Forumi i Gruas Elbasan gjatë muajit maj 2025 realizoi dy takime ndërgjegjësimi me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Ibrahim Muço”, Belsh në kuadër të projektit “Partneriteti mes Policisë së Shtetit, aktorëve lokal dhe komunitetit në lidhje me Dhunën në Familje dhe Dhunën me Bazë Gjinore, në Qarkun Elbasan”. Qëllimi i takimeve ndërgjegjësuese është rritja e informacionit dhe sensibilizimi i të rinjve mbi fenomenet e dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, siguria qytetare, partneriteti polici – qytetar
Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Rrugore – Durres
Më 28 Maj 2025, në sheshin “Taulantia” në Durrës, u zhvillua aktiviteti ndërgjegjësues “Dita e Sigurisë Rrugore” me pjesëmarrjen e dhjetëra nxënësve nga shkollat e qytetit. Aktiviteti u organizua nga Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes, në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”, pjesë e raundit të pare të Skemës së Granteve. Nxënësit morën pjesë në një sërë aktivitetesh edukative dhe ndërvepruese, si simulime të situatave në trafik, gara me scooter, kënde informuese dhe makina e simulimit. Përmes eksperiencës praktike dhe diskutimeve me ekspertë të sigurisë rrugore dhe përfaqësues të Policisë së Durrësit, të rinjtë reflektuan mbi rëndësinë e sjelljeve të sigurta dhe të përgjegjshme në rrugë. Ky aktivitet shërbeu si një thirrje për më shumë kujdes dhe respekt ndaj rregullave të qarkullimit, për një komunitet më të sigurt për të gjithë.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Publike – Elbasan
Në datë 19 Maj 2025, Shoqata Tjetër Vizion në kuadër të projektit “PARTNER – Partneritet për Aksion, Risi, Teknologji, Ndërgjegjësim dhe Edukim për Sigurinë Publike”, zhvilloi në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Elbasan takimin e parë të nxënësve nga tre shkolla të qytetit të Elbasanit, shkolla 9-vjeçare “Sul Harri”, shkolla e mesme “Arianiti” dhe shkolla e mesme “Mahir Domi”. Aktiviteti u zhvillua nën moton “Njih qytetin tënd”, si pjesë e angazhimit për të rritur ndërgjegjësimin mbi sigurinë publike dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet komunitetit dhe Policisë Vendore. Gjatë takimit u trajtuan tema të tilla si identifikimi i zonave me rrezik të lartë në qytet dhe analizimi i shkaqeve të tyre, strategjitë për shmangien e rreziqeve, këshilla për siguri personale dhe komunitare si dhe forcimi i partneritetit me Policinë, për ndërtimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme dhe besuese me komunitetin.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Rrugore për Fëmijët dhe Policimi në Komunitet – Pukë
Gjatë muajit maj 2025, organizata “Gruaja Verilindore Pukë”, grantmarrëse në raundin 1 të Skemës së Granteve, në bashkëpunim me drejtorinë dhe stafin pedagogjik të gjimnazit “Sabah Sinani” Pukë, punuan me përkushtim për hapjen e ekspozitës “Edukimi dhe promovimi i sigurisë rrugore në vegjëli, rrit qytetarë të përgjegjshëm të së nesërmes”, organizuar në kuadër të projektit “Siguria rrugore dhe policimi në komunitet, në Bashkinë Pukë. Në këtë ekspozitë, e cila u çel më 26 maj 2025, u paraqitën punimet më të mira në grafikë dhe punime dore të gjimnazistëve, në të cilat u shprehën ndjesitë dhe perceptimet e tyre në lidhje me iniciativën në fushën e sigurisë në trafikun rrugor dhe bashkëpunimin me policinë. Në këtë aktivitet morën pjesë mësues e nxënës si dhe përfaqësues të policisë vendore dhe krijimet më të mira u vlerësuan me çmime.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna në Familje – Durrës
Organizata “Gender, Paqe, Siguri” në kuadër të projektit “Forcimi i Bashkëpunimit për Parandalimin dhe Adresimin e Dhunës në Familje”, zhvilloi sot në 27 maj takimin e parë me grupet e punës të ngritura me përfaqësues të institucioneve vendore shërbim-ofruese në Durrës dhe në njësitë administrative. Pjesë e këtij takimi u bënë Specialistët e Policimit në Zonë (SPZ), si dhe administratorë social, punonjës social të Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rasteve, psikologë të qendrave shëndetësore, punonjës të Zyrave të Mbrojtjes së Fëmijëve. Këto takime janë të rëndësishme pasi japin mundësinë e diskutimeve konkrete për rastet e identifikuara, por edhe shkëmbimin e informacioneve për menaxhimin dhe adresimin sa më efikas të nevojave të tyre. Takimet me grupet e punës do të vijojnë edhe në zonën e Manzës, duke përfshirë edhe aktorë të njësive administrative Sukth dhe Ishëm.
Aktivitete nga Skem a e Granteve – Siguria Rrugore për Fëmijët dhe Policimi në Komunitet – Pukë
Edhe ne e mësuam sinjalistikën rrugore. Tani po përgatitemi për pjesëmarrje ne ekspozite. Faleminderit! Aktivitet i organizuar, më 22 maj 2025, me fëmijët e grupit të parashkollorëve ne shkollen 9-vjeçare “Migjeni” Pukë. Një kënaqësi e madhe të punosh me te vegjlit e për të vegjlit. Aktivitet i organizuar nga organizata “Gruaja Verilindore e Papunë”, në kuadër të projektit “Siguria rrugore e fëmijëve dhe policimi në komunitet në Bashkinë Pukë”.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më 21-23 maj 2025, Oficerët e Patrullës së Përgjithshme dhe personeli i Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Tiranë morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1. Gjatë këtij trajnimi të trajnuarit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër esktremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna në Familje dhe të Drejtat e Njeriut
Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” organizoi, më 22 Maj 2025, takimin ndërgjegjësues me komunitetin e zonës së Spitallës dhe Porto – Romanos, Durrës. Problematikat e dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore, sigurisë, ruajtjes së rendit, të drejtat e njeriut dhe përfshirja e qytetarëve, ishin disa nga çështjet e sjella në vëmendje gjatë takimit. Pjesë e këtij takimi u bënë specialisti i policimit në komunitet në zonë, psikologu i qendrës shëndetësore, si dhe përfaqësues të qendrës komunitare që ofron shërbime për komunitetin. Takimi shërbeu për njohjen me strukturat shërbim ofruese në zonë, si dhe rritjen e besimit e bashkëpunimit të komunitetit me këto institucione në adresimin e rasteve dhe nevojave të viktimave të dhunës. Ky takim u realizua në kuadër të projektit “Forcimi i Bashkëpunimit dhe Ndërhyrjeve për Parandalimin dhe Adresimin e Dhunës në Familje”, realizimi i te cilit mbeshtetet nga Skema e Granteve të Programit SCPA.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Strategjia për Policimin në Komunitet – Fushë Arrëz
Më datë 20 Maj 2025, organizata QSNNN, grantmarrëse e raundit 1 të Skemës së Granteve, në kuadër të Projektit Projekti “BESO: së Bashku veprojmë për sigurinë e komunitetit tonë!”organizoi një takim në Shkollën 9- vjeçare Qebik Fushë-Arrëz. Ky aktivitet u zhvillua me pjesëmarrjen e nxënësve dhe stafit të shkollës si dhe përfaqësuesëve të Policisë së Shtetit. Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte të ndërgjegjësojë dhe forcojë besimin e nxënësve ndaj policisë, duke promovuar dialog dhe partneritet midis tyre me qëllim përmirësimin e sigurisë së komunitetit dhe ndërgjegjësimin për rolin e policisë në shoqëri dhe parandalimin e rasteve ekstreme të dhunës në Njësinë Administrative Blerim.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Strategjia për Policimin në Komunitet – Fushë Arrëz
Më datë 6 dhe 19 maj 2025, Shoqata “Qëndra Sociale në Ndihmë të Njerëzve në Nevojë” (QSNNN) Fushë-Arrëz, organizoi roundin e parë dhe të dytë të konsultimit për ‘Strategjinë e Policimit në Komunitet” si pjesë e aktiviteteve të koordinimit, mbështetjes dhe konsultimeve për hartimin e strategjisë për futjen dhe zbatimin e filozofisë së policimit në komunitet në kuadër të Projektit “BESO: sëbashku veprojmë për sigurinë e komunitetit tonë!”. Ky aktivitet u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet lokale, shërbimet sociale, Qendra Shendetësore Fushë-Arrëz, dhe aktorëve të tjerë lokalë, si dhe përfaqësues nga Policia e Shtetit, shoqëria civile, Qendra Komunitare Multifunksionale, etj. Qëllimi kryesor i këtyre takimeve është të nxisë bashkëpunimin dhe konsultimet midis ofruesve të shërbimeve dhe aktorëve lokalë për zhvillimin dhe implementimin e Strategjisë së Policimit në Komunitet, duke synuar përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara në proçes dhe përmirësimin e sigurisë dhe mirëqenies së komunitetit në Fushë-Arrëz.