• Kreu
  • Rreth SCPA
    • Ekipi i Menaxhimit te Programit
    • Historiku
  • Komponentet e Programit
  • Materiale/Publikime
    • Bulletini Informativ
    • Materiale Promocionale/Artikuj Vizibiliteti
    • Raporte
  • Aktivitetet
  • Arkiva
  • Mundësi
    • Mundësi Punësimi
    • Skema e Granteve
  • Galeri
  • Kontakt
  • Shqip
  • English
  • Kreu
  • Rreth SCPA
    • Ekipi i Menaxhimit te Programit
    • Historiku
  • Komponentet e Programit
  • Materiale/Publikime
    • Bulletini Informativ
    • Materiale Promocionale/Artikuj Vizibiliteti
    • Raporte
  • Aktivitetet
  • Arkiva
  • Mundësi
    • Mundësi Punësimi
    • Skema e Granteve
  • Galeri
  • Kontakt
  • Shqip
  • English
Facebook-f X-twitter Instagram

Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Rrugore – Durres

Aktivitetet e Fundit

Më 17 Tetor 2025, Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes zhvilloi sesionin ndërgjegjësues në Shkollën e Mesme Publike “16 Shtatori” në Shijak, si pjesë e projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”. Pas pjesës teorike në klasë, të rinjtë përjetuan nga afër pasojat e një aksidenti përmes makinës së simulimit, një përvojë që i bëri të reflektojnë thellë mbi rëndësinë e sjelljeve të sigurta në rrugë. “Nuk e kisha menduar kurrë sa shumë vlen një sekondë kujdesi” – u shpreh një nxënëse pas simulimit. Me mbështetjen e ekspertëve dhe Oficerëve të Policisë së DVP Durrës, aktiviteti synoi të forcojë ndjenjën e përgjegjësisë dhe rolin e të rinjve në krijimin e një kulture më të sigurt qarkullimi.  

October 24, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve –Dhuna në Familje – Durrës

Aktivitetet e Fundit

Më 22 tetor 2025 shoqata “Gender, Paqe e Siguri” zhvilloi takimin ndërgjegjësues me të rinjtë e Shkollës Artistike “Jan Kukuzeli”, Durrës, në kuadër të zbatimit të projektit “Policimi në Komunitet”. Gjatë aktivitetit, të rinjtë diskutuan mbi konceptin e tyre mbi dhunën dhe u informuan mbi format dhe institucionet përgjegjëse për raportimin e dhunës. U përcollën informacionet mbi masat ligjore për dhunuesin dhe rëndësinë e raportimit, duke theksuar njëkohësisht edhe shërbimet ekzistuese për viktimat.  Përfaqësuesi i Drejtorisë Vendore të Policisë, theksoi edhe njëherë rëndësinë e rolit të Policisë dhe bashkëpunimit me institucionet e tjera në menaxhimin e rasteve të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore.  

October 24, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve –Dhuna me Bazë Gjinore – Elbasan

Aktivitetet e Fundit

Forumi i Gruas Elbasan, më 15 Tetor 2025 në kuadër të projektit “Partneritteti mes Policisë së Shtetit, aktorëve lokal dhe komunitetit në lidhje me Dhunën në Familje dhe Dhunën me Bazë Gjinore, në Qarkun Elbasan”, mbështetur nga Skema e Granteve të Programit SCPA, realizoi një takim ndërgjegjësimi me pjesëmarrës nga komuniteti dhe institucionet vendore në Bashkinë Prrenjas. Gjatë takimit ishin të pranishëm përveç burrave, grave dhe të rinjve nga komuniteti edhe Specialist të Policimit në Komunitet, koordinatorja e dhunës dhe punonjësja e Nësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve. Në këtë takim u diskutua për rolin e policisë, rolin e institucioneve publike të pushtetit vendor, sfidat, problemet si dhe rëndësia e marrjes së përgjegjësisë nga të gjitha palët për një rend dhe siguri më të mirë. Disa nga sfidat dhe sugjerimet që dolën nga takimet me komunitetin ishin dëmtimi i pronës së përbashkët, emigracioni dhe martesa në distancë, dhuna me bazë gjinore vazhdon të konsiderohet si një çështje familjare/private, etj.  

October 22, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve –Siguria në Shkolla dhe Komunitet – Durrës

Aktivitetet e Fundit

Në datën 17 tetor 2025, në kuadër të Skemës së Granteve u organizua një takim me nxënësit në shkollën e mesme “Jusuf Puka” Durrës. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Policisë së Shtetit, stafit të shkollës, nxënësve dhe përfaqësues ekipit të projektit, të cilët diskutuan mbi mënyrat konkrete për të forcuar bashkëpunimin ndërinstitucional dhe për të rritur ndërgjegjësimin e nxënësve mbi sigurinë në shkolla dhe komunitet.Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i hapur dhe interaktiv me nxënësit, ku ata ndanë shembuj nga përditshmëria e tyre, shprehën mendime mbi mënyrën si mund të përmirësohet komunikimi dhe bashkëpunimi mes nxënësve, mësuesve dhe punonjësve të policisë, si të rritet siguria në shkollë dhe në komunitet dhe si mund të parandalohet dhuna apo konfliktet në shkollë. Këto ndërveprime ndihmojnë në ndërtimin e besimit reciprok dhe kulturës së bashkëpunimit, duke i bërë të rinjtë më të ndërgjegjshëm dhe më aktivë në krijimin e një mjedisi të sigurt shkollor dhe komunitar. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mekanizmave Vendore për Përmirësimin e Bashkëpunimit dhe Sigurisë Publike në Qarkun Durrës” që po zbatohet nga Qendra për Zhvilimin dhe Iniciativa Sociale.  

October 21, 2025 / 0 Comments
read more

Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Aktivitetet e Fundit

Më 15-17 tetor 2025, grupi i dytë i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe personelit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Gjirokastër morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e DVP Gjirokastër. Gjatë këtij trajnimi të trajnuarit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan  leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.      

October 21, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Publike – KVSP – Elbasan

Aktivitetet e Fundit

Në ambientet e Bashkisë Elbasan më 9 tetor 2025 u zhvillua takimi i radhës i Këshillit Vendor për Sigurinë Publike (KVSP), në kuadër të projektit “PARTNER”, që zbatohet nga Shoqata Tjetër Vizion në kuadër të Skemës së Granteve të Programit SCPA. Në takim morën pjesë Kryetari i Bashkisë Elbasan, Prefekti i Qarkut Elbasan, Drejtori i Drejtorise Vendore të Policisë, Drejtuesi i Programit SCPA, Rektorja e Universitetit “A. Xhuvani” Elbasan,  Drejtuesja e Zyrës Vendore Arsimore, përfaqësuesja e Prokurorisë së Rrethit Elbasan,  si dhe të gjithë anëtarët e KVSP Elbasan. Takimi u fokusua në pasqyrimin e aktiviteteve të KVSP, me vëmendje të veçantë ndaj çështjeve të sigurisë publike. Kryetari i Bashkisë prezantoi arritjet dhe sfidat, ndërsa përfaqësuesja e Prokurorisë theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional ndërmjet policisë, prokurorisë dhe organizatave të shoqërisë civile. Përfshirja e Universitetit të Elbasanit u vlerësua si një kontribut i çmuar në analizën dhe ndërgjegjësimin e komunitetit. Përfaqësuesit e Shoqatës Tjeter Vizion prezantuan aktivitetet e projektit “PARTNER” si dhe ecurinë e tyre  dhe me pas u foksuan tek rezultatet e raportit të SMSK 2025 për Qarkun dhe Bashkinë Elbasan, si dhe draft-aplikacionin “Raporto Tani”, që synon të nxisë raportimin e incidenteve në shkolla dhe përmirësimin e sigurisë në mjediset arsimore.  

October 13, 2025 / 0 Comments
read more

Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Aktivitetet e Fundit

Më 08-10 tetor 2025, Oficerët e Patrullës së Përgjithshme dhe personeli i Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Gjirokastër morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e DVP Gjirokastër. Gjatë këtij trajnimi të trajnuarit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan  leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.  

October 13, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna në Familje – Durrës

Aktivitetet e Fundit

Më 8 tetor 2025, Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” zhvilloi takimin ndërgjegjësues të rradhës me komunitetin. Takimi u zhvillua në ambientet e Qendrës Komunitare Multifunksionale Nish-Tulla, Durrës me anëtarë të këtij komuniteti. Pjesëmarrësit kishin njohuri të vakëta mbi çështjet e dhunës, dhe takimi shërbeu si një burim i mirë informacioni për të gjithë të pranishmit. Prezente në takim ishin edhe Punonjësja Sociale pranë Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rasteve (NJVNR), si dhe Punonjësja e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve për Rajonin 5, i cili mbulon zonën ku u zhvillua takimi. Pjesëmarrësit u shprehën se Qendra Komunitare në zonë ka shërbyer si urë lidhëse mes tyre, institucioneve vendore dhe policisë përmes takimeve të shpeshta që zhvillohen.  

October 9, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Publike – Librazhd

Aktivitetet e Fundit

Më 6 tetor 2025, u zhvillua takimi i radhës i Këshillit Vendor të Sigurisë Publike Librazhd, me fokus në ndarjen e problematikave që lidhen me sigurinë publike në komunitetin e Librazhdit. Gjatë takimit u prezantua raporti i sistemit të matjes së sigurisë në komunitet, si dhe draft-aplikacioni “Raporto Tani”, një nismë që synon të rrisë transparencën dhe bashkëpunimin midis fëmijëve , mësuesve, prindërve psikologëve, oficerët e sigurisë në shkolla dhe institucioneve të rendit. U zhvillua një diskutim i hapur dhe konstruktiv me drejtuesit e komisariatit të policisë, ku u trajtuan çështje që lidhen me perceptimin e qytetarëve për sigurinë, veçanërisht për fëmijët, problematikat mjedisore, si dhe vlerësimet apo shqetësimet ndaj punës së policisë. Në këtë takim, organizata “Tjetër Vizion”, e mbështetur nga stafi i programit SCPA, pati një rol aktiv në kuadër të projektit “PARTNER”, pjesë raundit 1 të skemës së granteve të programit. Takimi u vlerësua pozitivisht nga të pranishmit, përfshirë Kryetarin e Bashkisë Librazhd, i cili theksoi rëndësinë e përfshirjes së të gjithë anëtarëve – përfaqësues të prokurorisë, OJF-ve dhe komuniteteve fetare – si një vlerë e shtuar për forcimin e sigurisë publike në qytetin tonë.  

October 9, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Publike – Elbasan

Aktivitetet e Fundit

Më 1 tetor 2025, në Gramsh u zhvillua takimi i radhës i Këshillit Vendor të Sigurisë Publike, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë Gramsh, Prefektit të Qarkut Elbasan dhe Shefit të Komisariatit të Policisë Gramsh. Në këtë takim, organizata “Tjetër Vizion”, e mbështetur nga stafi i programit SCPA, pati një rol aktiv në kuadër të projektit “PARTNER”, pjesë raundit 1 të skemës së granteve të programit. Gjatë takimit u prezantua raporti i gjetjeve të anketimit qytetar mbi perceptimin e çështjeve të sigurisë publike dhe problematikat prioritare të qytetarëve. U diskutua mbi situatën aktuale të sigurisë publike, me fokus te dhuna në familje, siguria e të rinjve dhe siguria online. Gjithashtu u prezantua drafti i aplikacionit inovativ për raportimin e incidenteve në shkolla, duke marrë sugjerime dhe ide për përmirësimin e tij. Një vëmendje e veçantë iu kushtua përfshirjes së të rinjve, organizatave të shoqërisë civile dhe komunitetit me rekomandime konkrete për rritjen e sigurisë në nivel lokal. Ky takim tregoi se vetëm përmes bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve, shoqërisë civile dhe qytetarëve mund të ndërtojmë një komunitet më të sigurt, më gjithëpërfshirës dhe më të fortë.  

October 7, 2025 / 0 Comments
read more

Posts pagination

Previous 1 … 5 6 7 … 15 Next
Facebook-f X-twitter Instagram

Misioni

Rritja e kapaciteteve parandaluese të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë publike nëpërmjet zbatimit të parimeve të policimit me fokus komunitetin.

Zhvillimi i mëtejshëm i partneriteteve midis organizatës së policisë dhe komuniteteve të ndryshme duke rritur besimin te policia dhe qytetarët dhe duke krijuar komunitete më të sigurta.

Të sigurohet që shoqëria civile shqiptare të ketë qasje më të madhe në një sistem policor të sigurt ligjor dhe efikas, i cili është nën kontrollin civil si edhe i nënshtrohet monitorimit civil.

Kontakt

Adresa: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Ndërtesa. 61, Hyrja.5, Kati 5, Ap. 15 (Pallati ngjitur me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme), Tiranë, Shqipëri

Email: in**@********ct.al

Tel: +355 682007997

© 2024. “Strengthening Community Policing in Albania”.  All rights reserved