Më 13-15 Maj 2026, grupi i dytë i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe personelit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Shkodër morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Mekanizmi i Koordinuar i Referimit – Fier
Në bashkëpunim me Drejtorinë e Mbrojtjes Sociale dhe Politikave të Barazisë Gjinore pranë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe në kuadër dhe me mbështetje të Programit SCPA, u zhvillua më 13 maj 2026 në Fier “Takimi i rrjetit të anëtarëve të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit në bashkitë: Fier, Lushnjë, Divjakë, Patos, Roskovec, Mallakastër”. Ky aktivitet mblodhi së bashku anëtarët e MKR-ve nga bashkitë përkatëse, duke ofruar një mundësi për t’u njohur dhe informuar rreth Ligjit Nr. 11/2026, “Për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Familje”, si edhe për shkëmbimin e praktikave më të mira, diskutimin mbi rolin dhe rëndësinë e policimit në komunitet, si dhe sfidat e hasura në trajtimin e të mbijetuarave dhe të mbijetuarve të dhunës.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Kibernetike – Korçë
Më 12.05.2026, Shoqata “Unë, Gruaja” zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues në gjimnazin “Skënderbeu” Maliq, mbi sigurinë kibernetike dhe dhunën digjitale tek të rinjtë në kuadër të projektit “Parandalojmë dhunën në familje përmes koordinimit institucional”. Në aktivitet morën pjesë nxënës, përfaqësues të Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, stafi pedagogjik dhe përfaqësues të policisë vendore SPZ dhe OPGJ, diskutuan mbi bullizmin online, sigurinë në rrjetet sociale, mbrojtjen e të dhënave personale dhe rëndësinë e raportimit të rasteve të dhunës. Gjatë diskutimeve u evidentua nevoja për më shumë informim dhe ndërgjegjësim mbi rreziqet e hapësirës online, si dhe rëndësia e bashkëpunimit mes shkollës, familjes dhe institucioneve për mbrojtjen e të rinjve.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Rrugore dhe të Rinjtë – Tiranë
Prej dates 4 Maj 2026, Kuratoriumi për Sigurinë Rrugore (KRS), në kuadër të aktiviteteve ndërgjegjësuese për sigurinë rrugore, zhvilloi 5 seanca trajnuese me 5 matura të Gjimnazit “Myslym Keta” në Tiranë. Aktivitetet u fokusuan në rritjen e ndërgjegjësimit të të rinjve mbi rreziqet në rrugë, normat e sjelljes dhe rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë sesioneve, maturantët u njohën me situatën e aksidenteve rrugore në Shqipëri, shkaqet dhe faktorët kryesorë që ndikojnë në ndodhjen e tyre, si shpejtësia, përdorimi i alkoolit, mungesa e përvojës në drejtim dhe mospërdorimi i rripit të sigurimit. Nxënësit morën informacion edhe mbi drejtimin e sigurtë të mjetit, penalitetet ligjore në rast të drejtimit pa leje drejtimi si dhe pasojat që sjell një sjellje të papergjegjshme në rrugë. Një nga temat me të rëndësishme ishte përdorimi i rripit të sigurimit dhe efektet e ligjit të inercisë në rast aksidenti. Përmes shembujve konkretë dhe videove demonstrative, maturantët u informuan se në momentin e përplasjes trupi vazhdon lëvizjen me të njëjtën shpejtësi që kishte automjeti. Kur personi është pa rrip sigurimi, ai fluturon përpara duke u përplasur me xhamin ose duke dalë jashtë automjetit. Forcat e inercisë dhe energjia e goditjes bëjnë që pesha e trupit në atë moment të shumëfishohet, duke arritur një forcë goditese sa pesha e një elefanti, çka sjell pasoja fatale. Pjese e rëndësishme e aktivitetit ishte edhe eksperienca praktike me automjetin simulator të rripit të sigurimit. Nxënësit provuan simulimin e një aksidenti me përmbysje të automjetit, ku makina rrotullohej 360 gradë. Gjate këtij demonstrimi u vërtetua qartë se përdorimi i rripit të sigurimit mban trupin të fiksuar në sedilje dhe rrit ndjeshëm mundësinë për të dalë pa lëndime serioze nga aksidenti. Në përfundim të aktiviteteve u theksua se rripi i sigurimit nuk duhet përdorur vetem sepse është detyrim ligjor dhe i sanksionuar në Kodin Rrugor, por sepse është një mjet jetik për mbrojtjen e jetës. Një pjesë mjaft praktike dhe ndërvepruese e aktivitetit ishte demonstrimi me automjetin simulator të KRS-së, përmes të cilit të rinjtë patën mundësinë të provojnë nga afër rëndësinë jetike të përdorimit të rripit të sigurimit gjatë drejtimit të automjetit.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Bullizmi dhe të Rinjtë – Kukës
Qendra për Progres Rinor (QPR) zhvilloi në datën 10 maj 2026 një seancë informative me nxënës dhe mësues të shkollës ‘Qazim Shehu’, Shtiqën në Kukës, me fokus rritjen e njohurive dhe aftësive për identifikimin e hershëm të rasteve të bullizmit, mbi sigurinë digjitale, raportimin, etj, në kuadër të projektit ‘Bashkë për Sigurinë – Polici, Shkollë, Komunitet’. Nxënësit u bënë pjesë aktiviteteve dinamike si ‘Vija e Debatit’ (pro dhe kundër), ku analizuan në mënyrë kritikë sjelljet online, dhe ‘Rrethi i Privatësisë’, për të kuptuar kufijtë e sigurisë së të dhënave të tyre. Përmes diskutimeve të hapura mbi bullizmin dhe sigurinë digjitale, të rinjtë identifikuan hapat konkretë të raportimit dhe rëndësinë e të qenit mbështetës në komunitetin e tyre.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Mekanizmi i Koordinuar i Referimit – Shkodër
Më 5 Maj 2026 u zhvillua takimi i Mekanizmit të Koordinuar të Referimit (MKR) në Bashkinë Malësi e Madhe, me fokus trajtimin e një rasti që përfshin një të mitur në situatë rreziku. Në takim morën pjesë institucionet përgjegjëse për mbrojtjen sociale dhe ligjore, si dhe organizata “Gruaja tek Gruaja” në kuadër të programit SCPA, e cila ofroi ekspertizë teknike dhe ligjore lidhur me zbatimin e legjislacionit për dhunën në familje. Rasti i trajtuar i përkiste një vajze 16-vjeçare, e cila nuk kishte frekuentuar shkollën prej dy javësh dhe ndodhej në një situatë të pasigurt familjare. Gjatë diskutimeve u ngritën shqetësime mbi rrezikun e mundshëm të trafikimit dhe ndikimin negativ të figurës së babait në sigurinë dhe mirëqenien e të miturës. Pas vlerësimit të përbashkët të situatës, institucionet ranë dakord për marrjen e masave mbrojtëse, duke përfshirë nisjen e procedurave për Urdhër Mbrojtjeje dhe akomodimin e të miturës në një qendër rezidenciale të përshtatshme. Gjithashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe monitorimit të vazhdueshëm të rastit për garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së fëmijës. .
Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna Digjitale – Korçë
Më 19 maj, organizata “Unë, Gruaja” zhvilloi takim informues me studentët e vitit të parë të degëve Administrim dhe Politika Sociale dhe Shërbim Social, në bashkëpunim me specialistin e SPZ-së së zonës pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Humane. Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projektit “Parandalojmë dhunën në familje përmes koordinimit institucional”. Në aktivitet morën pjesë studentë, përfaqësues të shoqatës dhe aktorë institucionalë, të cilët diskutuan mbi fenomenin e dhunës digjitale dhe ndikimin e saj në rritjen e rasteve të dhunës në familje. U trajtuan format më të zakonshme të dhunës dixhitale, pasojat psikologjike dhe sociale, si dhe rastet ku kjo formë dhune haset më shpesh. Gjithashtu u diskutua mbi shërbimet që ofrohen viktimave të dhunës nga institucionet përgjegjëse, mbi ndryshimet ligjore të ligjit nr. 9669, mbrojtja nga sulmet kibernetike dhe rëndësia e sigurisë në internet.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më 05-07 Maj 2026, grupi i parë i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe personelit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Shkodër morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Aktivitet nga Skema e Granteve –Parandalimi i Krimit te të Rinjtë – Fier
Më 30 Prill 2026, në shkollën ‘Numani’ në Fier u zhvillua një takim informues dhe ndërgjegjësues mbi parandalimin e krimit tek të rinjtë. Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Skuadra e Sigurisë Publike 2 – Partner për një komunitet të sigurt”, pjesë e Skemës së Granteve të Programit SCPA, e zbatuar nga organizatat “Epoka e Re” në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier. Qëllimi i aktivitetit ishte informimi dhe ndërgjegjësimi i të rinjve mbi pasojat e shkeljes së ligjit, si dhe roli i tyre dhe i komunitetit në parandalimin e krimit. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe Dega Territoriale e Shërbimit të Provës Fier. Gjatë aktivitetit u diskutuan format më të shpeshta të krimit tek të rinjtë, mënyrat e parandalimit dhe masat ndëshkimore. Gjithashtu u sollën shembuj konkretë dhe u prezantuan alternativa pozitive, si shkollimi, kurset profesionale, sporti dhe aktivitete të tjera, duke i orientuar të rinjtë se si të gjejnë mundësi reale në komunitetin e tyre.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Më 28-30 April 2026, grupi i tretë i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe personelit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Korçë morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA. Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.