• Kreu
  • Rreth SCPA
    • Ekipi i Menaxhimit te Programit
    • Historiku
  • Komponentet e Programit
  • Materiale/Publikime
    • Bulletini Informativ
    • Materiale Promocionale/Artikuj Vizibiliteti
    • Raporte
  • Aktivitetet
  • Arkiva
  • Mundësi
    • Mundësi Punësimi
    • Skema e Granteve
  • Galeri
  • Kontakt
  • Shqip
  • English
  • Kreu
  • Rreth SCPA
    • Ekipi i Menaxhimit te Programit
    • Historiku
  • Komponentet e Programit
  • Materiale/Publikime
    • Bulletini Informativ
    • Materiale Promocionale/Artikuj Vizibiliteti
    • Raporte
  • Aktivitetet
  • Arkiva
  • Mundësi
    • Mundësi Punësimi
    • Skema e Granteve
  • Galeri
  • Kontakt
  • Shqip
  • English
Facebook-f X-twitter Instagram

Takim koordinues në Qarkun Elbasan për Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike

Aktivitetet e Fundit

Drejtuesi i Ekipit të Programit z. Ansi Shundi dhe Eksperti për Monitorimin dhe Vlerësimin zj. Eldisa Zhebo, morën pjesë në takimin e inicuar nga Ministria e Brendshme dhe të organizuar më 18 nëntor 2024, në ambientet e Prefekturës së Qarkut Elbasan. Ky takim u organizua në kuadër të miratimit të VKM-së për Komisionet Vendore të Sigurisë Publike (KVSP), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Brendshme, Prefektit të Qarkut Elbasan, përfaqësuesve të bashkive dhe komisariateve të policisë, Programit SCPA dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Pas një bashkëpunimi dhe mbështetje për më shumë se 8 vitesh për organizimin dhe funksionimin e KVSP-ve, Programi SCPA dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përgëzuan miratimin e VKM-së për KVSP-të. Në këtë kuadër ka nisur një round takimesh në të gjithë Qarqet për të theksuar rëndësine e ngritjes së KVSP- ve. Në bashkitë ku KVSP ka qenë funksionale tashmë ekziston edhe nje bazë ligjore ndërsa në ato bashki në të cilat nuk kanë ekzistuar është e detyrueshme të ngrihen KVSP-të brenda 3 muajve nga miratimi i VKM-së. Jo pa qellim ky takim organizohet në Elbasan duke patur parasysh përvojat e sukseshme të KVSP-ve në bashkitë Elbasan, Cërrik apo Belsh. Programi SCPA ritheksoi mbështetjen që do vazhdojë të ofrojë për KVSP-të si edhe për rendin dhe sigurinë në këtë qark. Në përfundim të takimit përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme dhe Prefekturës së Qarkut Elbasan shprehën vlerësimin për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme të ofruar nga partnerët ndërkombëtarë dhe interesin për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi të dobishëm.           

November 21, 2024 / Comments Off on Takim koordinues në Qarkun Elbasan për Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike
read more

Takim i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me përfaqësues të Ambasadës Suedeze dhe të Programit SCPA ’Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri

Aktivitetet e Fundit

Më 6 Nëntor 2024, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda zhvilloi një takim me znj. Linda Gjermani, Oficere e Programit pranë Ambasadës së Suedisë dhe z. Ansi Shundi, drejtues i ekipit të Programit SCPA për Policimin në Komunitet në Shqipëri. Z. Proda vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë Suedeze dhe ndihmën e ofruar. Qeveria Suedeze, nëpërmjet programeve të financuara në vite, është një ndër bashkëpunëtoret kryesore të Policisë së Shtetit, veçanërisht në fushën e policimit në komunitet. Policia Shqiptare ka përfituar nga praktikat e mira të zbatuara dhe nga investimet e zhvilluara në kuadër të projekteve, të cilat kanë ndikuar si në infrastrukturën e policisë, ashtu edhe në paisjet e ofruara. Drejtori theksoi edhe rolin e rëndësishëm të parandalimit në krijimin e komuniteteve të sigurta dhe rëndësinë e rritjes së besimit të qytetarëve në punën e policisë, fusha ku programet e financuara nga qeveria Suedeze kanë qenë të përfshira. Nga ana e Ambasadës Suedeze, Znj. Gjermani theksoi bashkëpunimin e frytshëm dhe partneritetin e krijuar me Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera përfituese të Programit të Policimit në Komunitet dhe rezultatet e prekshme të arritura nga ky bashkëpunim. Ajo informoi drejtuesit e PSH-së se krahas Programit SCPA, Ambasada Suedeze synon të financojë një tjetër projekt si një bashkëpunim dypalësh mes Policisë Suedeze dhe Policisë së Shtetit, të fokusuar në rritjen e aftësive për hetimin në vendngjarje dhe policinë shkencore dhe në çështjet e lidhura me dhunën seksuale dhe me bazë gjinore. Ky projekt i dytë parashikohet të fillojë në fillim të vitit 2025. Drejtuesi i Ekipit të Programit SCPA z. Shundi informoi mbi aktivietet e zhvilluara në fazën e tretë të programit, i cili ka filluar në korrik 2024. Fokusi i programit do të jetë në përmirësimin e efektivitetit të zbatimit të policimit në komunitet; forcimin e llogaridhënies dhe koordinimit të policisë me aktorët e tjerë vendorë dhe rritjen e aftësive parandaluese të policisë, përfshirë programin “Shkolla të sigurta” dhe sigurinë rrugore. Në fund të takimit, të dyja palët shprehën vlerësimin e tyre për bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm përgjatë dymbëdhjetë viteve të fundit dhe synimin e tyre për të vazhduar këtë bashkëpunim edhe më tej.  

November 8, 2024 / Comments Off on Takim i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me përfaqësues të Ambasadës Suedeze dhe të Programit SCPA ’Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri
read more

VLERËSIMI I JASHTËM I POLICISË SË SHTETIT SHQIPTAR – POLICIMI NË KOMUNITET

Anketa/Sondazhe

Ministria e Punëve të Brendshme ( MPB ) e Republikës së Shqipërisë ka nisur një program reforme të Policisë së Shtetit Shqiptar (ASP) , si pjesë e qëllimit të përgjithshëm të Qeverisë për të arritur statusin e kandidatit në BE . Qëllimi i programit të reformave është për të rritur efikasitetin e ASP -së, efektivitetin dhe përputhshmërinë me ligjin dhe praktikat më të mira . Ka një interes të konsiderueshëm organizative në shqyrtimin e performancës ASP -së dhe vlerësimin e fushave te saj të forta dhe fushave qe kane mundësi dhe duhet te përmirësohen. Shiko dokumentin

October 28, 2024 / Comments Off on VLERËSIMI I JASHTËM I POLICISË SË SHTETIT SHQIPTAR – POLICIMI NË KOMUNITET
read more

ANKETIM MBI NIVELIN E KENAQESISE ME SHERBIMET POLICORE Shtator ‐ Tetor 2014

Anketa/Sondazhe

 Ky anketim eshte kryer nga IDRA ne periudhen Shtator‐Tetor 2014 me mbeshtetjen e SACP Programme (Mbeshtetja e Qeverise Suedeze ndaj Ministrise se Brendshme (MB)/Policise se Shtetit (PSH) Shqiptar per Policimin ne Komunitet).  I njejti anketim eshte kryer edhe rreth nje vit me pare ne periudhen Gusht– Shtator 2013.  Rezultatet e prezantuara ne kete raport jane ‘peshuar’ per te perfaqesuar popullaten statistikisht. Shiko dokumentin

October 28, 2024 / Comments Off on ANKETIM MBI NIVELIN E KENAQESISE ME SHERBIMET POLICORE Shtator ‐ Tetor 2014
read more

ANKETA MBI ‘VIKTIMAT E KRIMIT’ (MARS 2014)

Anketa/Sondazhe

Fillimisht të anketuarit u pyetën rreth arsyes për të cilën ata/ato kanë bërë denoncim në komisariatet përkatëse të policisë. Nga të dhënat vihet re se në shumicën e rasteve është kallëzuar dhuna në familje (27%). Më tej, 45% e rasteve kanë të bëjnë me denoncime vjedhjesh të ndryshme si : vjedhje subjekti biznesi (10%), vjedhje portofoli/çante (10%), vjedhje banese (7%), vjedhje makine/biçikletë (7%), vjedhje celulari (6%), vjedhje parash (5%). Shiko dokumentin

October 28, 2024 / Comments Off on ANKETA MBI ‘VIKTIMAT E KRIMIT’ (MARS 2014)
read more

POLICIA, RENDI, SIGURIA DHE MARREDHENIET ME KOMUNITETIN

Raporte

Qëllimi i raportit është ti ofrojë MPB dhe PSH rekomandime të cilat mund të merren parasysh gjatë procesit të reformave të cilat përmirësojnë punën e PSH në tërësi dhe në mënyrë të veçantë Policimin ndaj Komunitetit. Për të ofruar rekomandime të bazuara në informacion të asnjanshëm dhe tërësor, raporti u bazua në një sërë studimesh të cilat japin pritshmëritë që kanë institucione dhe grupime të ndryshme qytetarësh mbi punën e PSH. Gjatë periudhës Mars – Prill 2014… Shiko dokumentin

October 28, 2024 / Comments Off on POLICIA, RENDI, SIGURIA DHE MARREDHENIET ME KOMUNITETIN
read more

Studim Partneritetet në Kontekstin e Policimit në Komunitet

Studime

Ky studim është kryer nga Instituti për Studime Publike & Ligjore (ISPL) në harkun kohor prill-shtator 2013, në kuadrin e një kontrate me Programin Mbështetja Suedeze ndaj MB/PSH për Policimin në Komunitet (këtu e tutje, Programi SACP) Objektivi i studimit është të shqyrtojë në mënyrë kritike rrjetin e partneriteteve të policisë dhe, çka është më e rëndësishme, cilësinë e tyre (të partneriteteve). Shiko dokumentin

October 28, 2024 / Comments Off on Studim Partneritetet në Kontekstin e Policimit në Komunitet
read more

STUDIM MBI POLICINE E SHTETIT (MARS, 2014)

Studime

Guida e moderimit  Ndjesi të përgjithshme: Rendi dhe Siguria në Shqipëri  Performanca e Policisë së Shtetit  Profesionalizmi i Policisë së Shtetit  Pritshmëritë nga Policia e Shtetit  Policimi në Komunitet  Komuniteti Rom & Egjiptian Shiko dokumentin

October 28, 2024 / Comments Off on STUDIM MBI POLICINE E SHTETIT (MARS, 2014)
read more

STUDIM MBI KËNAQËSINË E PUNONJËSVE TË POLICISË NË LIDHJE ME KUSHTET E PUNËS

Studime

Policia e Shtetit Shqiptar / PSH  SACP – Mbështetja e Qeverisë Suedeze për Programin mbi forcimin e policimit në komunitet  ICLA – Instituti për Ndryshim e Lidership në Shqipëri  CBTL – Qendra e Biznesit, Teknologjisë dhe Drejtimit Shiko dokumentin

October 28, 2024 / Comments Off on STUDIM MBI KËNAQËSINË E PUNONJËSVE TË POLICISË NË LIDHJE ME KUSHTET E PUNËS
read more

STRATEGJI E INTEGRUAR E KOMUNIKIMIT DHE PLANI I KOMUNIKIMIT

Studime

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Shqiptar mbështetet mbi një strukturë që përfshin Departamentin për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda, Departamentin e Sigurisë Publike, pjësë e të cilit janë Drejtoria e Policisë Rrugore dhe Drejtoria e Forcave Lëvizëse Operacionale (forcat speciale e të Ndërhyrjes së Shpejtë – NSH), Departamentin e Kufirit dhe Migracionit. Policia e Shtetit shtrihet në të gjithë vendin në 12 Drejtori të Policisë në Qarqe, 43 Komisariate të Policisë, 6 Komisariate Speciale dhe NSH, 7 Drejtori Rajonale për Kufirin e Migracionin dhe 2 Komisariate të Kufirit e Migracionit. Shiko dokumentin

October 28, 2024 / Comments Off on STRATEGJI E INTEGRUAR E KOMUNIKIMIT DHE PLANI I KOMUNIKIMIT
read more

Posts pagination

Previous 1 … 16 17 18 19 Next
Facebook-f X-twitter Instagram

Misioni

Rritja e kapaciteteve parandaluese të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë publike nëpërmjet zbatimit të parimeve të policimit me fokus komunitetin.

Zhvillimi i mëtejshëm i partneriteteve midis organizatës së policisë dhe komuniteteve të ndryshme duke rritur besimin te policia dhe qytetarët dhe duke krijuar komunitete më të sigurta.

Të sigurohet që shoqëria civile shqiptare të ketë qasje më të madhe në një sistem policor të sigurt ligjor dhe efikas, i cili është nën kontrollin civil si edhe i nënshtrohet monitorimit civil.

Kontakt

Adresa: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Ndërtesa. 61, Hyrja.5, Kati 5, Ap. 15 (Pallati ngjitur me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme), Tiranë, Shqipëri

Email: in**@********ct.al

Tel: +355 682007997

© 2024. “Strengthening Community Policing in Albania”.  All rights reserved