• Kreu
  • Rreth SCPA
    • Ekipi i Menaxhimit te Programit
    • Historiku
  • Komponentet e Programit
  • Materiale/Publikime
    • Bulletini Informativ
    • Materiale Promocionale/Artikuj Vizibiliteti
    • Raporte
  • Aktivitetet
  • Arkiva
  • Mundësi
    • Mundësi Punësimi
    • Skema e Granteve
  • Galeri
  • Kontakt
  • Shqip
  • English
  • Kreu
  • Rreth SCPA
    • Ekipi i Menaxhimit te Programit
    • Historiku
  • Komponentet e Programit
  • Materiale/Publikime
    • Bulletini Informativ
    • Materiale Promocionale/Artikuj Vizibiliteti
    • Raporte
  • Aktivitetet
  • Arkiva
  • Mundësi
    • Mundësi Punësimi
    • Skema e Granteve
  • Galeri
  • Kontakt
  • Shqip
  • English
Facebook-f X-twitter Instagram

Aktivitet nga Skema e Granteve – Aktivitet Ndërgjegjësues për Sigurinë Rrugore në Shkodër

Aktivitetet e Fundit

Më datë 25 mars 2025, në qytetin e Shkodrës u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues në lidhje me sigurinë rrugore në kuadër te projektit “Shko Jetë” i organizatës grantmarrëse EKO Mendje. Aktivistët dolën në terren me jelekët e gjelbër, tabela sinjalistike, kone rrugore dhe broshura informuese për të ndërgjegjësuar dhe sensibilizuar qytetarët mbi rregullat e lëvizshmërisë së sigurt në qytet. Aktiviteti pati shumë interes nga këmbësorët, pedaluesit dhe drejtuesit e makinave. Gjithashtu mediat lokale e pasqyruan këtë aktivitet si një nisëm të rëndësishme për rritjen e sigurisë rrugore dhe evitimit të trafikut në qytet.  

April 1, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitete nga Skema e Granteve – Bashkia Fier

Aktivitetet e Fundit

Më datë 26 mars 2025, Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare, grantmarrëse e raundit të parë të Skemës së Granteve, organizoi takimin hapës të projektit “Rritja e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit nga Policia e Shtetit, aktorët lokalë dhe komuniteti për viktimat e Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore”. Ky aktivitet u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve lokale, shërbimeve sociale, dhe aktorëve të tjerë lokalë, si dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit, shoqërisë civile, besimeve fetare, specialistëve të shërbimeve psiko-sociale në shkolla, administratorë dhe të rinj nga njësitë administrative Mbrostar, Cakran dhe Portez të Bashkisë Fier. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte njohja e pjesëmarrësve me objektivat dhe aktivitetet e projektit, rezultatet e pritshme dhe ndërhyrjet konkrete që do të realizohen në zonat përkatëse. Gjithashtu, ky aktivitet shërbeu si një mundësi për nxitjen e partneriteteve dhe bashkëpunimeve të ndryshme, të cilat janë të domosdoshme për realizimin e suksesshëm të këtij projekti.

March 28, 2025 / 0 Comments
read more

Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Aktivitetet e Fundit

Në datat 25-27 Mars 2025, Oficerët e Patrullës së Përgjithshme dhe personeli i Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Fier (Komisarietet e Policisë së Fierit dhe Mallakastrës) morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e DVP Fier.  Të trajnuarit gjatë trajnimit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunon me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofrojnë leksione ndërvepruese mbi luftën kundër esktremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.

March 28, 2025 / 0 Comments
read more

Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Komisariatet e Policisë Lushnjë dhe Divjakë

Aktivitetet e Fundit

Në datat 5-7 Mars 2025, Oficerët e Patrullës së Përgjithshme dhe personeli i Sallës së Komandës dhe Kontrollit të Komisariateve të Policisë së Lushnjës dhe Divjakës morën pjesë në trajnimin për Policimin në Komunitet të zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë. Të trajnuarit gjatë trajnimit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunon me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofrojnë leksione ndërvepruese mbi luftën kundër esktremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.  

March 18, 2025 / 0 Comments
read more

Konferenca e nivelit të lartë për ‘Policimin në Komunitet dhe Sigurinë në Komunitete’

Aktivitetet e Fundit

Më 12 mars 2024, Programi SCPA organizoi një konferencë të nivelit të lartë me temë “Policimi në Komunitet dhe Siguria në Komunitete” në bashkëpunim me përfituesit e tij kryesorë dhe dytësorë dhe palë të tjera të interesuara përkatëse. Në konferencë morën pjesë Ministri i Brendshëm Z. Ervin Hoxha, Zëvendës Ministrja e Brendshme znj. Romina Kuko, Zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit znj. Orjana Osmani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z. Ilir Proda, Z. Erik Illes, Shefi i Zhvillimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Ambasadën e Suedisë dhe Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA. Konferenca mblodhi së bashku palët e interesuara përgjegjëse dhe të përfshira në sigurimin e rendit dhe sigurisë publike për komunitetet. Gjithashtu, të pranishëm në konferencë ishin drejtues të lartë dhe/ose përfaqësues nga Policia e Shtetit, Akademia e Sigurisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Shoqata për Autonominë Vendore, Bashki të ndryshme, struktura të qeverisjes vendore, partnerë ndërkombëtarë, organizata të shoqërisë civile, OJF, Punonjës të Policisë për Punën dhe Edukimin me të Rinjtë dhe Oficerë të Sigurisë në Shkollave. Një përmbledhje e programit SCPA me fokus në aktivitetet, objektivat dhe prioritetet e tij u prezantua në konferencë nga z. Ansi Shundi, Drejtues i Ekipit të Programit SCPA. Gjatë konferencës palët përkatëse të interesuara theksuan rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në nivel qendror dhe lokal për të ofruar siguri për komunitetet në përgjithësi dhe në veçanti për të ofruar mjedise të sigurta për nxënësit në shkolla. Konferenca përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Qeverisë së Suedisë dhe Qeverisë së Shqipërisë lidhur me Fazën e Tretë të Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”.  

March 17, 2025 / 0 Comments
read more

Trajnim 5-ditor për personelin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale me temë “Forcimi i Integritetit dhe Përmirësimi i Vlerësimit të Performancës në Policinë e Shtetit”

Aktivitetet e Fundit

Ekpi i Menaxhimit të Programit SCPA së bashku me ekspertë të Ministrisë së Brendshme dhe ASPA (Shkolla Shqiptare e Administratës Publike) nisën një trajnim 5-ditor drejtuar personelit të Drejtorisë së Standardeve Profesionale (DSP) me temë “Forcimi i Integritetit dhe Përmirësimi i Vlerësimit të Performancës në Policinë e Shtetit”. z. Ansi Shundi, Drejtues i Ekipit të Programit SCPA dhe Drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale, z. Dhimitraq Ziu i uruan mirëseardhjen pjesëmarrësve në trajnim. Së bashku me lektorët ata ndanë pikëpamjet e tyre se si një trajnim i tillë mund të mbështesë personelin e DSP-së për të rritur kapacitetet e tyre dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre në përmbushjen e detyrave të tyre të përditshme në secilin sektor përkatës brenda DSP-së. Programi i trajnimit është hartuar për të forcuar kapacitetin e drejtorisë për të mbikëqyrur, vlerësuar dhe mbështetur në mënyrë efektive strukturat qendrore dhe vendore të policisë dhe përfshin module teorike dhe ushtrime praktike në grup. Ai u siguron pjesëmarrësve një kombinim të njohurive teorike, mjeteve praktike dhe parimeve etike të përshtatura për përgjegjësitë e tyre specifike. Theksi në zhvillimin e aftësive përfshin fusha të tilla si vlerësimi i performancës, menaxhimi i ankesave dhe procedurat disiplinore, të cilat të gjitha janë thelbësore për sigurimin e transparencës, drejtësisë dhe efikasitetit brenda kornizës së policisë. Lektorët në bashkëpunim me pjesëmarrësit në trajnim gjatë këtyre pesë ditëve do të fokusohen në shkëmbimin e praktikave më të mira dhe shkëmbimin e përvojave për tema dhe fusha të tilla si kuptimi i standardeve, kritereve dhe procedurave institucionale dhe individuale për vlerësimin e performancës; promovimi i standardeve etike individuale dhe institucionale për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien; rritjen e aftësive ndërpersonale dhe teknike për të përmirësuar inspektimet dhe menaxhimin e ankesave; vënia në zbatim e një qasje analitike dhe bashkëpunuese për të përmirësuar veprimet dhe performancën e DSP-së. Qasja gjithëpërfshirëse e trajnimit do të ndihmojë në fuqizimin e personelit të DSP-së për të adresuar sfidat komplekse, për të marrë vendime të informuara dhe për të zbatuar masa që rrisin performancën dhe reputacionin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.    

February 27, 2025 / Comments Off on Trajnim 5-ditor për personelin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale me temë “Forcimi i Integritetit dhe Përmirësimi i Vlerësimit të Performancës në Policinë e Shtetit”
read more

Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – DVP Tiranë

Aktivitetet e Fundit

Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA vijon të zhvillojë trajnimet mbi zbatimin e Policimit në Komunitet gjatë javës së 1-rë, 2 -të dhe 3-të të muajit shkurt 2025 në DVP Tiranë. Trajnimi treditor iu drejtua 75 Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme (OPP) dhe personelit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit (SKK) nga 7 Komisariatet e Policisë së DVP Tiranë dhe të Komisariatit të Policisë Krujë. Të trajnuarit gjatë trajnimit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunon me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofrojnë leksion ndërveprues mbi luftën kundër esktremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.  

February 25, 2025 / Comments Off on Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – DVP Tiranë
read more

Konferencë për Anketën Kombëtare të Kënaqësisë së Publikut ndaj Punës së Policisë

Aktivitetet e Fundit

Më 31 Janar 2025, Ministria e Brendshme e Shqipërisë organizoi një konferencë në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Sigurisë në Komunitet, me mbështetjen e programit Suedez SCPA. Gjatë këtij eventi u prezantuan rezultatet e Anketës së 6-të Kombëtare mbi Kënaqësinë e Publikut ndaj Punës së Policisë. Qëllimi i anketës ishte vlerësimi i perceptimeve të publikut për performancën e Policisë së Shtetit (PSH) në mbarë vendin, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi efektivitetin, profesionalizmin dhe qasjen e saj ndaj qytetarëve. Të dhënat e mbledhura evidentuan si pikat e forta, ashtu edhe fushat që kërkojnë përmirësim, duke ndihmuar PSH-në të përmirësojë cilësinë e shërbimit dhe të forcojë marrëdhëniet me komunitetin. Gjatë konferencës, Kryeministri z. Edi Rama, Ministri i Brendshëm z. Ervin Kuko dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z. Ilir Proda ndanë mendimet e tyre mbi rezultatet e anketës. Në këtë aktivitet morën pjesë gjithashtu përfaqësues të lartë nga Suedia, përfshirë Ambasadorin e Suedisë, Kreun e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Menaxheren e Programit SCPA nga Ambasada Suedeze. Në konferencë ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Komunitet, së bashku me drejtues të lartë të PSH-së dhe aktorë kryesorë në fushën e sigurisë. Anketa u realizua nga kompania IDRA, një kompani e specializuar për sondazhet e opinionit. Rezultatet e plota të anketës mund të aksesohen në këtë link: [Linku]  

February 10, 2025 / Comments Off on Konferencë për Anketën Kombëtare të Kënaqësisë së Publikut ndaj Punës së Policisë
read more

Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet

Aktivitetet e Fundit

Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA inicioi një seri trajnimesh për zbatimin e Policimit në Komunitet  në DVP Durrës për t’u shtrirë në total në 10 DVP të Policisë së Shtetit. Trajnimi i drejtohet Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme (OPP) dhe personelit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit (SKK). Ky trajnim kombinon si ushtrimet teorike ashtu edhe ato praktike si edhe punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementëve përkatës në rutinën e përditshme të punonjësve të Policisë së Shtetit. Gjatë këtij trajnimi, oficerët e PSH dhe EMP e Programit SCPA mund të diskutojnë dhe shkëmbejnë eksperiencë mbi detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të OPP dhe stafit të SKK, bashkëpunimin e policisë me komunitetin dhe strukturat e tjera të përfshira për të trajtuar dhe gjetur mënyra për të përmirësuar zbatimin e Policimit në Komunitet. Të trajnuarve u prezantohen situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punojnë në grup me synimin për të siguruar masa që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunite. Gjatë ushtrimeve të tilla, pjesëmarrësit kanë mundësinë të ndajnë përvojën e tyre, të diskutojnë dhe të japin zgjidhje për situatat e paraqitura. Përveç kësaj, ata janë në gjendje të marrin reagime nga EMP për trajtimin e situatës dhe zgjidhjet e ofruara prej tyre duke shkëmbyer përvojën dhe shkëmbimin e praktikave më të mira të organizatave të tjera policore të BE-së. Me realizimin e suksesshëm të trajnimit, oficerët e PSH rrisin njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e PK. Trajnimi i parë tre-ditor, i zhvilluar më 22-24 janar 2025, do të pasohet nga trajnime të tjera në DVP Durrës, Tiranë dhe Fier gjatë tremujorit të parë të vitit 2025.  

January 28, 2025 / Comments Off on Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet
read more

Trajinimi i NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë në Policinë e Shtetit

Aktivitetet e Fundit

Në kuadër të aktiviteteve të planit të punës së Programit SCPA, Koordinatori i EMP-së organizoi një seminar me temën “Përvojat dhe metodat efektive të realizimit të fushatave ndërgjegjësuese në shkolla” drejtuar Ndihmës Specialistëve të Policimit në Komunitet për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë në Policinë e Shtetit, i zhvilluar në datat 19 dhe 20 dhjetor 2024 në ambientet e Akademisë së Sigurisë. Ai u fokusua në analizën e punës së kryer nga NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë në drejtim të realizimit të fushatave ndërgjegjësuese në shkolla gjatë viteve 2023 – 2024 bazuar në komentet e Forumit online të NSPK dhe në diskutimet gjatë seminarit. Gjithashtu, seminari shërbeu për rigjallërimin e rolit të NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë dhe u fokusua në identifikimin e nevojave për trajnim të NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë të sapoemëruar në detyrë. Gjatë seminarit, Eksperti dhe Koordinatori i EMP të SCPA ndau dhe shkëmbeu përvojat me pjesëmarrësit për realizimin e suksesshëm të fushatave ndërgjegjësuese me të rinjtë në shkolla në përgjithësi dhe u fokusua veçanërisht në modulet e trajnimit për luftën kundër përdorimit të drogës. alkoolit dhe duhanit. Në fund të seminarit, pjesëmarrësve iu shpërndanë materialet e vizibilitetit/fletushka të prodhuara nga Programi SCPA për modulet e lartpërmendura të trajnimit për t’u shpërndarë nëpër shkolla gjatë periudhës Janar – Mars 2025 me qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve për këto tematika specifike. U ra dakord që në përfundim të fushatave ndërgjegjësuese të kryhet një analizë e punës së NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë duke u fokusuar në prioritetet, problemtaikat dhe sfidat e hasura gjatë fushatave të ndërgjegjësimit e punës së tyre të përditshme.

December 24, 2024 / Comments Off on Trajinimi i NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë në Policinë e Shtetit
read more

Posts pagination

Previous 1 … 16 17 18 Next
Facebook-f X-twitter Instagram

Misioni

Rritja e kapaciteteve parandaluese të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë publike nëpërmjet zbatimit të parimeve të policimit me fokus komunitetin.

Zhvillimi i mëtejshëm i partneriteteve midis organizatës së policisë dhe komuniteteve të ndryshme duke rritur besimin te policia dhe qytetarët dhe duke krijuar komunitete më të sigurta.

Të sigurohet që shoqëria civile shqiptare të ketë qasje më të madhe në një sistem policor të sigurt ligjor dhe efikas, i cili është nën kontrollin civil si edhe i nënshtrohet monitorimit civil.

Kontakt

Adresa: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Ndërtesa. 61, Hyrja.5, Kati 5, Ap. 15 (Pallati ngjitur me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme), Tiranë, Shqipëri

Email: in**@********ct.al

Tel: +355 682007997

© 2024. “Strengthening Community Policing in Albania”.  All rights reserved