Më 11 mars 2026 u zhvillua në Shkollën e Bashkuar Grabian takimi informues dhe ndërgjegjësues mbi rreziqet e trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve në komunitetet rome dhe egjiptiane. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Skuadra e Sigurisë Publike 2 – Partner për një komunitet të sigurt”, pjesë e Skemës së Granteve të Programit SCPA. Takimi u organizua në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në kuadër të planit të veprimit për zbatimin e rekomandimeve të nxjerra nga Komiteti i Palëve të Konventës së Këshillit të Evropës për Veprimin kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore, për forcimin e masave kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Qëllimi i takimit ishte rritja e ndërgjegjësimit të nxënësve, prindërve dhe mësuesve mbi rreziqet e trafikimit dhe shfrytëzimit të fëmijëve, veçanërisht në komunitetet rome dhe egjiptiane, si dhe ofrimi i këshillave për mbrojtjen dhe raportimin e rasteve të dyshuara. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, punonjës të shërbimit social në bashkinë Divjakë, Oficerja e Sigurisë dhe përfaqësues të shërbimit psikosocial në shkollë, si dhe prindër dhe fëmijë të komunitetit. Gjatë takimit u trajtuan disa tema të rëndësishme që lidhen me ndërgjegjësimin dhe parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Pjesëmarrësit u informuan mbi çfarë është trafikimi i qenieve njerëzore dhe format në të cilat ai mund të shfaqet, si dhe mbi rreziqet që ai paraqet për fëmijët dhe të rinjtë. Gjithashtu u theksua roli i rëndësishëm që kanë familja dhe komuniteti në parandalimin e këtyre fenomeneve. Gjatë diskutimit u trajtua edhe mënyra e identifikimit të rasteve në rrezik, rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet shkollës dhe komunitetit, si dhe procedurat dhe mënyrat se si mund të raportohen rastet e dyshuara.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më 11-13 mars 2026, grupi i parë i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe personelit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Lezhë morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e DVP Lezhë. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Seminar mbi Përmirësimin e Sistemit të Statistikave të Rendit Publik
Më 11 mars 2026, Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA (EMP), në bashkëpunim me përfaqësues të Policisë së Shtetit, organizoi sesionin e pestë të serisë së seminareve me titull “Përmirësimi i Sistemit të Statistikave të Prodhuara dhe të Përdorura nga Strukturat e Rendit Publik”. Anëtarët e Grupit të Punës vazhduan të punojnë ngushtë me qëllim krijimin e sistemit të statistikave të rendit dhe sigurisë publike. Gjatë kësaj seance, pjesëmarrësit u përqendruan në të dhënat e dobishme për policinë duke shqyrtuar formularët përkatës të statistikave dhe duke ndarë përvoja dhe informacione mbi përmirësimin e përmbajtjes së formularëve të statistikave të rendit publik. Grupi i Punës do të vazhdojë bashkëpunimin me qëllim rritjen e saktësisë, besueshmërisë, krahasueshmërisë dhe përdorimit efektiv të statistikave të rendit dhe sigurisë publike.
Mbledhja e tretë e Këshillit Drejtues të Programit SCPA me palët e interesuara
Më 4 mars 2026, Programi SCPA organizoi Takimin e tretë të Këshillit Drejtues, duke bashkuar palët kryesore të interesuara institucionale të përfshira në zbatimin e aktiviteteve të programit. Takimi u bashkëkryesua nga Z. Dhimitraq Ziu, Drejtor i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit, dhe Z. Erik Illes, Zëvendës Shef i Misionit dhe Shef i Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën e Suedisë në Shqipëri. Në takim morën pjesë drejtues së Policisë së Shtetit në fushat e rendit e sigurisë publike dhe trajnimit policor, si dhe përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Agjencisw së Mbështetjes së Shoqërisë Civile dhe Shoqatës Kombëtare të Bashkive të Shqipërisë. Në fjalën e tij, Z. Ziu theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Policisë së Shtetit për zbatimin e filozofisë së policimit në komunitet dhe forcimin e bashkëpunimit me komunitetet për të rritur sigurinë publike. Ai theksoi aktivitetet e vazhdueshme të mbështetura nga programi në fusha të tilla si zbatimi i policimit në komunitet, përmirësimi i statistikave të rendit publik, siguria rrugore, lufta kundër dhunës në familje, ndërgjegjësimi i të rinjve në shkolla dhe përmirësimi i shërbimeve policore bazuar në gjetjet e anketave të zhvilluara nga programi. Erik Illes nënvizoi mbështetjen e gjatë të Suedisë për Policinë e Shtetit në forcimin e sigurisë publike dhe policimit në komunitet, duke vënë në dukje rëndësinë e përshtatjes së rezultateve të programit për të mbështetur përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Ansi Shundi, Drejtuesi i Ekipit të Menaxhimit të Programit SCPA, prezantoi progresin e programit gjatë semestrit të tretë dhe aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme. Anëtarët e Komitetit Drejtues diskutuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe miratuan unanimisht Raportin e Progresit të programit, duke konfirmuar angazhimin e tyre për bashkëpunim të mëtejshëm në forcimin e sigurisë publike në Shqipëri.
Seminar mbi Përmirësimin e Sistemit të Statistikave të Rendit Publik
Më 25 shkurt 2026, Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA (EMP), në bashkëpunim me përfaqësues të Policisë së Shtetit, organizoi sesionin e katërt të serisë së seminareve me titull “Përmirësimi i Sistemit të Statistikave të Prodhuara dhe të Përdorura nga Strukturat e Rendit Publik”. Anëtarët e Grupit të Punës vazhduan të punojnë ngushtë me qëllim krijimin e sistemit të statistikave të rendit dhe sigurisë publike. Gjatë kësaj seance, pjesëmarrësit u përqendruan në të dhënat e dobishme për policinë duke shqyrtuar formularët përkatës të statistikave dhe duke ndarë përvoja dhe informacione mbi përmirësimin e përmbajtjes së formularëve të statistikave të rendit publik. Grupi i Punës do të vazhdojë bashkëpunimin me qëllim rritjen e saktësisë, besueshmërisë, krahasueshmërisë dhe përdorimit efektiv të statistikave të rendit dhe sigurisë publike.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më 24-26 shkurt 2026, grupi i tetë i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe personelit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Tiranë morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më 17-19 shkurt 2026, grupi i shtatë i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe personeli i Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Tiranë morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr.1. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Seminar mbi Përmirësimin e Sistemit të Statistikave të Rendit Publik
Më 12 shkurt 2026, Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA (EMP), në bashkëpunim me përfaqësues të Policisë së Shtetit, organizoi sesionin e tretë të serisë së seminareve me titull “Përmirësimi i Sistemit të Statistikave të Prodhuara dhe të Përdorura nga Strukturat e Rendit Publik”. Anëtarët e Grupit të Punës vazhduan të punojnë ngushtë me qëllim krijimin e sistemit të statistikave të rendit dhe sigurisë publike. Gjatë kësaj seance, pjesëmarrësit u përqendruan në të dhënat e dobishme për policinë duke shqyrtuar formularët përkatës të statistikave dhe duke ndarë përvoja dhe informacione mbi përmirësimin e përmbajtjes së formularëve të statistikave të rendit publik. Grupi i Punës do të vazhdojë bashkëpunimin me qëllim rritjen e saktësisë, besueshmërisë, krahasueshmërisë dhe përdorimit efektiv të statistikave të rendit dhe sigurisë publike.
Seminar mbi Përmirësimin e Sistemit të Statistikave të Rendit Publik
Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA (PMT), në bashkëpunim me përfaqësues të Policisë së Shtetit, organizoi sesionin e dytë të serisë së seminareve me titull “Përmirësimi i Sistemit të Statistikave të Prodhuara dhe të Përdorura nga Strukturat e Rendit Publik”. Anëtarët e Grupit të Punës vazhduan të punojnë ngushtë me qëllim krijimin e një sistemi funksional të statistikave të rendit dhe sigurisë publike. Gjatë kësaj seance, pjesëmarrësit u përqendruan në të dhënat e dobishme për policinë duke shqyrtuar formularët përkatës të statistikave dhe duke ndarë përvoja dhe informacione mbi përmirësimin e përmbajtjes së formularëve të statistikave të rendit publik. Grupi i Punës do të vazhdojë bashkëpunimin me qëllim rritjen e saktësisë, besueshmërisë, krahasueshmërisë dhe përdorimit efektiv të statistikave të rendit dhe sigurisë publike.
Aktivitet nga Skema e Granteve – KVSP dhe Siguria në Komunitet – Shkodër
Më 28 janar 2026, në Bashkinë Malësi e Madhe, Shkodër u zhvillua takimi i Këshillit Vendor të Sigurisë Publike (KVSP), i cili shënoi takimin e parë për vitin 2026. Ky takim u zhvillua në kuadër të zbatimit të Skemës së Granteve dhe në bashkëpunim me organizatwn “Gruaja tek Gruaja” dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet në nivel vendor të bashkisë, policisë dhe arsimit. Takimi u fokusua në prezantimin dhe diskutimin e rezultateve të Sistemit të Matjes së Sigurisë në Komunitet (SMSK), bazuar në të dhënat e mbledhura nga anketimi i qytetarëve në dy nënzonat e bashkisë. Përfaqësuesit e Programit SCPA theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional në nivel vendor, si një element kyç për adresimin efektiv të çështjeve të sigurisë publike. U nënvizua gjithashtu se studimi nuk duhet parë vetëm si një raport statistikor, por si një mjet praktik të dhënash, përmes të cilit institucionet vendore mund të reflektojnë mbi çështjet që qytetarët i perceptojnë si pozitive, si dhe mbi fushat ku kërkohet më shumë vëmendje dhe mbështetje institucionale. Diskutimet ndërmjet anëtarëve të KVSP-së u përqendruan në perceptimet e komunitetit mbi sigurinë, dhe shqetësimet e evidentuara të cilat do të shqytoheshin më tej nëpërmjet punës në koordinim mes strukturave vendore. Takimi kontribuoi në forcimin e dialogut ndërinstitucional dhe hodhi bazat për identifikimin e prioriteteve dhe ndërhyrjeve konkrete në funksion të rritjes së sigurisë dhe besimit të komunitetit.