• Kreu
  • Rreth SCPA
    • Ekipi i Menaxhimit te Programit
    • Historiku
  • Komponentet e Programit
  • Materiale/Publikime
    • Bulletini Informativ
    • Materiale Promocionale/Artikuj Vizibiliteti
    • Raporte
  • Aktivitetet
  • Arkiva
  • Mundësi
    • Mundësi Punësimi
    • Skema e Granteve
  • Galeri
  • Kontakt
  • Shqip
  • English
  • Kreu
  • Rreth SCPA
    • Ekipi i Menaxhimit te Programit
    • Historiku
  • Komponentet e Programit
  • Materiale/Publikime
    • Bulletini Informativ
    • Materiale Promocionale/Artikuj Vizibiliteti
    • Raporte
  • Aktivitetet
  • Arkiva
  • Mundësi
    • Mundësi Punësimi
    • Skema e Granteve
  • Galeri
  • Kontakt
  • Shqip
  • English
Facebook-f X-twitter Instagram

Aktivitet nga Skema e Granteve – Aktivitet Ndërgjegjësues për Sigurinë Rrugore në Shkodër

Aktivitetet e Fundit

Me datë 23 korrik 2025, së bashku me koordinatorët e EKO Mendje dhe edukatoret e kopshtit “1 Qershori”, organizuam një aktivitet edukues dhe argëtues me fëmijët e këtij institucioni: një “lojë thesari” me tematikë sensibilizuese për sigurinë rrugore. Fëmijët, të veshur si policë rrugorë apo si sinjalistikë rrugore, morën pjesë aktivisht në këtë lojë, ku synimi final ishte të arrinin “në shtëpi” duke ndjekur sinjalistikën e duhur. Ky aktivitet ishte një mënyrë e bukur dhe gjithëpërfshirëse për të edukuar më të vegjlit mbi rëndësinë e rregullave të qarkullimit. Postimi në rrjete sociale pati një reagim shumë pozitiv, duke u bërë viral dhe duke sjellë përgëzime nga qytetarë të shumtë si dhe nga vetë Drejtoria e Policisë Shkodër.

August 4, 2025 / 0 Comments
read more

Seminar mbi Kuadrin e Statistikave të Rendit Publik dhe të Policimit në Komunitet

Aktivitetet e Fundit

Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA organizoi sesionin e parë të seminarit mbi ‘Kuadrin e Statistikave të Rendit Publik dhe të Policimit në Komunitet’ më 25 korrik 2025 me përfaqësues nga strukturat e policisë së rendit dhe sigurisë publike të PSH. Seminari është organizuar në zbatim të aktivitetit përkatës të planit të punës për të përpunuar dhe shqyrtuar kuadrin e statistikave të rendit publik dhe të Policimit në Komunitet. Pas takimeve të mbajtura në nivel Komisariati Policie, dhe DVP në disa qarqe tw ndryshme, EMP pati mundësinë të diskutonte mbi kuadrin e statistikave të rendit publik dhe gjithashtu të mblidhte informacione dhe dokumente që lidhen me këtë fushë për shqyrtim të mëtejshëm. Janë mbajtur gjithashtu takime me strukturat përkatëse të rendit publik në DPPSH dhe është arritur një marrëveshje për të organizuar dy sesione seminaresh mbi ‘Kuadrin e Statistikave të Rendit Publik dhe të Policimit në Komunitet’ në bashkëpunim dhe koordinim me strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit. Gjatë sesionit të parë të seminarit, EMP u përqendrua në vlerësimin dhe konstatimet e tij mbi kuadrin e statistikave. Përfaqësuesit e PSH ndanë komentet dhe mendimet e tyre mbi vlerësimin dhe konstatimet e EMP dhe ranë dakord të vazhdojnë me sesionin e dytë të seminarit që do të mbahet në fillim të shtatorit 2025. Qëllimi i organizimit të seminareve është përmirësimi i kuadrit të statistikave të rendit publik në mënyrë që të mbështesë më shumë vendimmarrjen në nivel strategjik brenda organizatës policore.  

August 4, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna ne Familje – Durrës

Aktivitetet e Fundit

Shoqata “Gender, Paqe e Siguri”, zhvilloi më 23 korrik 2025 takimin e dytë me grupin e punës për zonën e Durrësit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga rajonet 1–4 dhe njësia administrative Rrashbull. Pjesë e takimit u bënë administratorë socialë, punonjës të mbrojtjes së fëmijëve, punonjës socialë pjesë e Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rasteve, punonjës të shërbimit psikosocial pranë qendrave shëndetësore, si dhe përfaqësues nga Prefektura. Fokus i takimit u bë diskutimi i rasteve konkrete me qëllim adresimin e nevojave, rritja e aksesit në shërbime për kategoritë vulnerabël, nevoja për qendra komunitare në çdo zone, roli dhe ngarkesa e Specialistëve të Policimit në Zonë në trajtimin e rasteve të dhunës. U theksua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe roli i Prefekturës si hallkë kyçe mes institucioneve vendore dhe qëndrore për adresimin e nevojave të komunitetit.  

July 25, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna ne Familje – Durrës

Aktivitetet e Fundit

Në kuadër të projektit “Forcimi i Bashkëpunimit dhe Ndërhyrjeve për Parandalimin dhe Adresimin e Dhunës në Familje”, Shoqata “Gender, Paqe e Siguri” organizoi një takim ndërgjegjësues me komunitetin e zonës së Rrashbullit, Durrës. Takimi u zhvillua pranë Qendrës Komunitare Multifunksionale Rrashbull, ku morën pjesë përfaqësues të Njësisë së Vlerësimit të Rasteve dhe Referimit të Nevojave (NjVNR), përfaqësues nga Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve, punonjëse të qendrës shendetësore, anëtarë të komunitetit. Diskutimet u fokusuan në rolet konkrete të secilit institucion në mbështetje të viktimave të dhunës, ku pjesëmarrësit patën mundësi të adresojnë pyetje dhe të marrin informacion të detajuar mbi shërbimet që ofrohen. Edhe pse Specialisti i Policimit në Komunitet nuk ishte i pranishëm, roli i policisë në trajtimin e rasteve të dhunës u diskutua dhe u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional. Ky aktivitet synon të forcojë ndërveprimin mes institucioneve dhe komunitetit për të ndërtuar një mjedis më të sigurt dhe mbështetës për të gjithë.  

July 22, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitete nga Skema e Granteve – Dhuna në familje – Shkodër

Aktivitetet e Fundit

Më datë 8 korrik 2025, “Gruaja tek Gruaja” zhvilloi një workshop me anëtarët e ekipit teknik të Mekanizmit të Referimit në Malësinë e Madhe, Shkodër. Gjatë takimit, përmes një ushtrimeve interaktive, u diskutuan sfidat dhe arritjet e gjashtëmujorit të parë të vitit 2025. Pjesëmarrësit trajtuan raste konkrete, duke theksuar bashkëpunimin efektiv me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, si dhe vështirësitë që lidhen me ndërrimin e shpeshtë të stafit dhe kërcënimet ndaj punonjësve nga palët e paditura në çështje gjyqësore mbi dhunën në familje. U vlerësua roli i rëndësishëm i strehëzës së emergjencës “Gruaja tek Gruaja” në Shkodër si një pikë e fortë e mbështetjes për viktimat e dhunës. Punonjësit shprehën se ka një rritje të dukshme të ndërgjegjësimit në komunitet dhe se gratë po raportojnë dhunën më shumë se më parë. Në fund të takimit, edhe si një rekomandim për punën në të ardhmen, u theksua se përmbushja e detyrave nga çdo aktor kontribuon në zgjidhjen e rasteve dhe në ofrimin e mbështetjes konkrete për viktimat e dhunës.  

July 14, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna në Familje– Fushë-Arrëz

Aktivitetet e Fundit

Më datë 09 korrik 2025, QSNNN organizoi një trajnim për stafin e bashkisë e Fushë-Arrëz në kuadër të Projektit “BESO: së Bashku Veprojmë për Sigurinë e komunitetit tonë!”. Ky aktivitet u zhvillua me pjesëmarrjen e stafit te Drejtorisë së Shërbimit Social të Bashkisë Fushe-Arrëz, Drejtorisë së Financës, Qendrës Komunitare Multifunksonale dhe Njësive Administrative. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte trainimi i stafit të bashkisë në mënyrë që të jenë të përgatitur për të identifikuar, raportuar dhe trajtuar rastet potenciale të dhunës në familje, duke përmirësuar kështu përgjigjen lokale ndaj çështjeve të sigurisë dhe mirëqenies së komunitetit.  

July 14, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna me bazë Gjinore – në Fushë-Arrëz

Aktivitetet e Fundit

Më datë 8 korrik 2025, QSNNN organizoi takimin e dytë me përfaqësues të komunitetit (gra dhe vajza) në Fushë-Arrëz në kuadër të Projektit Projekti “BESO: së Bashku Veprojmë për Sigurinë e komunitetit tonë!”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja e grave dhe vajzave me shërbimet policore dhe institucioneve të tjera vendore në lidhje me viktimat e dhunës me bazë gjinore si dhe masat parandaluese ndaj dhunës në familje. Aktiviteti synoi forcimin e marrëdhënieve mes komunitetit dhe policisë së shtetit duke inkurajuar dialogun, bashkëpunimin për sigurinë dhe ndjenjën e mbështetjes së ndërsjelltë.

July 14, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve –Dhuna në Familje dhe Policimi në Komunitet – Fier

Aktivitetet e Fundit

Më 4 Korrik 2025, në Njësinë Administrative Portëz, Fier, u zhvillua takimi informues dhe ndërgjegjësues me komunitetin në kuadër të projektit “Rritja e efiçencës dhe cilësisë së sherbimit nga  Policia e  Shtetit, aktorët lokal dhe komunitetit për viktimat e DHF dhe DHBGJ”, të zbatuar nga organizata Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (NCCS ). Në takim morën pjesë përfaqësues të Policisë së Shtetit, njësisë vendore, organizatave të shoqërisë civile dhe banorë të zonës. Diskutimet u përqendruan në dhunën në familje dhe atë me bazë gjinore, duke theksuar ndërhyrjen e hershme dhe rolin e Policisë në mbështetjen e viktimave. Pjesëmarrësit u informuan mbi mënyrat e raportimit, kuadrin ligjor dhe mekanizmat për trajtimin e rasteve të dhunës. U nënvizua nevoja për bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional, rritjen e besimit te qytetarët dhe sigurimin e shërbimeve mbështetëse si strehimi emergjent, ndihma juridike dhe mbështetja psikologjike. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Rritja e cilesise se sherbimit për viktimat e DHBGJ” që po zbatohet nga Shoqata QKSHK, grantmarrëse e raundit të parë të Skemës së Granteve.  

July 14, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna në Familje– Fushë-Arrëz

Aktivitetet e Fundit

Më datë 3 korrik, QSNNN organizoi takim me përfaqësues të komunitetit (gra dhe vajza) në Fushë-Arrëz në kuadër të Projektit Projekti “BESO: së Bashku Veprojmë për Sigurinë e Komunitetit tonë!”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte njohja e grave dhe vajzave me shërbimet policore dhe institucioneve të tjera vendore në lidhje me viktimat e dhunës me bazë gjinore si dhe masat parandaluese ndaj dhunës në familje. Aktiviteti synoi forcimin e marrëdhënieve mes komunitetit dhe policisë së shtetit duke inkurajuar dialogun, bashkëpunimin për sigurinë dhe ndjenjën e mbështetjes së ndërsjellë.  

July 9, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve –Dhuna në Familje dhe Policimi në Komunitet – Fier

Aktivitetet e Fundit

Një takim ndërgjegjësues u zhvillua në qershor me komunitetin në Njësinë Administrative Mbrostar, Fier nga stafi i organizatës QKSHK/NCCS (Qendra Kombëtare për Shërbimet Komunitare). Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të Policisë së Shtetit, punonjës të Njësisë Administrative, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe anëtarë të komunitetit. Takimi kishte në fokus diskutimin e problematikave që lidhen me dhunën në familje dhe dhunën me bazë gjinore, si dhe rolin e policisë në komunitet për identifikimin, parandalimin dhe mbrojtjen në rastet e dhunës. Të pranishmit u informuan mbi procedurat e raportimit dhe rolin e mekanizmave të referimit për viktimat, me theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional. Gjatë diskutimit u ndanë raste konkrete dhe shqetësime që lidhen me mungesën e raportimit për shkak të pasigurisë apo mungesës së informacionit, si dhe u theksua rëndësia e ndërhyrjes së hershme parandaluese nga ana e policisë dhe institucioneve të tjera vendore. Takimi evidentoi domosdoshmërinë për zgjerimin e shërbimeve mbështetëse për viktimat, përfshirë strehimin emergjent, ndihmën ligjore falas dhe mbështetjen psikologjike. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Rritja e cilesise se sherbimit për viktimat e DHBGJ” që po zbatohet nga Shoqata QKSHK, grantmarrëse e raundit të parë të Skemës së Granteve.  

July 3, 2025 / 0 Comments
read more

Posts pagination

Previous 1 … 10 11 12 … 19 Next
Facebook-f X-twitter Instagram

Misioni

Rritja e kapaciteteve parandaluese të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë publike nëpërmjet zbatimit të parimeve të policimit me fokus komunitetin.

Zhvillimi i mëtejshëm i partneriteteve midis organizatës së policisë dhe komuniteteve të ndryshme duke rritur besimin te policia dhe qytetarët dhe duke krijuar komunitete më të sigurta.

Të sigurohet që shoqëria civile shqiptare të ketë qasje më të madhe në një sistem policor të sigurt ligjor dhe efikas, i cili është nën kontrollin civil si edhe i nënshtrohet monitorimit civil.

Kontakt

Adresa: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Ndërtesa. 61, Hyrja.5, Kati 5, Ap. 15 (Pallati ngjitur me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme), Tiranë, Shqipëri

Email: in**@********ct.al

Tel: +355 682007997

© 2024. “Strengthening Community Policing in Albania”.  All rights reserved