• Kreu
  • Rreth SCPA
    • Ekipi i Menaxhimit te Programit
    • Historiku
  • Komponentet e Programit
  • Materiale/Publikime
    • Bulletini Informativ
    • Materiale Promocionale/Artikuj Vizibiliteti
    • Raporte
  • Aktivitetet
  • Arkiva
  • Mundësi
    • Mundësi Punësimi
    • Skema e Granteve
  • Galeri
  • Kontakt
  • Shqip
  • English
  • Kreu
  • Rreth SCPA
    • Ekipi i Menaxhimit te Programit
    • Historiku
  • Komponentet e Programit
  • Materiale/Publikime
    • Bulletini Informativ
    • Materiale Promocionale/Artikuj Vizibiliteti
    • Raporte
  • Aktivitetet
  • Arkiva
  • Mundësi
    • Mundësi Punësimi
    • Skema e Granteve
  • Galeri
  • Kontakt
  • Shqip
  • English
Facebook-f X-twitter Instagram

Takim Koordinues me Strukturat e Rendit dhe Sigurisë Publike në Shkodër për Skemën e Granteve, Dhunën në Familje dhe Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike

Aktivitetet e Fundit

Drejtuesi i Ekipit të Programit z. Ansi Shundi dhe Menaxherja e Skemës së Granteve znj. Miranda Fishka, u takuan me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, z. Fatmir Lleshaj dhe drejtues të tjerë të DVP-së më 26 nëntor 2024. Ky takim u organizua në kuadër të zbatimit të aktiviteteve të planit të punës dhe me qëllim ndarjen dhe shkëmbimin e informacionit mbi Skemën e Granteve, e cila do të mbështesë krijimin e partneriteteve për të lehtësuar arritjen e rezultateve kryesore në të tre shtyllat e Programit SCPA. Ekimpi i Menaxhimit të Programit (EMP) informoi drejtuesit e DVP Shkodër se Thirrja e parë për projekt-propozime e Skemës së Granteve do të organizohet së shpejti dhe DVP e Shkodrës është një nga katër DVP-të e përzgjedhura. Krahas këtij aktiviteti, EMP-ja diskutoi mbi aktivitetet e dhunës në familje dhe i dorëzoi DVP-së së Shkodrës materialet promovuese/të vizibilitetit të prodhuara nga Programi SCPA në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për Dhunën në Familje. Materialet e vizibilitetit të Dhunës në Familje të prodhuara nga Programi SCPA do të shfaqen në ambientet e DVP-së për të rritur ndërgjegjësimin me komunitetin e gjerë dhe do të shpërndahen më tej nga strukturat përkatëse të Dhunës në Familje brenda komunitetit veçanërisht në shkolla për të rritur ndërgjegjësimin mbi Dhunën në Familje me të rinjtë. Ekipi i Menaxhimit të Programit SCPA mori pjesë gjithashtu në takimin koordinues të organizuar nga Prefektja e Shkodrës znj. Majlinda Angoni për rivitalizimin e Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike (KVSP) pas miratimit të Vendimit të KM nr. 678, datë 30.10.2024 “Për përbërjen, rregullat më të hollësishme të organizimit, funksionimit të Këshillave Vendorë të Sigurisë Publike (KVSP) dhe Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Komunitet”. Programi SCPA do të mbështesë aktivitetet lidhur me KVSP-të në Shkodër gjatë vitit të ardhshëm.  

December 19, 2024 / Comments Off on Takim Koordinues me Strukturat e Rendit dhe Sigurisë Publike në Shkodër për Skemën e Granteve, Dhunën në Familje dhe Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike
read more

Mbështetja Suedeze për Reformën e Policisë së Shtetit – Takim prezantues ndërmjet dy Programeve Suedeze të financuara nga SIDA dhe të cilat ofrojnë mbështetje për Policinë e Shtetit

Aktivitetet e Fundit

Ekipi i Menaxhimit të Projektit SCPA pati një takim prezantues me znj. Jonna Assma Prokop, Oficere e Programit dhe Z. Johan Hasselmark, Drejtues i Ekipit, përfaqësues të Programit të ardhshëm Suedez për Mbështetjen mbi “Hetimin e Vendngjarjes dhe Dhunës Seksuale dhe me Bazë Gjinore”. Takimi u zhvillua në ambientet e Programit SCPA, më 21 nëntor 2024. Z.Ansi Shundi, Drejtues i Ekipit të Programit SCPA ofroi një përmbledhje të Programit SCPA duke nënvizuar fushat kryesore të ndërhyrjes së fazës së tretë të tij. Ai gjithashtu informoi për aktivitetet e realizuara gjatë fazës fillestare në bashkëpunim me përfituesit e Programit dhe palët e interesit. Z.Johan Hasselmark, Drejtues Ekipi, i Programit për “Hetimin e Vendngjarjes dhe dhunën Seksuale dhe me Bazë Gjinore” informoi se Programi do të mbështesë Policinë e Shtetit për të përmbushur praktikat më të mira ndërkombëtare dhe standardet e të drejtave të njeriut në dy komponentë kryesorë: 1-Dhuna Seksuale dhe me Bazë Gjinore (DHSBGJ), me objektivin kryesor: Përmirësimi i aftësisë dhe rritja e profesionalizmit të PSH për t’u përgjigjur ndaj dhe menaxhuar rastet e DHSBGJ dhe 2-Shkencat ligjore/Praktikat e hetimit të vendngjarjes (HVNGJ) me objektivin kryesor: “Përmirësimi i cilësisë së hetimeve penale bazuar në prova të forta teknike”. Takimi u organizua me qëllim koordinimin e mbështetjes dhe asistencës që do të ofrohet nga të dy programet suedeze. Gjatë takimit të dyja palët diskutuan dhe ranë dakord që të shmangen mbivendosjet e aktiviteteve. Për momentin, Programi Suedez për Hetimin e Vendngjarjes dhe Dhunën Seksuale dhe me Bazë Gjinore po kalon fazën e projektimit, ndërsa Programi SCPA ka përfunduar së fundmi fazën fillestare. Në fund të takimit të dyja palët ranë dakord që të vazhdojnë bashkëpunimin duke e informuar njëra-tjetrën për zhvillimin dhe zbatimin e mëtejshëm të programeve.        

November 27, 2024 / Comments Off on Mbështetja Suedeze për Reformën e Policisë së Shtetit – Takim prezantues ndërmjet dy Programeve Suedeze të financuara nga SIDA dhe të cilat ofrojnë mbështetje për Policinë e Shtetit
read more

Takim koordinues në Qarkun Elbasan për Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike

Aktivitetet e Fundit

Drejtuesi i Ekipit të Programit z. Ansi Shundi dhe Eksperti për Monitorimin dhe Vlerësimin zj. Eldisa Zhebo, morën pjesë në takimin e inicuar nga Ministria e Brendshme dhe të organizuar më 18 nëntor 2024, në ambientet e Prefekturës së Qarkut Elbasan. Ky takim u organizua në kuadër të miratimit të VKM-së për Komisionet Vendore të Sigurisë Publike (KVSP), me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Brendshme, Prefektit të Qarkut Elbasan, përfaqësuesve të bashkive dhe komisariateve të policisë, Programit SCPA dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri. Pas një bashkëpunimi dhe mbështetje për më shumë se 8 vitesh për organizimin dhe funksionimin e KVSP-ve, Programi SCPA dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri përgëzuan miratimin e VKM-së për KVSP-të. Në këtë kuadër ka nisur një round takimesh në të gjithë Qarqet për të theksuar rëndësine e ngritjes së KVSP- ve. Në bashkitë ku KVSP ka qenë funksionale tashmë ekziston edhe nje bazë ligjore ndërsa në ato bashki në të cilat nuk kanë ekzistuar është e detyrueshme të ngrihen KVSP-të brenda 3 muajve nga miratimi i VKM-së. Jo pa qellim ky takim organizohet në Elbasan duke patur parasysh përvojat e sukseshme të KVSP-ve në bashkitë Elbasan, Cërrik apo Belsh. Programi SCPA ritheksoi mbështetjen që do vazhdojë të ofrojë për KVSP-të si edhe për rendin dhe sigurinë në këtë qark. Në përfundim të takimit përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme dhe Prefekturës së Qarkut Elbasan shprehën vlerësimin për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme të ofruar nga partnerët ndërkombëtarë dhe interesin për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi të dobishëm.           

November 21, 2024 / Comments Off on Takim koordinues në Qarkun Elbasan për Këshillat Vendorë të Sigurisë Publike
read more

Takim i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me përfaqësues të Ambasadës Suedeze dhe të Programit SCPA ’Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri

Aktivitetet e Fundit

Më 6 Nëntor 2024, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda zhvilloi një takim me znj. Linda Gjermani, Oficere e Programit pranë Ambasadës së Suedisë dhe z. Ansi Shundi, drejtues i ekipit të Programit SCPA për Policimin në Komunitet në Shqipëri. Z. Proda vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm me Qeverinë Suedeze dhe ndihmën e ofruar. Qeveria Suedeze, nëpërmjet programeve të financuara në vite, është një ndër bashkëpunëtoret kryesore të Policisë së Shtetit, veçanërisht në fushën e policimit në komunitet. Policia Shqiptare ka përfituar nga praktikat e mira të zbatuara dhe nga investimet e zhvilluara në kuadër të projekteve, të cilat kanë ndikuar si në infrastrukturën e policisë, ashtu edhe në paisjet e ofruara. Drejtori theksoi edhe rolin e rëndësishëm të parandalimit në krijimin e komuniteteve të sigurta dhe rëndësinë e rritjes së besimit të qytetarëve në punën e policisë, fusha ku programet e financuara nga qeveria Suedeze kanë qenë të përfshira. Nga ana e Ambasadës Suedeze, Znj. Gjermani theksoi bashkëpunimin e frytshëm dhe partneritetin e krijuar me Policinë e Shtetit dhe institucionet e tjera përfituese të Programit të Policimit në Komunitet dhe rezultatet e prekshme të arritura nga ky bashkëpunim. Ajo informoi drejtuesit e PSH-së se krahas Programit SCPA, Ambasada Suedeze synon të financojë një tjetër projekt si një bashkëpunim dypalësh mes Policisë Suedeze dhe Policisë së Shtetit, të fokusuar në rritjen e aftësive për hetimin në vendngjarje dhe policinë shkencore dhe në çështjet e lidhura me dhunën seksuale dhe me bazë gjinore. Ky projekt i dytë parashikohet të fillojë në fillim të vitit 2025. Drejtuesi i Ekipit të Programit SCPA z. Shundi informoi mbi aktivietet e zhvilluara në fazën e tretë të programit, i cili ka filluar në korrik 2024. Fokusi i programit do të jetë në përmirësimin e efektivitetit të zbatimit të policimit në komunitet; forcimin e llogaridhënies dhe koordinimit të policisë me aktorët e tjerë vendorë dhe rritjen e aftësive parandaluese të policisë, përfshirë programin “Shkolla të sigurta” dhe sigurinë rrugore. Në fund të takimit, të dyja palët shprehën vlerësimin e tyre për bashkëpunimin e frytshëm dhe të suksesshëm përgjatë dymbëdhjetë viteve të fundit dhe synimin e tyre për të vazhduar këtë bashkëpunim edhe më tej.  

November 8, 2024 / Comments Off on Takim i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit me përfaqësues të Ambasadës Suedeze dhe të Programit SCPA ’Forcimi i Policimit në Komunitet në Shqipëri
read more

Posts pagination

Previous 1 … 14 15
Facebook-f X-twitter Instagram

Misioni

Rritja e kapaciteteve parandaluese të Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë publike nëpërmjet zbatimit të parimeve të policimit me fokus komunitetin.

Zhvillimi i mëtejshëm i partneriteteve midis organizatës së policisë dhe komuniteteve të ndryshme duke rritur besimin te policia dhe qytetarët dhe duke krijuar komunitete më të sigurta.

Të sigurohet që shoqëria civile shqiptare të ketë qasje më të madhe në një sistem policor të sigurt ligjor dhe efikas, i cili është nën kontrollin civil si edhe i nënshtrohet monitorimit civil.

Kontakt

Adresa: Bulevardi “Zhan D’Ark”, Ndërtesa. 61, Hyrja.5, Kati 5, Ap. 15 (Pallati ngjitur me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme), Tiranë, Shqipëri

Email: in**@********ct.al

Tel: +355 682007997

© 2024. “Strengthening Community Policing in Albania”.  All rights reserved