• Kreu
  • Rreth SCPA
    • Ekipi i Menaxhimit te Programit
    • Historiku
  • Komponentet e Programit
  • Materiale/Publikime
    • Bulletini Informativ
    • Materiale Promocionale/Artikuj Vizibiliteti
    • Raporte
  • Aktivitetet
  • Arkiva
  • Mundësi
    • Mundësi Punësimi
    • Skema e Granteve
  • Galeri
  • Kontakt
  • Shqip
  • English
  • Kreu
  • Rreth SCPA
    • Ekipi i Menaxhimit te Programit
    • Historiku
  • Komponentet e Programit
  • Materiale/Publikime
    • Bulletini Informativ
    • Materiale Promocionale/Artikuj Vizibiliteti
    • Raporte
  • Aktivitetet
  • Arkiva
  • Mundësi
    • Mundësi Punësimi
    • Skema e Granteve
  • Galeri
  • Kontakt
  • Shqip
  • English
Facebook-f X-twitter Instagram

Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – DVP Tiranë

Aktivitetet e Fundit

Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA vijon të zhvillojë trajnimet mbi zbatimin e Policimit në Komunitet gjatë javës së 1-rë, 2 -të dhe 3-të të muajit shkurt 2025 në DVP Tiranë. Trajnimi treditor iu drejtua 75 Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme (OPP) dhe personelit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit (SKK) nga 7 Komisariatet e Policisë së DVP Tiranë dhe të Komisariatit të Policisë Krujë. Të trajnuarit gjatë trajnimit u njohën si me pjesën teorike ashtu edhe me ushtrimet praktike dhe me punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementeve të saj në punën e përditshme të oficerëve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu, atyre iu prezantuan situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punuan në grup me synimin për të siguruar masat që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunitet. Me qëllim për të ofruar module trajnimi gjithëpërfshirëse, ekipi i Programit SCPA bashkëpunon me Qendrën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, ekspertët e së cilës ofrojnë leksion ndërveprues mbi luftën kundër esktremizmit të dhunshëm. Praktikat më të mira të BE-së për zbatimin e filozofisë së PK-së u ndanë e shkëmbyen me oficerët e PSH. Në përfundim të këtij trajnimi, oficerët e PSH arrijnë të përmirësojnë njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e Policimit në Komunitet.  

February 25, 2025 / Comments Off on Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet – DVP Tiranë
read more

Konferencë për Anketën Kombëtare të Kënaqësisë së Publikut ndaj Punës së Policisë

Aktivitetet e Fundit

Më 31 Janar 2025, Ministria e Brendshme e Shqipërisë organizoi një konferencë në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar të Sigurisë në Komunitet, me mbështetjen e programit Suedez SCPA. Gjatë këtij eventi u prezantuan rezultatet e Anketës së 6-të Kombëtare mbi Kënaqësinë e Publikut ndaj Punës së Policisë. Qëllimi i anketës ishte vlerësimi i perceptimeve të publikut për performancën e Policisë së Shtetit (PSH) në mbarë vendin, duke ofruar një pasqyrë të qartë mbi efektivitetin, profesionalizmin dhe qasjen e saj ndaj qytetarëve. Të dhënat e mbledhura evidentuan si pikat e forta, ashtu edhe fushat që kërkojnë përmirësim, duke ndihmuar PSH-në të përmirësojë cilësinë e shërbimit dhe të forcojë marrëdhëniet me komunitetin. Gjatë konferencës, Kryeministri z. Edi Rama, Ministri i Brendshëm z. Ervin Kuko dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit z. Ilir Proda ndanë mendimet e tyre mbi rezultatet e anketës. Në këtë aktivitet morën pjesë gjithashtu përfaqësues të lartë nga Suedia, përfshirë Ambasadorin e Suedisë, Kreun e Bashkëpunimit për Zhvillim dhe Menaxheren e Programit SCPA nga Ambasada Suedeze. Në konferencë ishin të pranishëm të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Komunitet, së bashku me drejtues të lartë të PSH-së dhe aktorë kryesorë në fushën e sigurisë. Anketa u realizua nga kompania IDRA, një kompani e specializuar për sondazhet e opinionit. Rezultatet e plota të anketës mund të aksesohen në këtë link: [Linku]  

February 10, 2025 / Comments Off on Konferencë për Anketën Kombëtare të Kënaqësisë së Publikut ndaj Punës së Policisë
read more

Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet

Aktivitetet e Fundit

Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA inicioi një seri trajnimesh për zbatimin e Policimit në Komunitet  në DVP Durrës për t’u shtrirë në total në 10 DVP të Policisë së Shtetit. Trajnimi i drejtohet Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme (OPP) dhe personelit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit (SKK). Ky trajnim kombinon si ushtrimet teorike ashtu edhe ato praktike si edhe punën në grup, duke u fokusuar në filozofinë e Policimit në Komunitet dhe zbatimin e elementëve përkatës në rutinën e përditshme të punonjësve të Policisë së Shtetit. Gjatë këtij trajnimi, oficerët e PSH dhe EMP e Programit SCPA mund të diskutojnë dhe shkëmbejnë eksperiencë mbi detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të OPP dhe stafit të SKK, bashkëpunimin e policisë me komunitetin dhe strukturat e tjera të përfshira për të trajtuar dhe gjetur mënyra për të përmirësuar zbatimin e Policimit në Komunitet. Të trajnuarve u prezantohen situata/ushtrime praktike për t’u trajtuar dhe zgjidhur prej tyre teksa punojnë në grup me synimin për të siguruar masa që duhen marrë në mënyrë proaktive për zbatimin e elementeve të Policimit në Komunite. Gjatë ushtrimeve të tilla, pjesëmarrësit kanë mundësinë të ndajnë përvojën e tyre, të diskutojnë dhe të japin zgjidhje për situatat e paraqitura. Përveç kësaj, ata janë në gjendje të marrin reagime nga EMP për trajtimin e situatës dhe zgjidhjet e ofruara prej tyre duke shkëmbyer përvojën dhe shkëmbimin e praktikave më të mira të organizatave të tjera policore të BE-së. Me realizimin e suksesshëm të trajnimit, oficerët e PSH rrisin njohuritë dhe kapacitetet e tyre për zbatimin e PK. Trajnimi i parë tre-ditor, i zhvilluar më 22-24 janar 2025, do të pasohet nga trajnime të tjera në DVP Durrës, Tiranë dhe Fier gjatë tremujorit të parë të vitit 2025.  

January 28, 2025 / Comments Off on Trajnimi i Oficerëve të Patrullës së Përgjithshme dhe Stafit të Sallës së Komandës dhe Kontrollit për Zbatimin e Policimit në Komunitet
read more

Anketa Kombëtare e Kënaqësisë së Publikut ndaj Policisë

Anketa/Sondazhe

Metodologjia çështjet që mbulon pyetësori Siguria Performanca në ndalimin e krimit Gatishmëria e qytetarëve për bashkëpunim me policinë Ndërgjegjësimi për shkeljet e ligjit….. Shiko dokumentin

January 28, 2025 / Comments Off on Anketa Kombëtare e Kënaqësisë së Publikut ndaj Policisë
read more

Trajinimi i NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë në Policinë e Shtetit

Aktivitetet e Fundit

Në kuadër të aktiviteteve të planit të punës së Programit SCPA, Koordinatori i EMP-së organizoi një seminar me temën “Përvojat dhe metodat efektive të realizimit të fushatave ndërgjegjësuese në shkolla” drejtuar Ndihmës Specialistëve të Policimit në Komunitet për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë në Policinë e Shtetit, i zhvilluar në datat 19 dhe 20 dhjetor 2024 në ambientet e Akademisë së Sigurisë. Ai u fokusua në analizën e punës së kryer nga NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë në drejtim të realizimit të fushatave ndërgjegjësuese në shkolla gjatë viteve 2023 – 2024 bazuar në komentet e Forumit online të NSPK dhe në diskutimet gjatë seminarit. Gjithashtu, seminari shërbeu për rigjallërimin e rolit të NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë dhe u fokusua në identifikimin e nevojave për trajnim të NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë të sapoemëruar në detyrë. Gjatë seminarit, Eksperti dhe Koordinatori i EMP të SCPA ndau dhe shkëmbeu përvojat me pjesëmarrësit për realizimin e suksesshëm të fushatave ndërgjegjësuese me të rinjtë në shkolla në përgjithësi dhe u fokusua veçanërisht në modulet e trajnimit për luftën kundër përdorimit të drogës. alkoolit dhe duhanit. Në fund të seminarit, pjesëmarrësve iu shpërndanë materialet e vizibilitetit/fletushka të prodhuara nga Programi SCPA për modulet e lartpërmendura të trajnimit për t’u shpërndarë nëpër shkolla gjatë periudhës Janar – Mars 2025 me qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve për këto tematika specifike. U ra dakord që në përfundim të fushatave ndërgjegjësuese të kryhet një analizë e punës së NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë duke u fokusuar në prioritetet, problemtaikat dhe sfidat e hasura gjatë fushatave të ndërgjegjësimit e punës së tyre të përditshme.

December 24, 2024 / Comments Off on Trajinimi i NSPK për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë në Policinë e Shtetit
read more

Takimi i parë i Këshillit Drejtues së Programit SCPA me palët e interesuara të Programit

Aktivitetet e Fundit

Më 18 dhjetor 2024, Programi SCPA organizoi takimin e parë të Këshillit Drejtues me pjesëmarrjen e palëve të ndryshme të interesit. Mbledhja e Këshillit Drejtues u bashkëkryesua nga Z. Rebani Jaupi, Drejtor i Departamentit për Rendin dhe Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit dhe Zëvendës Shef i Misionit dhe Drejtues për Zhvillimin për Bashkëpunim në Ambasadën e Suedisë në Tiranë z. Erik Illes. Në takim morën pjesë drejtues të Policisë së Shtetit në fushën e sigurisë publike dhe trajnimit policor, përfaqësues nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Agjencia për Mbështetjen e Shoqërisë Civile. Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, z. Rebani Jaupi shprehu vlerësimin e tij për arritjen e dy fazave të mëparshme të Programit dhe theksoi se PSH mirëpret zhvillimin e mëtejshëm në fazën e tretë të Programit. Ai vuri në dukje faktin se Qeveria Suedeze nëpërmjet Programit SCPA ka mbështetur për shumë vite Policinë e Shtetit përmes aktiviteteve të saj, asistencës teknike dhe dhurimit të pajisjeve moderne teknike, rikonstruksionit të ambienteve policore, softuerve të avancuar duke forcuar bashkëpunimin me aktorët e komunitetit dhe duke rritur kapacitetet policore në ofrimin e shërbimeve të shpejta, efikase dhe transparente. PSH është e gatshme të zbatojë aktivitetet e përfshira në Raportin e Fazës Fillestare dhe mbetet plotësisht e angazhuar për të arritur rezultatet e pritshme. Erik Illes, Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës së Suedisë, përmendi se Suedia ka qenë një partner afatgjatë në Shqipëri për bashkëpunim dhe zhvillim ndërkombëtar në fushat e demokracisë, të drejtave të njeriut, të sigurisë publike dhe shërbimeve të ofrura ndaj publikut. Ai theksoi faktin se Qeveria Suedeze  mirëpret partneritete dhe angazhim më të fortë me PSH jo vetëm në fushën e Policimit në Komunitet, por edhe në Hetimin e Vendngjarjes dhe Dhunën Seksuale dhe me Bazë Gjinore. Ai vlerësoi partneritetet e institucioneve të tjera përkatëse të përfshirë në zbatimin e Programit të Policimit në Komunitet, veçanërisht shoqërinë civile.Qeveria Suedeze si financuese e programit mirëpret zhvillimin e mëtejshëm të aktiviteteve të Programit SCPA nëbashkëpunim me Policinë e Shtetit. Drejtuesi i Ekipit të Programit SCPA Z. Shundi paraqiti një përmbledhje të komponentëve dhe aktiviteteve të fushave të ndërhyrjes të programit dhe shprehu vlerësimin e tij për angazhimin e PSH dhe të gjithë aktorëve të tjerë përkatës në mbështetje të zbatimit të aktiviteteve të programit. Takimi përfundoi me miratimin unanim të Raportit Fillestar dhe Planit të Punës të Programit SCPA. Të gjithë palët e interesuara shprehën vlerësimin e tyre për bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm me Programin dhe shprehën vullnetin e tyre për bashkëpunim dhe angazhim të mëtejshëm.  

December 24, 2024 / Comments Off on Takimi i parë i Këshillit Drejtues së Programit SCPA me palët e interesuara të Programit
read more

Takim koordinues në Qarqet Durrës dhe Fier për Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike

Aktivitetet e Fundit

Në kuadër të aktiviteteve të Programit SCPA, përkatësisht “Mbështetja e funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike”, Ekspertja pwr Monitorimin dhe Vlerësimin e EMP-së, znj. Eldisa Zhebo mori pjesë në takime me Strukturat e Rendit dhe Sigurisë Publike të Qarqeve të Durrësit dhe Fierit, më 10 dhjetor 2024. Pas miratimit të Vendimit të KM nr. 678, datë 30.10.2024 për ““Për përbërjen, rregullat më të hollësishme të organizimit, funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike (KVSP) dhe Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Komunitet”, u organizuan dy takime, përkatësisht në qarqet Durrës dhe Fier. Takimi i parë u organizua në Qarkun e Durrësit me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Prefektura e Qarkut Durrës, Bashkitë Durrës, Shijak dhe Krujë, dhe Komisariatet përkatëse të Policisë së Shtetit. Takimi i dytë u organizua në Qarkun e Fierit me përfaqësues nga Ministria e Brendshme, DVP Fier, Komisariatet përkatëse të Policisë dhe Bashkitë Fier, Mallakastra, Patos dhe Lushnje. Gjatë këtyre dy takimeve u theksua rëndësia e themelimit të KVSP-ve. EMP-ja e Programit SCPA do të vazhdojë të mbështesë ngritjen dhe funksionimin e KVSP-ve së bashku me ndërtimin e kapaciteteve për anëtarët e KVSP-ve dhe personelin e PSH-së dhe gjithashtu do të kryejë një vlerësim të funksionimit dhe qëndrueshmërisë së KVSP-ve. Në fund të takimit, të gjitha palët shprehën vlerësimin e tyre për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar deri më sot nga partnerët ndërkombëtarë dhe interesin e tyre për vazhdimësinë e një bashkëpunimi të tillë të dobishëm.

December 24, 2024 / Comments Off on Takim koordinues në Qarqet Durrës dhe Fier për Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike
read more

Rritja e ndërgjegjësimit me të rinjtë gjatë fushatës 16 Ditore të Veprimeve Kundër Dhunës në Familje

Aktivitetet e Fundit

Programi SCPA mbështeti dhe bashkëpunoi me Policinë e Shtetit për ndërgjegjësimin e të rinjve gjatë fushatës 16 ditore të veprimeve të ndërmarra kundër dhunës në familje. Në kuadër të Javëve Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Dhunën në Familje, Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA organizoi takime me përfituesit e Programit për të ndarë dhe shkëmbyer informacion mbi aktivitetet e dhunës në familje në përputhje me planin e punës së Programit. Gjithashtu, EMP-ja bashkëpunoi ngushtë me Drejtorinë e Krimeve në Volum të Policisë së Shtetit (PSH), përkatësisht Sektorin Kundër Dhunës në Familje dhe Mbrojtjen e të Miturve duke shpërndarë materiale promovuese/vizibiliteti kundër Dhunës në Familje (DHF) si fletushka, postera dhe pankarta, byzylykë dore dhe stilolapsa. Materialet promovuese janë shpërndarë gjerësisht në shkolla nga Oficerët e DHF të PSH në bashkëpunim me Oficerët e Sigurisë së Shkollave nga Ministria e Arsimit dhe Sportit ​​në Shqipëri. Programi SCPA gjatë zbatimit të aktiviteteve të tij do të vazhdojë të mbështesë strukturat e DHF në Policinë e Shtetit dhe gjithashtu të bashkëpunojë me shkollat ​​në luftën kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore.  

December 23, 2024 / Comments Off on Rritja e ndërgjegjësimit me të rinjtë gjatë fushatës 16 Ditore të Veprimeve Kundër Dhunës në Familje
read more

Takim Koordinues me Strukturat e Rendit dhe Sigurisë Publike në Shkodër për Skemën e Granteve, Dhunën në Familje dhe Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike

Aktivitetet e Fundit

Drejtuesi i Ekipit të Programit z. Ansi Shundi dhe Menaxherja e Skemës së Granteve znj. Miranda Fishka, u takuan me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, z. Fatmir Lleshaj dhe drejtues të tjerë të DVP-së më 26 nëntor 2024. Ky takim u organizua në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të planit të punës dhe me qëllim ndarjen dhe shkëmbimin e informacionit mbi Skemën e Granteve, e cila do të mbështesë krijimin e partneriteteve për të lehtësuar arritjen e rezultateve kryesore në të tre shtyllat e Programit SCPA. Ekimpi i Menaxhimit të Programit (EMP) informoi drejtuesit e DVP Shkodër se Thirrja e parë për projekt-propozime e Skemës së Granteve do të organizohet së shpejti dhe DVP e Shkodrës është një nga katër DVP-të e përzgjedhura. Krahas këtij aktiviteti, EMP-ja diskutoi mbi aktivitetet e dhunës në familje dhe i dorëzoi DVP-së së Shkodrës materialet promovuese/të vizibilitetit të prodhuara nga Programi SCPA në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Dhunën në Familje. Materialet e vizibilitetit të Dhunës në Familje të prodhuara nga Programi SCPA do të shfaqen në ambientet e DVP-së për të rritur ndërgjegjësimin me komunitetin e gjerë dhe do të shpërndahen më tej nga strukturat përkatëse të Dhunës në Familje brenda komunitetit veçanërisht në shkolla për të rritur ndërgjegjësimin mbi Dhunën në Familje me të rinjtë. Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA mori pjesë gjithashtu në takimin koordinues të organizuar nga Prefektja e Shkodrës znj. Majlinda Angoni për rivitalizimin e Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike (KVSP) pas miratimit të Vendimit të KM nr. 678, datë 30.10.2024 “Për përbërjen, rregullat më të hollësishme të organizimit, funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike (KVSP) dhe Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Komunitet”. Programi SCPA do të mbështesë aktivitetet lidhur me KVSP-të në Shkodër gjatë vitit të ardhshëm.  

December 19, 2024 / Comments Off on Takim Koordinues me Strukturat e Rendit dhe Sigurisë Publike në Shkodër për Skemën e Granteve, Dhunën në Familje dhe Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike
read more

Mbështetja Suedeze për Reformën e Policisë së Shtetit – Takim prezantues ndërmjet dy Programeve Suedeze të financuara nga SIDA dhe të cilat ofrojnë mbështetje për Policinë e Shtetit

Aktivitetet e Fundit

Ekipi i Menaxhimit të Projektit SCPA pati një takim prezantues me znj. Jonna Assma Prokop, Oficere e Programit dhe Z. Johan Hasselmark, Drejtues i Ekipit, përfaqësues të Programit të ardhshëm Suedez për Mbështetjen mbi “Hetimin e Vendngjarjes dhe Dhunës Seksuale dhe me Bazë Gjinore”. Takimi u zhvillua në ambientet e Programit SCPA, më 21 nëntor 2024. Z.Ansi Shundi, Drejtues i Ekipit të Programit SCPA ofroi një përmbledhje të Programit SCPA duke nënvizuar fushat kryesore të ndërhyrjes së fazës së tretë të tij. Ai gjithashtu informoi për aktivitetet e realizuara gjatë fazës fillestare në bashkëpunim me përfituesit e Programit dhe palët e interesit. Z.Johan Hasselmark, Drejtues Ekipi, i Programit për “Hetimin e Vendngjarjes dhe dhunën Seksuale dhe me Bazë Gjinore” informoi se Programi do të mbështesë Policinë e Shtetit për të përmbushur praktikat më të mira ndërkombëtare dhe standardet e të drejtave të njeriut në dy komponentë kryesorë: 1-Dhuna Seksuale dhe me Bazë Gjinore (DHSBGJ), me objektivin kryesor: Përmirësimi i aftësisë dhe rritja e profesionalizmit të PSH për t’u përgjigjur ndaj dhe menaxhuar rastet e DHSBGJ dhe 2-Shkencat ligjore/Praktikat e hetimit të vendngjarjes (HVNGJ) me objektivin kryesor: “Përmirësimi i cilësisë së hetimeve penale bazuar në prova të forta teknike”. Takimi u organizua me qëllim koordinimin e mbështetjes dhe asistencës që do të ofrohet nga të dy programet suedeze. Gjatë takimit të dyja palët diskutuan dhe ranë dakord që të shmangen mbivendosjet e aktiviteteve. Për momentin, Programi Suedez për Hetimin e Vendngjarjes dhe Dhunën Seksuale dhe me Bazë Gjinore po kalon fazën e projektimit, ndërsa Programi SCPA ka përfunduar së fundmi fazën fillestare. Në fund të takimit të dyja palët ranë dakord që të vazhdojnë bashkëpunimin duke e informuar njëra-tjetrën për zhvillimin dhe zbatimin e mëtejshëm të programeve.        

November 27, 2024 / Comments Off on Mbështetja Suedeze për Reformën e Policisë së Shtetit – Takim prezantues ndërmjet dy Programeve Suedeze të financuara nga SIDA dhe të cilat ofrojnë mbështetje për Policinë e Shtetit
read more

Posts pagination

Previous 1 … 15 16 17 … 19 Next
Facebook-f X-twitter Instagram

Misioni

Rritja e kapaciteteve parandaluese të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë publike nëpërmjet zbatimit të parimeve të policimit me fokus komunitetin.

Zhvillimi i mëtejshëm i partneriteteve midis organizatës së policisë dhe komuniteteve të ndryshme duke rritur besimin te policia dhe qytetarët dhe duke krijuar komunitete më të sigurta.

Të sigurohet që shoqëria civile shqiptare të ketë qasje më të madhe në një sistem policor të sigurt ligjor dhe efikas, i cili është nën kontrollin civil si edhe i nënshtrohet monitorimit civil.

Kontakt

Adresa: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Ndërtesa. 61, Hyrja.5, Kati 5, Ap. 15 (Pallati ngjitur me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme), Tiranë, Shqipëri

Email: in**@********ct.al

Tel: +355 682007997

© 2024. “Strengthening Community Policing in Albania”.  All rights reserved