në trafikun rrugor dhe bashkëpunimin me policinë. Në këtë aktivitet morën pjesë mësues e nxënës, përfaqësues të policisë vendore si dhe përfaqësues të Ambasadës Suedeze dhe të programit SCPA. Krijimet më të mira u vlerësuan me çmime.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna në Familje – Durrës
Shoqata “Gender, Paqe Siguri”, zhvilloi më 11 qershor 2025 takimin ndërgjegjësues në Njësinë Administrative Katund i Ri, Durrës. Në këtë takim morën pjesë Specialistët e Policimit në Zonë (SPZ), punonjësia sociale pjesë e Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rasteve, administratorja sociale, përfaqësues të shëndetësisë dhe arsimit, si dhe anëtarë të komunitetit të kësaj njësie. Ky takim shërbeu për të diskutuar disa çështje që lidhen me dhunën në familje dhe me bazë gjinore – një realitet ende i pranishëm, i lidhur ngushtë me mentalitetin patriarkal, rolin aktiv të policisë në parandalim dhe menaxhim të rasteve, sigurinë publike si themel për një jetë të qetë dhe komunitet të shëndetshëm si dhe ndikimin e dhunës në fëmijët – nga trauma te vështirësitë në shkollë. Një fokus i rëndësishëm i të takimit u bë bashkëpunimi ndër-institucional dhe nxitja e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve që i mbrojnë ata. Ky aktivitet realizohet në kuadër të projektit “Forcimi i Bashkëpunimit dhe Ndërhyrjeve për Parandalimin dhe Adresimin e Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore përmes funksionimit të Mekanizmave Lokale dhe Policimit në Komunitet”, pjesë e Skemës së Granteve të Programit SCPA.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më 03-05 qershor 2025, Oficerët e Patrullës së Përgjithshme dhe personeli i Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Tiranë morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Gjatë këtij trajnimi të trajnuarit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër esktremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Rrugore për Fëmijët – ‘Korsia e Gjelbër’ – Shkodër
Së bashku me aktivistët e vegjël dolëm në korsitë e biçikletave, duke dhënë mesazhe sigurie për lëvizshmërinë e sigurt në këto korsi. Fëmijët, të veshur me jelekë të gjelbër dhe me mesazhe të shkruara në postera, krijuan një atmosferë të bukur në qytet, duke tërhequr vëmendjen për këtë nismë. Gjatë rrugës na shoqëroi policia bashkiake dhe u përshëndetëm nga shumë kalimtarë, të cilët na përgëzuan për iniciativën. Ky aktivitet, i zhvilluar nga organizata “Eko Mendja” u postua edhe nga kryetari i Bashkisë, z. Benet Beci, në të dy rrjetet sociale, atë zyrtare të Bashkisë dhe atë personale. https://www.instagram.com/reel/DKZYVG1sGkG/?igsh=MTd5OTU1b251ODA1dw== https://www.instagram.com/reel/DKZ9CXlM-yy/?igsh=MXhpZXMyeWphZXBrZA== https://www.facebook.com/share/r/1JRvuKZajB/?mibextid=wwXIfr
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më 28-30 maj 2025, Oficerët e Patrullës së Përgjithshme dhe personeli i Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Tiranë morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Gjatë këtij trajnimi të trajnuarit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër esktremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Aktivitet nga Skema e Granteve –Dhuna në Familje – Elbasan
Forumi i Gruas Elbasan gjatë muajit maj 2025 realizoi dy takime ndërgjegjësimi me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ibrahim Muço”, Belsh në kuadër të projektit “Partneriteti mes Policisë së Shtetit, aktorëve lokal dhe komunitetit në lidhje me Dhunën në Familje dhe Dhunën me Bazë Gjinore, në Qarkun Elbasan”. Qëllimi i takimeve ndërgjegjësuese është rritja e informacionit dhe sensibilizimi i të rinjve mbi fenomenet e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, siguria qytetare, partneriteti polici – qytetar
Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Rrugore – Durres
Më 28 Maj 2025, në sheshin “Taulantia” në Durrës, u zhvillua aktiviteti ndërgjegjësues “Dita e Sigurisë Rrugore” me pjesëmarrjen e dhjetëra nxënësve nga shkollat e qytetit. Aktiviteti u organizua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”, pjesë e raundit të pare të Skemës së Granteve. Nxënësit morën pjesë në një sërë aktivitetesh edukative dhe ndërvepruese, si simulime të situatave në trafik, gara me scooter, kënde informuese dhe makina e simulimit. Përmes eksperiencës praktike dhe diskutimeve me ekspertë të sigurisë rrugore dhe përfaqësues të Policisë së Durrësit, të rinjtë reflektuan mbi rëndësinë e sjelljeve të sigurta dhe të përgjegjshme në rrugë. Ky aktivitet shërbeu si një thirrje për më shumë kujdes dhe respekt ndaj rregullave të qarkullimit, për një komunitet më të sigurt për të gjithë.