• Kreu
  • Rreth SCPA
    • Ekipi i Menaxhimit te Programit
    • Historiku
  • Komponentet e Programit
  • Materiale/Publikime
    • Bulletini Informativ
    • Materiale Promocionale/Artikuj Vizibiliteti
    • Raporte
  • Aktivitetet
  • Arkiva
  • Mundësi
    • Mundësi Punësimi
    • Skema e Granteve
  • Galeri
  • Kontakt
  • Shqip
  • English
  • Kreu
  • Rreth SCPA
    • Ekipi i Menaxhimit te Programit
    • Historiku
  • Komponentet e Programit
  • Materiale/Publikime
    • Bulletini Informativ
    • Materiale Promocionale/Artikuj Vizibiliteti
    • Raporte
  • Aktivitetet
  • Arkiva
  • Mundësi
    • Mundësi Punësimi
    • Skema e Granteve
  • Galeri
  • Kontakt
  • Shqip
  • English
Facebook-f X-twitter Instagram

Aktivitet nga Skema e Granteve – Menaxhimi i Rasteve të Dhunës – Durrës

Aktivitetet e Fundit

Shoqata “Gender, Paqe dhe Siguri” zhvilloi në datën 26 Shtator takimin ndërgjegjësues  të rradhës me të rinjtë e gjimnazit në Manëz. Gjatë këtij aktiviteti u diskutua mbi disa nga problematikat që shqetësojnë komunitetin, me fokus të veçantë tek dhuna si dhe roli i policisë në menaxhimin e rasteve të dhunës. Të rinjtë u informuan mbi mënyrat e identifikimit të sinjaleve të dhunës, si dhe mbi institucionet përkatëse ku mund të raportohet ajo, jo vetëm në rastet e dhunës brenda familjes dhe asaj me bazë gjinore, por edhe ndërmjet bashkëmoshatarëve. Një vëmendje e veçantë iu kushtua ndarjes së informacionit ligjor të përshtatur për moshën e të rinjve.  

October 1, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Dhuna në familje – Shkodër

Aktivitetet e Fundit

Më 24 shtator 2025, në Shkodër, u zhvillua një takim i Ekipit Teknik Ndërdisiplinor të Mekanizmit të Koordinuar të Referimit, organizuar nga “Gruaja te Gruaja” në kuadër të Skemës së Granteve të programit SCPA. Takimi kishte për qëllim adresimin e sfidave që lidhen me trajtimin e rasteve të dhunës dhe mbrojtjen e grupeve vulnerabël në komunitet. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve anëtare të MKR-së si Zyra Vendore Arsimore, Drejtoria Rajonale e Shërbimit Shëndetësor, Drejtoria Vendore e Policisë, Drejtoria Rajonale e Punësimit Shkodër, Shërbimi Social Shtetëror,  organizatat joqeveritare, qendra e kurseve profesionale si dhe koordinatorja vendore pranë bashkisë Shkodër. Gjatë diskutimeve u evidentuan një sërë sfidash, ku ndër më kryesoret ishin mungesa e buxhetit për shërbimet sociale, kapacitetet e kufizuara të strehimit për viktimat e dhunës, vështirësitë në zbatimin e takimeve prind–fëmijë dhe mungesa e mbështetjes për shëndetin mendor. U ngritën gjithashtu shqetësime për njëanshmëri në përpilimin e raporteve të vlerësimit të riskut si dhe për vendime gjyqësore të cilat shpesh cënojnë procesin e mbrojtjes së viktimave. Në përfundim, pjesëmarrësit theksuan nevojën për rritjen e mbështetjes financiare, standardizimin e procedurave në nivel lokal dhe kombëtar, si dhe forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve. Rekomandimet e dala nga ky takim pritet të kontribuojnë në përmirësimin e funksionimit të Mekanizmit dhe ofrimin e një mbështetjeje më efektive për individët dhe familjet në nevojë.  

October 1, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Rrugore – Durrës

Aktivitetet e Fundit

Më 24 Shtator 2025, Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes organizoi sesionin ndërgjegjësues me nxënësit e Kolegjit ‘Turgut Ozal’ në Durrës, si pjesë e projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”. Nxënësit fillimisht morën informacion teorik në klasë, e më pas morën pjesë me shumë energji dhe kuriozitet në një demonstrim konkret të pasojave të aksidenteve rrugore përmes makinës stimuluese. Me mbështetjen e ekspertëve të sigurisë dhe përfaqësuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, si dhe stafin e shkollës, të rinjtë reflektuan mbi sjelljet e tyre dhe rolin që secili ka për të parandaluar rreziqet. Aktiviteti synoi t’i japë zë të rinjve në promovimin e një kulture qarkullimi më të ndërgjegjshme dhe më të përgjegjshme, një përvojë që i bëri të reflektojnë thellë. Për disa ishte një emocion i fortë, për të tjerë një mësim i paharrueshëm. “Nuk e kisha menduar kurrë se si ndihesh kur je në një aksident, edhe pse ishte simulim, ishte një thirrje për kujdes.” – shprehet një nga nxënësit pjesëmarrës.    

October 1, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria në Shkolla – Durrës

Aktivitetet e Fundit

Në datën 26 Shtator 2025, në kuadër të Skemës së Granteve u organizua një takim me nxënësit në shkollën e mesme “16 Shtatori” Shijak. Së bashku me stafin dhe drejtuesit e shkollës dhe punonjësit e Komisariatit të Policisë Shijak, takimi u realizua në formatin e prezantimit dhe diskutimit të hapur mbi paketën e sigurisë dhe mënyrat për përmirësimin e mekanizmit të komunikimit dhe reagimit në rastet që lidhen me sigurinë në shkolla. Në takim morën pjesë rreth 50 nxënës, të cilët kontribuan me pyetje dhe ide mbi mënyrën se si mund të përmirësohet siguria në ambientet shkollore dhe në komunitet. Gjatë diskutimit u fol mbi çështjen e sigurisë në shkolla dhe policimin në komunitet, duke nxitur reflektim dhe ndërgjegjësim te nxënësit për rolin e tyre në parandalimin e incidenteve. Gjithashtu u prezantuan praktika bashkëpunimi ndërmjet shkollave dhe strukturave të rendit për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt dhe bashkëpunues. Ky aktivitet u zhvillua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Mekanizmave Vendore për Përmirësimin e Bashkëpunimit dhe Sigurisë Publike në Qarkun Durrës” që po zbatohet nga Qendra për Zhvillimin dhe Iniciativa Sociale.  

October 1, 2025 / 0 Comments
read more

Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Aktivitetet e Fundit

Më 24-26 shtator 2025, grupi i dytë i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe personelit të  Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Berat morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e DVP Berat. Gjatë këtij trajnimi të trajnuarit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.  

September 29, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Rrugore – Pukë

Aktivitetet e Fundit

Më 22 shtator 2025 “Gruaja Verilindore e pa Punë” organizoi në Pukë marshimin për sensibilizimin e ndërgjegjësimin e nxënësve të shkollave dhe të komunitetit mbirespektimin e rregullave të qarkullimit të trafikut dhe sigurisë rrugore. Nxënësit marshuan në qytet me pankarta e mjete të tjera sensibilizuese për sigurinë rrugore dhe bashkëpunimin e konsolidimin e partneriteteve ndërmjet policisë, shkollave, institucioneve vendore dhe komuniteteve duke pasur në fokus rininë, si iniciativa në fushën e sigurisë në trafikun rrugor dhe sigurisë në komunitet në përgjithësi. Në këtë aktivitet u bënë pjesëmarrës përfaqësues nga pushteti vendor, nënkryetari i bashkisë Pukë, drejtoresha e Zyrës Vendore Arsimore, përfaqësues të policisë dhe të sektorit të policimit në komunitet, pjesëtarë të komunitetit etj, Nga përfaqësuesit e institucioneve pjesëmarrës në aktivitet, u shpërndajnë mesazhe për bashkëpunimin ndërsektorial dhe sigurinë në komunitet.  

September 29, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Parandalimi i Dhunës në Familje – Durrës

Aktivitetet e Fundit

Në ambientet e Shoqatës “Gender, Paqe e Siguri”, u zhvillua më 22 shtator 2025 takimi i rradhës me grupet e punës të ngritura në kuadër të projektit “Forcimi i Bashkëpunimit dhe Ndërhyrjeve për Parandalimin dhe Adresimin e Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore përmes funksionimit të Mekanizmave Lokale dhe Policimit në Komunitet”, pjesë e Skemës së Granteve – Raundi 1. Në takim ishin prezentë përfaqësues të institucioneve vendore  shërbim – ofruese të njësive administrative 4,5,6 të qytetit të Durrësit, si Specialistë Policimit në Zonë (SPZ), punonjës social të Njësisë së Vlerësimit të Nevojave dhe Referimit të Rasteve, staf mjekësor e psikologë të qendrave shëndetësore, punonjës të Njësisë të Mbrojtjes së Fëmijëve, staf nga Qendrat Komunitare. Rëndësi gjatë diskutimeve në takim mori çështja e strehimit të viktimave të dhunës, ngërçet dhe sfidat e hasura në këtë drejtim, si dhe rëndësia e rritjes së përfshirjes së grave në rradhët e Policisë. Ky takim, përveç se krijoi mundësinë e diskutimit të nevojave dhe problematikave në menaxhimin e rasteve, shërbeu edhe si një urë lidhëse dhe mundësi bashkëpunimi mes aktorëve, si dhe ndërgjegjësimin në komunitet.  

September 24, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve – Siguria Rrugore – Durrës

Aktivitetet e Fundit

Më 18 Shtator 2025, Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes organizoi një sesion ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës së mesme “Jan Kukuzeli” në Durrës, si pjesë e projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”. Mbi 40 nxënës morën informacion teorik mbi rregullat e trafikut rrugor në klasë, e më pas morën pjesë në një demonstrim konkret të pasojave të aksidenteve rrugore përmes makinës stimuluese, e cila shërbeu si pikënisje për diskutime të hapura mbi sigurinë në rrugë. Me mbështetjen e ekspertëve të sigurisë dhe përfaqësuesve të Drejtorisë Vendore të Policisë së Durrësit, si dhe stafit e shkollës, të rinjtë reflektuan mbi sjelljet e tyre dhe rolin që secili ka për të parandaluar rreziqet. Aktiviteti synoi t’i japë zë të rinjve në promovimin e një kulture qarkullimi më të ndërgjegjshme dhe më të përgjegjshme. Një prej nxënësve tha: “Ishte si një këmbanë që të zgjon dhe të thotë: kujdes, një gabim i vogël mund të të rrezikojë jetën.”  

September 24, 2025 / 0 Comments
read more

Aktivitet nga Skema e Granteve –Dhuna me Bazë Gjinore – Elbasan

Aktivitetet e Fundit

Forumi i Gruas Elbasan, më 18 Shtator 2025,  në kuadër të projektit “Partneriteti mes Policisë së Shtetit, aktorëve lokal dhe komunitetit në lidhje me Dhunën me Bazë Gjinore, në qarkun e Elbasanit”, mblodhi në një takim ndërgjegjësimi pjesëmarrës nga komuniteti dhe institucionet vendore në Bashkinë Belsh. Në takim, krahas përfaqësuesve nga komuniteti, ishin të pranishëm edhe Specialistë të Policimit në Komunitet, koordinatorja e dhunës pranë bashkisë Belsh, punonjësja e Nësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve, përfaqësues nga Njësitë Administrative, kryepleq të fshatrave dhe oficerë të sigurisë në shkolla. Në këtë takim u diskutua për rolin e e policisë në garantimin e sigurisë publike, bashkëpunimin me komunitetin, rolin e institucioneve publike të pushtetit vendor, sfidat, problemet si dhe rëndësia e marrjes së përgjegjësisë nga të gjitha palët për një rend dhe siguri më të mirë.  

September 23, 2025 / 0 Comments
read more

Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Aktivitetet e Fundit

Më 17-19 shtator 2025, Oficerët e Patrullës së Përgjithshme dhe personeli i Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Berat morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e DVP Berat. Gjatë këtij trajnimi të trajnuarit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Vëmendje e veçantë iu kushtua trajtimit të rasteve të Dhunës në Familje si në aspektin teorik ashtu edhe atë praktik. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunoi me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofruan  leksione ndërvepruese mbi luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.  

September 23, 2025 / 0 Comments
read more

Posts pagination

Previous 1 … 7 8 9 … 15 Next
Facebook-f X-twitter Instagram

Misioni

Rritja e kapaciteteve parandaluese të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë publike nëpërmjet zbatimit të parimeve të policimit me fokus komunitetin.

Zhvillimi i mëtejshëm i partneriteteve midis organizatës së policisë dhe komuniteteve të ndryshme duke rritur besimin te policia dhe qytetarët dhe duke krijuar komunitete më të sigurta.

Të sigurohet që shoqëria civile shqiptare të ketë qasje më të madhe në një sistem policor të sigurt ligjor dhe efikas, i cili është nën kontrollin civil si edhe i nënshtrohet monitorimit civil.

Kontakt

Adresa: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Ndërtesa. 61, Hyrja.5, Kati 5, Ap. 15 (Pallati ngjitur me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme), Tiranë, Shqipëri

Email: in**@********ct.al

Tel: +355 682007997

© 2024. “Strengthening Community Policing in Albania”.  All rights reserved