• Kreu
  • Rreth SCPA
    • Ekipi i Menaxhimit te Programit
    • Historiku
  • Komponentet e Programit
  • Materiale/Publikime
    • Bulletini Informativ
    • Materiale Promocionale/Artikuj Vizibiliteti
    • Raporte
  • Aktivitetet
  • Arkiva
  • Mundësi
    • Mundësi Punësimi
    • Skema e Granteve
  • Galeri
  • Kontakt
  • Shqip
  • English
  • Kreu
  • Rreth SCPA
    • Ekipi i Menaxhimit te Programit
    • Historiku
  • Komponentet e Programit
  • Materiale/Publikime
    • Bulletini Informativ
    • Materiale Promocionale/Artikuj Vizibiliteti
    • Raporte
  • Aktivitetet
  • Arkiva
  • Mundësi
    • Mundësi Punësimi
    • Skema e Granteve
  • Galeri
  • Kontakt
  • Shqip
  • English
Facebook-f X-twitter Instagram

Roli i Policimit ne Komunitet si parandalues i krimit dhe ngjarjeve me natyrë kriminale

Studime

Përse policimi në komunitet është i rëndësishëm për popullsinë dhe në veçanti për të rinjtë? Duke qenë një model i ndryshimit organizativ dhe institucional i pranuar në shumicën e vendeve Europiane që kontribuon në përmirësimin e dukshëm të shërbimeve të kryera nga Ministria e Brendshme, Policimi në Komunitet përfaqëson një koncept dhe një medoel modernizimi që ka si objektiv përqasjen e policisë në nevojat e komunitetit. Shiko dokumentin

October 28, 2024 / Comments Off on Roli i Policimit ne Komunitet si parandalues i krimit dhe ngjarjeve me natyrë kriminale
read more

MANUAL PËR POLICIMIN NË KOMUNITET

Studime

Policimi i orientuar nga komuniteti (në vijim, policimi në komunitet), në thelb, është një bashkëpunim ndërmjet policisë dhe komunitetit, për të identifikuar dhe zgjidhur problemet e sigurisë së përbashkët. Në këtë paradigmë, policia nuk është “ruajtësi” i vetëm i ligjit dhe rendit, të gjithë anëtarët e komunitetit supozohet të bëhen aleatë aktivë në përpjekje për të rritur sigurinë dhe përmirësuar cilësinë e jetës. Shiko dokumentin

October 28, 2024 / Comments Off on MANUAL PËR POLICIMIN NË KOMUNITET
read more

MANUAL SI T’I PERGJIGJEMI DHUNES NE FAMILJE

Studime

ME FOKUS TË VEÇANTË POLICINË E SHTETIT SHQIPTAR NË BAZË TË LIGJIT PËR MASA NDAJ DHUNËS NË MARRËDHËNIET FAMILJARE DHE KODIT PENAL. Ky manual u realizua nga Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim, në kuadër të projektit “Mbështetja e Qeverisë Suedeze ndaj Ministrisë së Brendshme/Policisë së Shtetit Shqiptar për Policimin në Komunitet. Ky projekt u fi nancua nga SIDA dhe vihet në zbatim nga SIPU në kuadër të Programit “Mbështetja e Qeverisë Suedeze ndaj Ministrisë së Brendshme/Policisë së Shtetit Shqiptar për Policimin në Komunitet”. Shiko dokumentin

October 28, 2024 / Comments Off on MANUAL SI T’I PERGJIGJEMI DHUNES NE FAMILJE
read more

MANUALI I NDIHMËS SPECIALISTIT SPZ

Studime

Punonjësit e policisë gjatë përmbushjes së detyrave funksionale duhet të tregojnë nivelin më të lartë të etikës, integritetit dhe profesionalizmit, duke u bazuar në aktet ligjore, nënligjore dhe procedurat standarde të punës që normojnë punën dhe aktivitetin e Policisë së Shtetit. Zbatimi dhe demonstrimi praktik i standardeve etike dhe profesionale nga çdo punonjës policie gjatë kryerjes së detyrave, kontribuon në rritjen e përformancës së organizatës së Policisë së Shtetit, si dhe në forcimin e bashkëpunimit dhe besimit reciprok polici – komunitet. Shiko dokumentin

October 28, 2024 / Comments Off on MANUALI I NDIHMËS SPECIALISTIT SPZ
read more

Kapacitetet dhe efektiviteti i programit të policimit në komunitet të Policisë së Shtetit

Studime

Zhvillimi i partneritete efektive pune me pushtetin lokal, qeverinë qendrore, OJF-të dhe komunitetet me fokus partneritetin me të rinjtë. Ky studim adreson kapacitetet dhe efektivitetin e PSH në lidhje me policimin në komunitet dhe eksploron çështje që kanë të bëjnë me partneritetin e PSh me pushtetin lokal dhe qendror, me shoqërinë civile dhe grupet e interesit dhe me fokus të veçantë partneritetin me të rinjtë, opinionet dhe qëndrimet e tyre. Shiko dokumentin

October 28, 2024 / Comments Off on Kapacitetet dhe efektiviteti i programit të policimit në komunitet të Policisë së Shtetit
read more

SISTEMI I MATJES SË SIGURISË NË KOMUNITET – Qershor 2014

Studime

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Shqipërisë ka nisur që në Qershor 2013, një program reforme, me qëllim që të rrisë efikasitetin e Policisë së Shtetit, efektivitetin dhe përputhshmërinë me ligjin dhe praktikat më të mira, duke treguar një interes të konsiderueshëm mbi policimin në komunitet. Shiko dokumentin.

October 24, 2024 / Comments Off on SISTEMI I MATJES SË SIGURISË NË KOMUNITET – Qershor 2014
read more

STUDIMI I SISTEMIT TË MATJES SË SIGURISË NË KOMUNITET- Qershor 2015

Studime

Në përputhje me Strategjinë Suedeze për bashkëpunim për zhvillimin e Shqipërisë për periudhën janar 2009-dhjetor 2012, Qeveria Suedeze po mbështet Qeverinë Shqiptare dhe qytetarët e saj për të arritur rezultate pozitive për të “Siguruar se shoqëria civile në Shqipëri ka akses më të madh në një sistem policor më të sigurt ligjërisht dhe më efiçient, i cili është nën kontrollin e qytetarëve dhe është subjekt monitorimi prej tyre”. Shiko dokumentin

October 24, 2024 / Comments Off on STUDIMI I SISTEMIT TË MATJES SË SIGURISË NË KOMUNITET- Qershor 2015
read more

RAPORT: “VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT TË STRUKTURAVE KUNDËR DHUNËS NË FAMILJE NË POLICINË E SHTETIT, SI PJESË E MEKANIZMIT TË REFERIMIT DHE TRAJTIMIT TË RASTEVE TË DHUNËS NË MARRDHËNIET FAMILJARE”

Raporte

Ky raport vlerësimi u hartua për t’u ardhur në ndihmë punonjësve të Policisë së Shtetit Shqiptar në kuadër të hapave që do të ndërmarrin për aplikimin e filozofisë së policimit në komunitet, si një strukturë ndihmëse edhe për trajtimin e rasteve të dhunës në marrdhëniet familjare, në vijim të përgjegjësive që ka Policia e Shtetit si antare e Mekanizmit të Referimit dhe trajtimit të këtyre rasteve…. Shiko dokumentin.

October 24, 2024 / Comments Off on RAPORT: “VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT TË STRUKTURAVE KUNDËR DHUNËS NË FAMILJE NË POLICINË E SHTETIT, SI PJESË E MEKANIZMIT TË REFERIMIT DHE TRAJTIMIT TË RASTEVE TË DHUNËS NË MARRDHËNIET FAMILJARE”
read more

RAPORT I STUDIMIT BAZË MBI DHUNËN NË FAMILJE DHE POLICINË E SHTETIT SHQIPTAR

Studime

Dhuna në familje është një fenomen mbarëbotëror, i cili ndikon negativisht në integritetin fizik, psikologjik, ekonomik dhe social, sidomos të pjesës më të ndjeshme të shoqërisë: grave, fëmijëve dhe të moshuarve. Ky fenomen, i cili shkaktohet nga faktorë të ndryshëm, si: ndikimi kulturor me rrënjë të thella në traditat e vjetra patriarkale, situatat jetësore jo të shëndosha, diskriminimi gjinor, papunësia, kontrolli ndërbreznor në familje etj.; përbën një shqetësim në rritje për shoqërinë shqiptare, qeverinë dhe shoqatat civile, si dhe donatorët e huaj të cilët operojnë në vend. Shiko dokumentin

October 23, 2024 / Comments Off on RAPORT I STUDIMIT BAZË MBI DHUNËN NË FAMILJE DHE POLICINË E SHTETIT SHQIPTAR
read more

ANKETIM MBI NIVELIN E KENAQESISE ME SHERBIMET POLICORE

Anketa/Sondazhe

Objektivat e Anketes • Matja e nivelit te kenaqesise se qytetareve me sherbimet e policise se shtetit. • Impakti i aktivitetit te policise mbi jeten e perditshme te qytetareve Shiko dokumentin

October 23, 2024 / Comments Off on ANKETIM MBI NIVELIN E KENAQESISE ME SHERBIMET POLICORE
read more

Posts pagination

Previous 1 … 17 18 19 Next
Facebook-f X-twitter Instagram

Misioni

Rritja e kapaciteteve parandaluese të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë publike nëpërmjet zbatimit të parimeve të policimit me fokus komunitetin.

Zhvillimi i mëtejshëm i partneriteteve midis organizatës së policisë dhe komuniteteve të ndryshme duke rritur besimin te policia dhe qytetarët dhe duke krijuar komunitete më të sigurta.

Të sigurohet që shoqëria civile shqiptare të ketë qasje më të madhe në një sistem policor të sigurt ligjor dhe efikas, i cili është nën kontrollin civil si edhe i nënshtrohet monitorimit civil.

Kontakt

Adresa: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Ndërtesa. 61, Hyrja.5, Kati 5, Ap. 15 (Pallati ngjitur me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme), Tiranë, Shqipëri

Email: in**@********ct.al

Tel: +355 682007997

© 2024. “Strengthening Community Policing in Albania”.  All rights reserved