Forumi i Gruas Elbasan, më 18 Shtator 2025, në kuadër të projektit “Partneriteti mes Policisë së Shtetit, aktorëve lokal dhe komunitetit në lidhje me Dhunën me Bazë Gjinore, në qarkun e Elbasanit”, mblodhi në një takim ndërgjegjësimi pjesëmarrës nga komuniteti dhe institucionet vendore në Bashkinë Belsh. Në takim, krahas përfaqësuesve nga komuniteti, ishin të pranishëm edhe Specialistë të Policimit në Komunitet, koordinatorja e dhunës pranë bashkisë Belsh, punonjësja e Nësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, përfaqësues nga Njësitë Administrative, kryepleq të fshatrave dhe oficerë të sigurisë në shkolla. Në këtë takim u diskutua për rolin e e policisë në garantimin e sigurisë publike, bashkëpunimin me komunitetin, rolin e institucioneve publike të pushtetit vendor, sfidat, problemet si dhe rëndësia e marrjes së përgjegjësisë nga të gjitha palët për një rend dhe siguri më të mirë.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Më 17-19 shtator 2025, Oficerët e Patrullës së Përgjithshme dhe personeli i Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Berat morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e DVP Berat. Gjatë këtij trajnimi të trajnuarit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria në Shkolla dhe Policimi në Komunitet – Durrës
Punonjësit e Policisë së Drejtorisë së Qarkut Durrës, në bashkëpunim me stafin e Qendrës për Mbështetje dhe Iniciativa Sociale, organizuan më 15 shtator 2025 një takim me nxënësit e vitit të parë të Shkollës së Mesme Profesionale “Beqir Çela” në Durrës. Qëllimi kryesor i aktivitetit ishte nxitja e diskutimeve për sigurinë në shkolla dhe policimin në komunitet. Diskutimet u fokusuan tek çështje të tilla si siguria brenda dhe jashtë ambienteve të shkollës, roli i policisë në komunitet, si mund të ndërtohet besimi dhe komunikimi mes të rinjve dhe autoriteteve, pjesëmarrja aktive e prindërve dhe mësuesve për një shkollë më të sigurt. Gjithashtu u theksua se bashkëpunimi i vazhdueshëm mes shkollës, prindërve dhe autoriteteve mbetet vendimtar për të garantuar një mjedis sa më të sigurt për nxënësit.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Masat ndaj Dhunës në Familje – Durrës
Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” zhvilloi më 15 shtator 2025 trajnimin për rritjen e kapaciteteve me aktorë të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit Durrës, përfaqësues të Policisë dhe ofrues të tjerë të shërbimeve në nivel lokal. Trajnimi, i cili bëri bashkë 15 profesionistë, ofrues shërbimesh dhe Specialistë të Policimit në Zonë të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u fokusua në proçesin e rishikimit të Ligjit Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për Masat ndaj Dhunës në Marrëdhëniet Familjare”, praktikat në ofrimin e shërbimeve direkte për viktimat e dhunës si dhe kujdesin ndaj viktimës.
Aktivitet nga Skema e Granteve – KVSP dhe Siguria në Komunitet – Divjakë
Në kuadër të projektit “Skuadra e Sigurisë Publike – Partner për një Komunitet të Sigurt”, më 8 shtator 2025 u zhvillua një takim pune në bashkinë Divjakë me pjesëmarrjen e drejtuesve të Drejtorisë së Policisë Bashkiake, Drejtorisë së Infrastrukturës dhe Zhvillimit Urban, Drejtorisë Vendore të Arsimit, Drejtorisë së Bujqësisë dhe Drejtorisë së Programim-Zhvillimit. Gjatë takimit u prezantuan ndryshimet ligjore për funksionimin e KVSP, u diskutuan dhe u identifikuan problematikat e sigurisë në komunitet, si dhe u përcaktuan hapat për hartimin e Planit të Veprimit për Sigurinë Publike. Drejtoritë morën angazhimin për mbledhjen e informacionit të nevojshëm, i cili do të shërbejë si bazë për buxhetimin specifik të sigurisë publike dhe do të prezantohet për diskutim në mbledhjen e ardhshme të KVSP.
Trajinimi i NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë – DVP Tiranë
Në kuadër të aktiviteteve të planit të punës së Programit SCPA, më 3-4 shtator 2025, EMP organizoi trajnimin dy-ditor drejtuar grupit të dytë të NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë të sapoemëruar në DVP Tiranë. Trajnimi u përqendrua në objektivat dhe aktivitetet sipas roleve të tyre dhe shkëmbimin e përvojave dhe njohurive të fituara gjatë ushtrimit të detyrës. Theksi iu vu gjithashtu forumit online në Facebook si një mjet komunikimi për të rritur ndërgjegjësimin mbi edukimin e të rinjve. Dita e parë e trajnimit u përqendrua në analizën e punës së kryer nga NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë në lidhje me policimin në komunitet dhe kontaktet e tyre me të rinjtë në shkolla, ndërsa organizojnë fushata të ndryshme ndërgjegjësimi me fokus sigurinë e të rinjve. Dita e dytë e trajnimit u përqendrua në masat proaktive që duhen ndërmarrë përmes fushatave ndërgjegjësuese dhe policimit nw komunitet për të parandaluar dhe luftuar përdorimin e drogave pararendëse nga të rinjtë dhe për të inkurajuar respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe rritjen e sigurisë rrugore. Përveç kësaj, trajnimi përfshinte një modul komunikimi për të pajisur NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë me aftësi themelore komunikimi dhe prezantimi për të siguruar qëndrueshmëri dhe cilësi në aktivitetet ndërgjegjësuese të organizuara në shkolla. Trajnimi u organizua përmes ushtrime praktike dhe ushtrimeve me role, të cilat synonin të forconin aftësinë e NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë për të hartuar dhe organizuar fushata ndërgjegjësimi me ndikim, të përshtatura për audiencën rinore, si dhe për të pasur një qasje miqësore ndaj të rinjve për të siguruar sigurinë e tyre.
Certifikatë Mirënjohjeje për Drejtuesin e Policisë z. Besnik Bakiu
Më 30 korrik 2025, në sallën e mbledhjeve të DPPSH, Drejtuesi i Ekipit të Menaxhimit të Programit SCPA i dha një Certifikatë Mirënjohjeje Drejtuesit të PSH, z. Besnik Bakiu, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit dhe Administrimit të Trajnimit Policor. Certifikata iu dha me rastin e daljes së tij në pension nga organizata policore dhe në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi për kontributin e tij të çmuar, bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen aktive në zbatimin e Programit Suedez të Policimit në Komunitet në Shqipëri. Z. Bakiu falënderoi EMP e SCPA për vlerësimin e tyre dhe përmendi se ishte i kënaqur që kishte kontribuar në forcimin e policimit në komunitet dhe sigurisë publike përmes organizatës së PSH, ku ai ka shërbyer për vite me radhë, dhe në bashkëpunim me mbështetjen e qeverisë suedeze.
Mbledhja e dytë e Këshillit Drejtues së Programit SCPA me palët e interesuara të Programit
Më 30 korrik 2025, Programi SCPA organizoi takimin e dytë të Këshillit Drejtues (KD) me pjesëmarrjen e palëve të ndryshme të interesuara. Mledhja e KD u bashkëkryesua nga Z. Rebani Jaupi, Drejtor i Departamentit për Rendin dhe Sigurisë Publike në PSH dhe Znj. Linda Gjermani, Menaxhere e Programit në Ambasadën e Suedisë. Në takim morën pjesë palë të interesuara si drejtuesit e PSH në fushën e sigurisë publike dhe trajnimit të policisë, përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Agjencia e Mbështetjes së Shoqërisë Civile dhe Shoqata për Autonomi Vendore. Drejtori i PSH, Z. Rebani Jaupi, përmendi se PSH, si përfituesi kryesor i Programit SCPA, mbetet e përkushtuar për të zbatuar filozofinë e policimit në komunitet dhe për të siguruar bashkëpunimin me komunitetin për të rritur sigurinë. PSH është angazhuar në mënyrë aktive në aktivitetet e programit dhe ka diskutuar zbatimin e tyre hap pas hapi. PSH është e kënaqur të shohë që aktorë të tjerë nga institucionet shtetërore, qeverisja vendore dhe shoqëria civile janë përfshirë gjithashtu në zbatimin e aktiviteteve, pasi qëllimi i policimit në komunitet është që këta aktorë të bashkëpunojnë, në mënyrë që të kontribuojnë së bashku në rritjen e sigurisë në komunitetet tona. Znj. Linda Gjermani, përmendi se Qeveria e Suedisë mbetet e përkushtuar për të mbështetur PSH në zhvillimin e fushave të sigurisë publike dhe policimit në komunitet. Ajo shtoi se Raporti i Progresit është një pasqyrim i rezultateve të arritura nga programi SCPA në të gjithë komponentët e tij gjatë fazës së tretë. Programi SCPA ka adresuar nevojat e përfituesve dhe ka përditësuar qasjet përkatëse. Zbatimi i Programit SCPA funksionon mirë si rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer të përfituesit të tij kryesor, Policisë së Shtetit. Andi Shundi, Drejtuesi i Ekipit të Menaxhimit të Programit SCPA, shpjegoi progresin e bërë deri më tani në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të planit të punës gjatë semestrit të dytë dhe gjithashtu u përqendrua në aktivitetet e parashikuara që do të zbatohen në semestrin e ardhshëm. Palët e interesuara të programit patën diskutime në lidhje me zbatimin e aktiviteteve të programit në funksion të bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional. Takimi përfundoi me miratimin unanim të Raportit të Parë të Progresit të SCPA-së. Të gjithë palët e interesuara shprehën vlerësimin e tyre për bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm me Programin dhe shprehën gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe angazhim të mëtejshëm.
Trajinimi i NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë – DVP Tiranë
Në kuadër të aktiviteteve të planit të punës së Programit SCPA, EMP organizoi një trajnim dy-ditor, më 29-30 korrik 2025, drejtuar Ndihmës Specialistëve të Policimit në Komunitet (NSPK) për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë të sapoemëruar në DVP Tiranë. Trajnimi u përqendrua në objektivat dhe aktivitetet sipas roleve të tyre dhe shkëmbimin e përvojave dhe njohurive të fituara gjatë ushtrimit të detyrës. Theksi iu vu gjithashtu forumit online në Facebook si një mjet komunikimi për të rritur ndërgjegjësimin mbi edukimin e të rinjve. Dita e parë e trajnimit u përqendrua në analizën e punës së kryer nga NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë në lidhje me policimin në komunitet dhe kontaktet e tyre me të rinjtë në shkolla, ndërsa organizojnë fushata të ndryshme ndërgjegjësimi me fokus sigurinë e të rinjve. Dita e dytë e trajnimit u përqendrua në masat proaktive që duhen ndërmarrë përmes fushatave ndërgjegjësuese dhe policimit në komunitet për të parandaluar dhe luftuar përdorimin e drogave pararendëse nga të rinjtë dhe për të inkurajuar respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor dhe rritjen e sigurisë rrugore. Përveç kësaj, trajnimi përfshinte një modul komunikimi për të pajisur NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë me aftësi themelore komunikimi dhe prezantimi me qëllimin për të siguruar qëndrueshmëri dhe cilësi në aktivitetet ndërgjegjësuese të organizuara në shkolla. Trajnimi u organizua përmes ushtrimeve praktike dhe ushtrimeve me role, të cilat synonin të forconin aftësinë e NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë për të krijuar dhe organizuar fushata ndërgjegjësimi me ndikim, të përshtatura për audiencën rinore, si dhe për të pasur një qasje miqësore ndaj të rinjve për të siguruar sigurinë e tyre.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria në Komunitet – Kukës
Më datë 23 dhe 24 korrik 2025, QSNNN organizoi takim e tretë dhe të katërt me përfaqësues të komunitetit gra dhe vajza në Iballe dhe Fierzë, në kuadër të Projektit Projekti “BESO: së Bashku vEprojmë për Sigurinë e komunitetit tonë!”. Qëllimi kryesor i këtyre aktiviteteve ishte rritja e ndërgjegjësimit dhe forcimi i besimit të grave dhe vajzave të komunitetit ndaj Policisë së Shtetit. Përmes inkurajimit të dialogut dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, aktiviteti synonte të forconte marrëdhëniet mes komunitetit dhe forcave të rendit, duke nxitur ndjenjën e sigurisë dhe mbështetjes reciproke. Kjo qasje kontribuon në krijimin e një mjedisi më të sigurt, gjithëpërfshirës dhe mbështetës për qytetarët.