Më 9 dhe 10 Prill 2025 , Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes zhvilloi sesione edukative me nxënësit e shkollës profesionale “Beqir Çela” në Shkozet, në kuadër të projektit “Ndërgjegjësimi dhe Aktivizimi i të Rinjve për Siguri dhe Edukim”. Në bashkëpunim me oficerë policie të DVP Durrës dhe ekspertë të sigurisë rrugore, rreth 40 të rinj morën pjesë në një simulim aksidenti me makinë simuluese dhe diskutuan rreth sjelljeve të sigurta në rrugë. Aktiviteti solli ndërgjegjësim për rëndësinë e respektimit të rregullave, duke e trajtuar sigurinë rrugore si përgjegjësi të përbashkët.
Anketa për Sistemin e Matjes së Sigurisë në Komunitet (SMSK)- Skema e Granteve
Më 2 prill 2025, në ambientet e Hotel Oxford në Tiranë, Programi “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri” (SCPA) faza 3-të, organizoi një trajnim për përfaqësuesit e katër organizatave joqeveritare të përzgjedhura për të zbatuar Anketën për Sistemin e Matjes së Sigurisë në Komunitet (SMSK) në qarqet Durrës, Elbasan, Fier dhe Shkodër. Pjesëmarrësit përfshinin koordinatorë projekti, anketues dhe supervizorë nga secila OJQ, me gjithsej 18 pjesëmarrës. Trajnimi synoi të sigurojë një kuptim të plotë të qëllimit të anketës, strukturës së pyetësorit, metodologjisë së përzgjedhjes së familjeve dhe përdorimit të platformës Google Forms për mbledhjen e të dhënave në terren. Ky aktivitet është pjesë e Skemës së Granteve të fazës së tretë të Programit SCPA (2024–2029), e cila synon të forcojë partneritetin ndërmjet Policisë së Shtetit, KVSP ( Keshillave Vendore te Sigurise Publike) dhe komuniteteve vendore. Përmes SMSK, matet perceptimi i qytetarëve mbi sigurinë, ekspozimi ndaj krimit dhe vlerësimi i punës së Policisë. Anketa, e bazuar në përzgjedhje të rastësishme të popullsisë, ofron të dhëna të vlefshme për analizën e gjendjes së rendit dhe sigurisë publike, duke kontribuar në vendimmarrje të bazuar në prova dhe në përmbushjen e objektivave të Strategjisë Ndërsektoriale për Sigurinë në Komunitet 2021–2026.
Aktivitet nga Skema e Granteve –Parandalimi dhe Adresimi i Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, DVP Durres
Shoqata “Gender, Paqe e Siguri”, ditën e sotme, më datë 3 Prill 2025, organizoi takimin hapës të projektit “Forcimi i Bashkëpunimit dhe Ndërhyrjeve për Parandalimin dhe Adresimin e Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore përmes funksionimit të Mekanizmave Lokale dhe Policimit në Komunitet”, në kuadër të programit suedez Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri – SCPA. Takimi hapës, i cili bëri bashkë rreth 30 pjesëmarrës, ofrues të shërbimeve në nivel lokal, policia, bashkia, prefektura, shëndetësia, arsimi dhe shoqëria civile, pati si qëllim prezantimin e projektit dhe vendosjen më tej të bashkëpunimit ndërinstitucional të domosdoshëm për implementimin e projektit dhe ofrimin efikas të shërbimeve ndaj viktimave të dhunës. Takimi shërbeu për të ndarë sfidat që ndeshin viktimat e dhunës në aksesimin e shërbimeve dhe rolin e aktorëve lokalë gjatë ofrimit të shërbimeve.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në datat 02-04 prill 2025, Oficerët e Patrullës së Përgjithshme (Komisarietet e Policisë së Fierit dhe Mallakastrës) dhe personeli i Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Fier morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e DVP Fier. Të trajnuarit gjatë trajnimit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunon me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofrojnë leksione ndërvepruese mbi luftën kundër esktremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Aktivitet nga Skema e Granteve – Aktivitet Ndërgjegjësues për Sigurinë Rrugore në Shkodër
Më datë 25 mars 2025, në qytetin e Shkodrës u zhvillua një aktivitet ndërgjegjësues në lidhje me sigurinë rrugore në kuadër te projektit “Shko Jetë” i organizatës grantmarrëse EKO Mendje. Aktivistët dolën në terren me jelekët e gjelbër, tabela sinjalistike, kone rrugore dhe broshura informuese për të ndërgjegjësuar dhe sensibilizuar qytetarët mbi rregullat e lëvizshmërisë së sigurt në qytet. Aktiviteti pati shumë interes nga këmbësorët, pedaluesit dhe drejtuesit e makinave. Gjithashtu mediat lokale e pasqyruan këtë aktivitet si një nisëm të rëndësishme për rritjen e sigurisë rrugore dhe evitimit të trafikut në qytet.
Aktivitete nga Skema e Granteve – Bashkia Fier
Më datë 26 mars 2025, Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare, grantmarrëse e raundit të parë të Skemës së Granteve, organizoi takimin hapës të projektit “Rritja e efikasitetit dhe cilësisë së shërbimit nga Policia e Shtetit, aktorët lokalë dhe komuniteti për viktimat e Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore”. Ky aktivitet u zhvillua me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve lokale, shërbimeve sociale, dhe aktorëve të tjerë lokalë, si dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit, shoqërisë civile, besimeve fetare, specialistëve të shërbimeve psiko-sociale në shkolla, administratorë dhe të rinj nga njësitë administrative Mbrostar, Cakran dhe Portez të Bashkisë Fier. Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte njohja e pjesëmarrësve me objektivat dhe aktivitetet e projektit, rezultatet e pritshme dhe ndërhyrjet konkrete që do të realizohen në zonat përkatëse. Gjithashtu, ky aktivitet shërbeu si një mundësi për nxitjen e partneriteteve dhe bashkëpunimeve të ndryshme, të cilat janë të domosdoshme për realizimin e suksesshëm të këtij projekti.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në datat 25-27 Mars 2025, Oficerët e Patrullës së Përgjithshme dhe personeli i Sallës së Komandës dhe Kontrollit të DVP Fier (Komisarietet e Policisë së Fierit dhe Mallakastrës) morën pjesë në trajnimin e zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e DVP Fier. Të trajnuarit gjatë trajnimit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunon me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofrojnë leksione ndërvepruese mbi luftën kundër esktremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – Komisariatet e Policisë Lushnjë dhe Divjakë
Në datat 5-7 Mars 2025, Oficerët e Patrullës së Përgjithshme dhe personeli i Sallës së Komandës dhe Kontrollit të Komisariateve të Policisë së Lushnjës dhe Divjakës morën pjesë në trajnimin për Policimin në Komunitet të zhvilluar nga Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnjë. Të trajnuarit gjatë trajnimit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunon me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofrojnë leksione ndërvepruese mbi luftën kundër esktremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.
Konferenca e nivelit të lartë për ‘Policimin në Komunitet dhe Sigurinë në Komunitete’
Më 12 mars 2024, Programi SCPA organizoi një konferencë të nivelit të lartë me temë “Policimi në Komunitet dhe Siguria në Komunitete” në bashkëpunim me përfituesit e tij kryesorë dhe dytësorë dhe palë të tjera të interesuara përkatëse. Në konferencë morën pjesë Ministri i Brendshëm Z. Ervin Hoxha, Zëvendës Ministrja e Brendshme znj. Romina Kuko, Zëvendësministrja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit znj. Orjana Osmani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Z. Ilir Proda, Z. Erik Illes, Shefi i Zhvillimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar në Ambasadën e Suedisë dhe Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA. Konferenca mblodhi së bashku palët e interesuara përgjegjëse dhe të përfshira në sigurimin e rendit dhe sigurisë publike për komunitetet. Gjithashtu, të pranishëm në konferencë ishin drejtues të lartë dhe/ose përfaqësues nga Policia e Shtetit, Akademia e Sigurisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Shoqata për Autonominë Vendore, Bashki të ndryshme, struktura të qeverisjes vendore, partnerë ndërkombëtarë, organizata të shoqërisë civile, OJF, Punonjës të Policisë për Punën dhe Edukimin me të Rinjtë dhe Oficerë të Sigurisë në Shkollave. Një përmbledhje e programit SCPA me fokus në aktivitetet, objektivat dhe prioritetet e tij u prezantua në konferencë nga z. Ansi Shundi, Drejtues i Ekipit të Programit SCPA. Gjatë konferencës palët përkatëse të interesuara theksuan rëndësinë e koordinimit dhe bashkëpunimit ndërinstitucional në nivel qendror dhe lokal për të ofruar siguri për komunitetet në përgjithësi dhe në veçanti për të ofruar mjedise të sigurta për nxënësit në shkolla. Konferenca përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Qeverisë së Suedisë dhe Qeverisë së Shqipërisë lidhur me Fazën e Tretë të Programit “Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri”.
Trajnim 5-ditor për personelin e Drejtorisë së Standardeve Profesionale me temë “Forcimi i Integritetit dhe Përmirësimi i Vlerësimit të Performancës në Policinë e Shtetit”
Ekpi i Menaxhimit të Programit SCPA së bashku me ekspertë të Ministrisë së Brendshme dhe ASPA (Shkolla Shqiptare e Administratës Publike) nisën një trajnim 5-ditor drejtuar personelit të Drejtorisë së Standardeve Profesionale (DSP) me temë “Forcimi i Integritetit dhe Përmirësimi i Vlerësimit të Performancës në Policinë e Shtetit”. z. Ansi Shundi, Drejtues i Ekipit të Programit SCPA dhe Drejtor i Drejtorisë së Standardeve Profesionale, z. Dhimitraq Ziu i uruan mirëseardhjen pjesëmarrësve në trajnim. Së bashku me lektorët ata ndanë pikëpamjet e tyre se si një trajnim i tillë mund të mbështesë personelin e DSP-së për të rritur kapacitetet e tyre dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre në përmbushjen e detyrave të tyre të përditshme në secilin sektor përkatës brenda DSP-së. Programi i trajnimit është hartuar për të forcuar kapacitetin e drejtorisë për të mbikëqyrur, vlerësuar dhe mbështetur në mënyrë efektive strukturat qendrore dhe vendore të policisë dhe përfshin module teorike dhe ushtrime praktike në grup. Ai u siguron pjesëmarrësve një kombinim të njohurive teorike, mjeteve praktike dhe parimeve etike të përshtatura për përgjegjësitë e tyre specifike. Theksi në zhvillimin e aftësive përfshin fusha të tilla si vlerësimi i performancës, menaxhimi i ankesave dhe procedurat disiplinore, të cilat të gjitha janë thelbësore për sigurimin e transparencës, drejtësisë dhe efikasitetit brenda kornizës së policisë. Lektorët në bashkëpunim me pjesëmarrësit në trajnim gjatë këtyre pesë ditëve do të fokusohen në shkëmbimin e praktikave më të mira dhe shkëmbimin e përvojave për tema dhe fusha të tilla si kuptimi i standardeve, kritereve dhe procedurave institucionale dhe individuale për vlerësimin e performancës; promovimi i standardeve etike individuale dhe institucionale për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien; rritjen e aftësive ndërpersonale dhe teknike për të përmirësuar inspektimet dhe menaxhimin e ankesave; vënia në zbatim e një qasje analitike dhe bashkëpunuese për të përmirësuar veprimet dhe performancën e DSP-së. Qasja gjithëpërfshirëse e trajnimit do të ndihmojë në fuqizimin e personelit të DSP-së për të adresuar sfidat komplekse, për të marrë vendime të informuara dhe për të zbatuar masa që rrisin performancën dhe reputacionin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Në fund të trajnimit pjesëmarrësit pajisen me certifikatë pjesëmarrjeje.